Është bërë rutinë ca si rutinë e bezdishme llomotitja e politikanëve vënd e pa vënd rreth besimit fetar ndonse me letra jemi shtet laik. Si kushdo, edhe ai është i lirë të besojë, praktikojë apo thjesht endet në kishë, teqe a xhami. Ajo që stonon është mania për protagonizëm, fjalimet bozë të rastit, prirja për patronazh, rënie në sy apo PR mediatik etj që mund dhe të provokojnë qejmbetjeje teksa besimtarët krahasojnë “çfarë tha e bëri” këtu apo atje, ky apo ai, vjet a sivjet etj, ndërkohë që intimidojnë opinionin ateist e agnostiçist dhe provokojnë de-kohezion social. Ca e bëjnë se janë besimtarë, ca hallin mund të kenë tek vota, në të dyja rastet, si pushtetar apo të zgjedhur, ata po i luajnë “fenë” fesë, duke prekur “tela” tepër delikat.
“Hyjnëzim” politik
Vetëm Frojdi mund t’i jepte dum kësaj kuturisje politikanësh. Ndoshta ca prej tyre miklohen heshturazi nga “pushteti” i besimit dhe në subkoshiencë ndjehen mirë duke u bërë “njësh” me të! Ndoshta, sepse të mbetur në majë të “fikut” politik u hyn vetja aq në qejf sa të besojnë se janë të lindur për këtë punë dhe duke folur për fenë e tërhequr paralele asocioni (kur dy gjëra shfaqen bashkë, ato bëhen një) edhe ata konvertohen në “idhuj” me “grigja” pas! Ndoshta, i tmerron “mëkati” që mund të kenë bërë! Ndoshta ndjehen aq “zot” (në parlament futen nga dera apo dritarja sepse vota racionale mbetet sfidë e emancipimit demokratik) dhe adhurohen aq në delir nga elektorati, aq sa vetvetiu e besojnë dhe vetë (apo në subkoshiencë), se janë unikal, të “rënë” nga qielli etj vanitete pafund! Aq sa partitë shndërrohen në “kulte” ku lideri “shpirtëror” mban “shërbesa” rrethuar nga servilët “dishepuj” përballë “grigjës” fanatike të militantëve që ekzaltohen në delir.
Liria e besimit mbetet vlerë e çmuar në demokraci por besimi nuk ka pse shndërrohet në standart i “mëkuar” nga pushteti ndërkohë që mbetet çështje personale e mirëfilltë. Ky imponim e apel nga lart i nevojës së besimit që vë në siklet elektoratin ateist dhe agnostiçist (që nëse besojnë, i besojnë “perëndisë” Diell), përveçse përpjekje e stisur, pozon edhe pikëpyetje për ecurinë e kohezionit social sikurse stonon me arritjet e iluminimit modern shkencor duke krijuar konfuzion në publik.
Identiteti kombëtar e tejkalon besimin
Besimi tek ne asnjëherë nuk e cënuar kohezionin social. Dihet, feja e shqiptarit mbetet shqiptaria! Dhe kjo nuk është trashëgimi moniste që duhet zhbërë si e tillë por historia e besimit në Shqipëri ku shteti mbetet laik.
Vetë sektarizmi monist i 1967 u rehatua më tej jo vetëm nga epërsia morale e emancipimit social të kohës ndaj konservatorizmit fetar tradicional (emancipimi gruas, martesat etj) por dhe nga fakti se historikisht besimi fetar nuk ka “ngjitur” në identitetin shqiptar sepse ai është njësuar me pushtuesin dhe asimilimin dhe jo emisarë apo predikues “nomadë” paqësor. Nga ai romak, bizantin, osman etj, duke qënë shpesh dhe mjet për mbijetesë.
Nuk ndodhi si në Irlandë kur Shën Patriku kaloi detin dhe predikoi krishtërimin paqësisht, as si në Romën e lashtë kur perandori ilir e sanksionoi vetë atë si fe zyrtare etj. Tek ne erdhi me shpatë dhe iu kundërvu edhe vetë fetarëve patriot që donin që zoti të fliste shqip.
Besimi nuk ka nevojë për “stimul” nga lart. Ai ka mbijetuar në mijra vjet përballë sfidave edhe më të mëdha se monizmi ynë por ndërkohë prirja e politikës për të parcelizuar sot elektoratin në funksion të tij, aq sa jo-etike, përbën dhe një provokim të kohezionit social.
