Tre shtetas shqiptarë të moshës 27, 28 e 31 vjeç janë dëbuar nga Italia pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar pa leje të rregullt qëndrimi.
Gjatë hetimit për identitetin e tyre autoritetet italiane kanë vërtetuar se 3 shtetasit shqiptarë ishin dëbuar dhe më parë nga shtete të tjera europiane si Suedia e Danimarka e ndaj tyre ekzistonte një urdhër ndalimi hyrje në territorin Shengen deri më vitin 2020.
3 shtetasit shqiptarë jetonin ilegalisht në komunën Vittoria të ishullit të Siçilisë e identifikimi i tyre qe rezutat i shtimit të masave të sigurisë e të kontrollit në të gjithë territorin italian.