Policia e Tiranës ka sqaruar me anë të një deklarate zyrtare rrethanat e ngjarjes së trajtuar sot nga botuesi Nikollë Lesi si sulm politik ndaj tij.
Policia ka sqaruar në deklaratën e saj se pasi në Komisariatin Dixhital ka mbërritur një raportim për ndërtim pa leje në rrugën “Andon Zako Çajupi”, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Sipas policisë, aty është konstatuar se në godinën e një pallati po vendoseshin shkallë emergjence.
Sipas deklaratës së policisë, Lesi nuk është shoqëruar në Komisariat nga policia, por ka shkuar vullnetarisht dhe ka dhënë shpjegime, si pronar i godinës të cilën ia kishte dhënë me qera një biznesi. Policia thotë se ka shoqëruar 2 punonjës për të sqaruar rrethanat.
“Nga deklarimi i marrë shtetasi N.L, u shpreh se për shkak të pozicionit të godinës kishte lindur nevoja e montimit të shkallëve emergjente duke shtuar sigurinë për punonjësit aty. Për montimin e këtyre shkallëve kishte marrë një deklaratë paraprake pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit.”, shkruhet në deklaratën e policisë.
Më pas, nga verifikimi i bërë ka rezultuar se punimet e bëra deri tani kanë qënë brenda Deklaratës paraprake të mësipërme me të cilën pronari i godinës ka qënë i pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Kështu, puna vazhdon normalisht.
Deklarata e plotë e policisë:
“Tiranë.
Në datë 28.08.2017, në orën 17:27, në Komisariatin Dixhital ka ardhur një raportim për ndërtim pa leje në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat konstatuan se në një godinë të një pallati po vendoseshin shkallë emergjente.
Shërbimet e policisë shoqëruan 2 punonjës për të sqaruar rrethanat dhe shtetasin E.Sh., 37 vjeç, specialist i IMT në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e veprës penale.
Më pas shtetasi N.L., 54 vjeç, pronar i godinës është paraqitur me vullnetin e vete në Komisiariat për të dhënë shpjegime.
Nga deklarimi i marrë shtetasi N.L, u shpreh se për shkak të pozicionit të godinës kishte lindur nevoja e montimit të shkallëve emergjente duke shtuar sigurinë për punonjësit aty. Për montimin e këtyre shkallëve kishte marrë një deklaratë paraprake pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit.
Shtetasi E.Sh., me detyrë specialist pranë IMT ka deklaruar se është njoftuar nga policia për të verifikuar rastin në fjalë.
Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se punimet e bëra deri tani kanë qënë brenda Deklaratës paraprake të mësipërme me të cilën pronari i godinës ka qënë i pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.”
Pse duhej te dergohej policia atje pa mare fillimisht informacion nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit? Pse morri nje dite te tere per te sqaruar kete informacion? Polica zhulsa!!!
Po ky Nikoll Leshi c’kerkon qe ben kercenime ?
Gjith jeten provokator me te majtet dhe bythlepires me Saliun.
Rasti me i mire i shprehjes greke “Q… nenen te te thote baba”.
Mbushi shtypin e dites me kercenime ndaj Edvinit.
KELYSHI I LIKE FLORIRIT.
Te gjithe pronare pallatesh kta te pavarurit e mediave tona.