Darvini ku hyn tani!
Politikës nuk i takon të marrë anë në çështjet e ndërgjegjes. Argumenti se duhet futur mësimi fetar në shkolla kundër intolerancës që provokohet nga injoranca, nuk është shterrues. Intoleranca fetare nuk ka qënë problem tek ne (mburremi për të kundërtën) ndërkohë me preteksin e intolerancës, i bie që të studjohet edhe nazizmi e komunizmi sepse intoleranca padallim, fetare apo ideologjike, ka marrë në qafë me miliona njerëz kudo.
Politikanët duhet të respektojnë pa ekuivok ndjenjat e qytetarit ato në çfarë thonë dhe bëjnë. Edhe kur takojnë Papën dhe kërkojnë prej tij, edhe kur ngjitin Tomorrin e deklarohen për progres të pandalshëm të besimit, edhe kur u zënë derën kulteve dhe “recitojnë” me klerikët që tundin kokën pas kurrizit etj. E shtrënjtë është liria e besimit por po aq dhe laiciteti historik.
Bota po zjen dhe konfliktet fetare të provokuara nga ekstremistët, po shkaktojnë tragjedira njerëzore ndaj dhe larmia, harmonia fetare dhe toleranca mes feve dhe jo-besimtarëve duhet të jetë një “Monument. Ruhet nga shteti” që nuk duhet marrë e mirëqënë. Besimi ka nevojë për liri dhe jo faktorizim e “karikim” artificial nga lart dhe pasqyrime mediatike jo-profesioniste etj që veç mund të provokojnë segregimin dhe intolerancë poshtë.
Shteti nuk ka punë me rutinën e besimit përveç garantimit të lirisë së tij. Nuk ka pse përdor buxhet për të (për ironi ndaj taksapaguesit ateist), nuk ka pse favorizon në llogjistikë (parkime falas etj) e urbanistikë (qëndra e Tiranës e dominuar nga monumente kulti) etj.
Se të ishin sadopak fetarë këta politikanë, Shqipëria nuk do të ishte sot në këtë derexhe por në BE ndaj dhe qasja e tyre e sotme ndaj besimit, më shumë se përdëllim i sinqertë ngjan më shumë si tentativë për “kapjen” e shpirtit të votuesit, në mos iluzion nga paniku për të shlyer mëkatet e politikës abuzive në tranzicion.
E nëse u “gdhinë” fetarë të thekur, para se të predikojnë nga podiumet, le të rrëfehen e të na thonë përse dinosaurët nuk u thonë asgjë dhe që kur Darvini është demode, përse zgjodhën mes besimeve monoteiste të të tretëve dhe jo besimin politeist të Zeusit të parëve tanë pellazg, teksa të gjitha bazohen tek besimi etj.
Përtej debatit të përjetshëm rreth fesë, politika duhet ta lërë të qetë qytetarin në besimin e tij. Për më tepër që deri tani, morali politik i tranzicionit stonon dukshëm me moralin e besimit. Ndaj dhe kur politika e shpërdoron atë si sfond, thjesht ekspozohet më keq. Fajin pastaj nuk e ka pasqyra por shëmtimi që më kot “krihet” para saj. Le të fillojë vetingun njëherë se na u bë mjekra pash. Nga drejtësia por dhe nga vetvetja që herë tjetër të matet mirë kush tundohet të futë duart në “qypin” e popullit. Sfida e politikës është besimi i humbur i votuesit dhe vetëm zbatimi i ligjit dhe morali qytetar e rivendosin atë.
SHIKONI gjithe politikanet perverse se cilit besim i perkasin e do te kuptoj dikush se per cfare njethundrakesh shkretetire flitet,oikona flet vete,nje oikone 1000fjale…………..
Ti zoteri fol per vete dhe mos pergjitheso si ne kohen e qoftelargut.
Kombesia ime eshte Shqiptare.
Feja ime eshte Ortodoksia e Krishtere.
Cfare mendimi dhe qendrimi ke per Janullatosin ortodoks grek qe prej 25 vjetesh ka uzurpuar Fronin e Shenjte te Kishes Autiqefale Shqiptare, qe po greqizon grigjen e ortodokesve shqiptare dhe po nderton Vorio Epirin autonom ne Shqiperine e Jugut me kisha greke, me varreza greke, me mbjelljen e turbullirave dhe percarjeve ne ato zona, me krijimin e terrenit per zyrtare-politikane greke si dhe nga eksponente te organizatave me agresive te pretendimeve ekspansioniste greke per Vorio Epirit per te nderhyre ne punet e brendeshme te Shqiperise deri edhe per ceshtje te urbanizimit te qyteteve apo komunave te saj.
