Tomori: Humbja një aksident, objektivat nuk ndryshojnë. Nuk ka çështje Hoxha në klub

11 Shtator 2017, 15:11Sport TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomorri, është shprehur se pavarasisht humbjes në ndeshjen e parë kundër Laccit, objektivi i të kuqve do të jetë vetëm fitimi i titullit kampion.

Tomorri e cilësoi humbjen ndaj kurbinasve thjesht si një aksident.

“Nuk e nisëm në mënyrën më positive kampionatin dhe për këtë gjë nuk na vjen mirë. Zhgënjyem me rezultat. Megjithatë ishte vetëm ndeshja e parë, Humbëm 3 pikë në shtëpi ndjehemi paksa të zhgënjyer panvarësisht se jemi vetëm në startin e kampionatit. Objektivat nuk ndryshojnë dhe Partizani do të synojë titullin. Ajo që ndodhi ndaj Laçit ishte thjesht një aksident. Ekipi duhet të bënte më shumë pasi në ndeshjet e para duhen grumbulluar pikët. Kjo është merkato më e mirë që klubi ka bërë krahasuar me vitet e tjera. Ishte një ndeshje e cila nuk duhej humbur. Përsa i përket përforcimeve nuk mund të vlerësohen në një ndeshje të vetme, por në vazhdimësi”

Tomorri u ndal dhe tek dëmtimi i Edgar Çanit, si dhe tek “çështja” Alban Hoxha i cili u pezulla nga klubi për shkak të shkeljes së disiplinës.

“Edgar Çani është pjesë e skuadrës dhe kjo mendohet të jetë java e tij. Megjithatë do të varet nga gjendja e futbollistit dhe nga stafi teknik.

Nuk ka çështje Hoxha, por mungesa e tij në fushë ishte një tregues se klubi i mëshon disiplinës. Përsa i takon mosaktivizimit të Bathës, po flasim vetëm për një ndeshje, në të cilën nuk luajtën as Malota e Krasniqi. Te Partizani ka 23 futbollistë, që janë të gjithë rëndësishëm”, tha Genc Tomorri ne nje pronocim per “Supersport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje