Pas atentatit të bërë ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka në zonën e njohur si ‘Katër rrugët e Shijakut’, policia ka dhënë disa detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen.
Nga atentati nuk ka të lënduar si duket falë makinës ‘Mercedes’, me të cilën udhëtonte Gjoka së bashku me vajzat e tij, pasi ajo ishte e blinduar, e kësisoj plumbat nuk kanë mundur të depërtojnë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët Shijak”, në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ.
Nuk ka persona të lënduar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.