Zoti Quo Vadis, nje nga tre kollonat baze te themeleve te shtetit dhe kombit shqiptar ne Ballkan jane Ortodoksit Autoktone Shqipare dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e formuar nga Shenjteria e Tij, Kryepeshkopi Shqiptar, Imzot Fan Noli mbi bazen e luftes dhe perpjekjeve heroike te prifterinjeve patriote ortodokse shiptare.
Pikerisht per kete, kushdo qe tinezisht e poshtersisht, apo hapur neper dite te djellit, kerkon te rrenoje apo tjetersoje kete kollone komb dhe shtet formuese te shqiptareve mban nje pergjegjesi te rende para kombit dhe historise.
Ata ortodokse shqiptare qe kane futur koken ne rere si struci dhe bejne sikur nuk kuptojne se cfare po ndodh me ortodoksine shqiptare dhe Kishen Autoqefale Shqiptare qekurse Janullatosi uzurpoi fronin e kryepeshkopit te kishes sone, si pjese e nje komploti me te gjere greko-panortodoks, ne fakt me apo pa dashje, jane bere pale dhe pjese e ketij komploti.
Ata ortodokse shqiptare qe, ne heshtje apo hapur, kane kuptuar rolin dhe krimin e Janullatosit ndaj ortodoksise dhe Kishes Autoqefale shqiptare, si pjese e komplotit greko-ortodoks per aneksimin e Shqiperise se Jugut, dhe prapseprape e pranojne kete situate, ata jane bere pjese e ketij komploti dhe jane pergjegjes perpara shqiptareve, kane vene besimin dhe fene perpara interesave te Shqiperise dhe te vendit te tyre.
Farsat dhe skenat publike te politikaneve shqiptare me kreret e besimeve fetare ne Shqiperi jane nje nga anomalite e jetes se shtetit shqiptar, nderkohe qe heshtin ne menyre kriminale per fenomenin Janullatos, fenomen qe praktikisht ka shkaterruar auotoqefaline Kishes Ortodokse Shqiptare, nje praktike qe i ka hapur rruge greqizimit te ortodoksise shqiptare dhe qe realisht po nderton bazen qe, ne nje situate gjeopolitike te pershtateshme per qarqet shoviniste greke dhe organizateve kriminale vorioepirote, te kerkojne dhe realizojne “Zajednicen” helene per territorin e Shqiperise se Jugut.
Kembanat bijen per ata qe kane veshe, por me se pari, bien per ata qe duan te degjojne dhe nuk i mbyllin veshet me dyllin e idiokracise se besimeve fetare, jo per ata qe, mbi kombesine, vene ortodoksine e veshur me ngjyrat dhe fjalet e kishes greke.
Moderator, mungon replika ime ketu, e postuar me shume se gjashte ore me pare.
E di se kjo replike, nuk eshte nje te njejten linje me shkrimin e sotem te minoritarit grek Panajot Barka, i cili si gjithmone, edhe ne kete shkrim, perpiqet qe agresionin helen mbi Shqiperine e Jugut te udhehequr nga Janollatosi dhe banda e tij, ta paraqese thjesht si nje mit.
Megjithate, gjykoj, me se paku, replika ime ka te njejten te drejte per publikim si ajo Panajot Barkes.
Pres pra qe te shoh repliken time te publikuar.
Cili besim te paska ardhur me shpate ty more hu gardhi? Krishterimi? Se per te nxjerre idene tende te artikullit fut dhe ca gjera te paqena. Krishterimi ne trojet Ilire u perhap nga apostulli Pal, ne kohen qe e paguaje me jete po te ishe i krishtere. Dhe ne veri te Durresit dhe sot e kesaj dites kepi quhet “bishti i Palit” sepse ne vitin 53 mberriti ne Durres pikerisht ky Pali per te perhapur Krishterimin.
Ne “Tepen” e Elbasanit ndodhen rrenojat e nje bazilike paleokristiane te ndertuar fill pas Ediktit te Milanit, qe tregon qe ekzistonte nje komunitet i krishtere para zyrtarizimit nga Perandoria Romake, pa u ngrit bazilika.
Edhe islami nuk erdhi 100% me shpate, packa se presioni dhe perndjekja ishte shume e madhe. Ka patur plot shqiptare qe u konvertuan per te bere karriere, ose per tu pasuruar.
Pati shqiptare qe nderruan fene per te mundur te mbajtur arme, qe do te thoshte dhe mbrojtje e moralit te femrave ndaj ndonje ngacmimi te mundur nga ushtaret. Pati plot qe u konvertuan per te mos paguar taksa. Ne zonat malore kishte konvertime fallco sa per mos paguar taksat, nderkohe qe vazhdonin ritet e krishtera.
Pati dhe plot qe u konvertuan me dhune, me prerje koke e varje ne litar.
Feja e Shqiptarit eshte pabesija. Ata ne gjithe kohrat jana perpjekur t’ja dredhin edhe Zotit duke shkuar sa ne nje fe ne tjetren. Dhe i madhi Zot i ka shperblyer duke i lene rjepacake ne mes te Europes. Enveri yne, e dinte mire kete dhe u tregua i sinqerte duke i fshire nga tefteri te gjithe pa dallim.Dhe prape majmunet Shqiptare e brohoriten dhe kete. Jam i sigurte se ne Shqiperi besojne seriozisht vetem 0.1 % e popullsise, te tjeret jane dallkauke.
ISIS ne Siri qe kerkoi Kalifat eshte ajo qe Turqit vllazen bene me shqyptaret kur i muarren ne mbrojtje, i fisnikeruan,i pasuruan dhe i tjetersuan, me shkolle,shkence,kulture dhe humanitet. Prandaj, kur degjoni per Isis beni krahasim me ato qe kane shijuar dhe perjetuat stergjysherit tane ne emer te Allahut. Thone qe kishte qetesi, thone qe nuk vidhte njeri…A nuk ishte qete ne Raka, Mosul apo gjetke ku shkeli Allahu se ndryshe te kercenin nga kati i peste ose ta prisnin koken ne tepsi si i ndjeri Ali Pashe Tepelena, nje vllazen e tyne.
jane dy gjera, njera eshte ia vlen feja apo jo, tjetra eshte pislleku politikes qe e perdor ate. Sa per fene, te gjitha jane besime te verbera, atehere po folem per fe te te pareve eshte tamam Zeusi, pra me pare pagan me pas fe me shume zotra. Sa per fete e tjera u konsoliduan si fillim me dhune tek ne sepse nje dallandyshe nuk sjell pranveren (nje kishe aty e atje) dhe krishterimi ishte feja zyrtare e Perandorise sikurse ishte ortodoksizmi i Bizantit dhe myslymanizmi i Osmaneve ndaj nuk ishin fe endogjene (te lindura brenda vetes). Pastaj, megjithe respektin ndaj besimtareve, duhet te na sqarojne pse jane kjo apo ajo fe, se si shpjgohet se njera fe e shpall tjetren te pafe! bile sot bejne dhe luftra… kush genjen e kush thote te verteten… me nje fjale kur nuk gjejne gjuhen e perbashket, atehere pse jane krijuar? Sa per politikanet pizivenga, ndoshta vertet besojne sidomos ate kapitullin per faljen e mekateve se i kane me bollek, nga hajduteria, vrasja etj etj. Njeriu duhet te cmoje lirine dhe te besoje vetem tek vetja dhe te mos behet rob i asnje dogme, ideologjie fetare, politike etj etj. Ti jape arsyes vendin qe i takon se nuk jemi ne antikitet dhe shkenca i shpjegon gjithnje e me mire gjerat dhe Darvini nuk flet gjepura por me fakte. Te krijohet pershtypja se eshte dikur jashte Shqiperise qe po tenton ti hedhe benzine zjarrit me ekstremizmin fetar. dhe politikanet palaco i ferkojne shpatullat feve sa andej kendej, lerini more te jene thjesht ceshtje personale, pse duhet te behen lajme ne media, bllokojne sheshe etj etj, per me teper qe shumica ne kete vend jane ateiste se respektojne lirine e arsyetimit dhe dyshimit mbi cdo gje. Sic e mban per vete ateisti bindjen e tij, le te shpresojme dhe fetari te mbaje per vete besimin e tij. Koha te beje te veten, nderkohe vellazeri se jemi te gjithe shqiptare ne rradhe te pare.