FAKSMILE/ Nuk ndalet ish-juristi i CEZ, plas "bombën" e radhës: Ja kush i vodhi 39.5 milionë euro shqiptarëve

18 Tetor 2017, 11:20Kronika TEMA

Eksperti ligjor i OSHEE-së Romeo Karaj, i njohur ndryshe si njeriu që zbuloi skandalin e privatizimit të kompanisë CEZ, ka njoftuar se ka përfunduar të gjithë investigimin lidhur me këtë çështje.

Karaj thotë se sot ka depozituar një padi në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj 7 personave ku mes tyre renditet presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Juristi i OSSHE deklaron se këta persona i kanë shkaktuar vendit një dëm ekonomik prej 39.5 milionë Euro.

“Sot, pas nje pune relativisht te gjate dhe te lodhshme, pas nje ivestigimi te plote e te sakte, perfundova dhe dergova prane Prokurorise se Pergjithshme nje padi, kunder Ilir Metes, Sali Berishes, Kastriot Ismailit, Bujar Nepravishtes, Martin Roman, Tomas Pleskash dhe Jozef Hejsek, lidhur me vepren e korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe ushtrimin e ndikimit te paligjshem te kryer pergjate lidhjes se zbatimit te kontrates DIA-CEZ.

Demi ekonomik i shkaktuar nga kjo veprimtari kriminale eshte se paku 39.5 milione Euro.

Per cdo te re lidhur me kete ceshtje, do te kemi komunikim direkt si dhe nepermjet medias.

Shqiperia dhe shqiptaret, meritojne drejtesi dhe jo te rrine nen hyqmin e krimineleve, te korruptuarve dhe shperdoruesve,” deklaron Karaj.

15 komente në “FAKSMILE/ Nuk ndalet ish-juristi i CEZ, plas “bombën” e radhës: Ja kush i vodhi 39.5 milionë euro shqiptarëve”

  1. Tashti qe mendohem says:

    Me fale per mungesen e dijes, por perse “kallezuesi” eshte nje individ dhe jo nje institucion?

    1. zuzari says:

      Per gabim procedure hetimi anullohet dhe te akuzuarit mbeten te pafajshem ?

    2. Roberto says:

      Kallzuesi ka qene ne ate institucion dhe sic thote i ka te dokumentuara dhe te faktuara vjedhjet qe ka bere Sali Berisha me te birin,Ilir Meta dhe te tjere por une kam frike se edhe Romeo Karaj do perfundoje si Kosta Trebicka dhe shume e shume raste te tjera te ngjashme qe ne fund te mbyllen hetimet dhe Hajdutet me Cizme te Shqiperise te shpetojne nga deshmitaret dhe kundershtaret kyc te korrupsionit te tyre.

  2. LORA says:

    Jam me ty Romeo Karaj,ne kauzen e shenjte te drejtesise per shqiptaret.
    Uroj t’i kesh kopsitur pa asnje shteg per kusaret,,,me emer dhe mbiemer.

  3. Amy says:

    Te lumte djale, je trim, dhe vazhdo keshtu, ti denecosh keta hajdute qe sot jane te mbrojtur duke patur poste te larta drejtuese ne kete vend, Ne te gjithe duam drejtesi per cdo kend, njesoj te barabarte para ligjit, kush ka vjedhur te marr denimin sipas ligjit, jo te hidhen ne akuza per te tjere, ata qe vete jane te inkiminuar me krime te papara,

  4. shoku says:

    Tani le te shikojme e te degjojme; a do te kete jehone ne media kjo ” gjyle” e hedhur nga nje njeri me shkolle, apo ” gjylja” qe plasi “pergjimi i dy gomerëve meshkuj” pa shkolle do te bej me shume jehone?
    Me shume vlen Tahiri apo Berisha, Meta?
    Beni nje sondazh; Ke do te donit te ishte ne burge?
    Shpresoj te mos kete dy standarte.

  5. M.1 says:

    Korupsion,mashtrim dhe vjedhje te japin llogari se ucorn vetem akuzojneme fjan ne ere, ku eshte Manjani mbase thote te shkrihen si parti

  6. Prokurori says:

    Like Floririn e pret burgu. Ai eshte bere me krah pasi iku nga kjo Bote Dtritan Prifti dhe qe plasi skandali me Sajmir Tahirin. Mos u geao o Like se ti nuk i shpeton dot burgut. Flije mendjen.

  7. spartaku says:

    Je i respektuar zoti Karaj qe, denoncon keto vjedhje galopante, nga keta hajdute, qe me autoritetin,dhe postit te lart shteteror dhe partiak,kane bere kerdin mbi ekonomin dhe taksat e popullit.I paçi harram.Ja keto jane klanet dhe familjet mafioze,qe Basha dhe Berisha,duan t’i deformojne apo t’ja faturojne te tjereve.Presim drejtesi.RUHU ZOTI KARAJ,SE MAFIA E BERISHES DHE BASHES TE VRASIN,ASHTU SIC KANE VRARE ME QINDRA SHQIPETARE DERI SOT.

  8. Aleksander says:

    Ju e quani “bomben e radhes”,por deri tani keto “bombat” kane rezultuar SHASHKA. Perderisa bejne vetem zhurme dhe “peshqve e peshkaqeneve” nuk u hyn gjemb ne kembe !?-Te ben pershtypje vetem fakti,qe kjo “bombe”,une po e quaj FISHEK, u shkreh ne koinçidence me fishekun e kampit tjeter…ilirit dhe saliut, botimin ne gazetat lokale te Catania-s(perse pikerisht ne kete pragVETTING (me urdher te kujt ?!) te perfshirjes se Sajmir Tahirit ,apo me sakte emrit te tij ,ne nje skandal trafiku nderkombetar droge .Keto materiale te drejtesise e policise italiane NUK JANE TE REJA,dhe mund te ishin publikuar kohe perpara.Po ashtu edhe kjo “bomba” e Romeos nuk eshte se …sapo e perfundoi se pergatituri.JO,keto jane te parapergatitura me kohe,vetem se po perdoren tani qe u duhet KOMANDANTEVE apo urdherdhenesve.Pas kesaj ,do te kaloje kohe(jo shume) dhe ne do vazhdojme te “degjojme krisma” ,shkrehje fishekesh e plasje shashkash nga te dy kampet sipas urdherave per “zjarr” .Kjo eshte nje lloj nxemjeje ne prag te betejes se vertete qe pritet te filloje,dhe krismat me te medha te shashkave e fishekeve te shkrehur per te kercenuar e trembur kundershtarin,sigurisht qe do te jene nga ata qe kane me shume frike,gje qe shqiptaret e dine mire se kush po e ben ne breke.

  9. Qifja ut says:

    Opa, opa, iku Saje…………. 3 dite cudia me e madhe, hahahhaha

  10. Loran shehu says:

    Ahahahahahhahahaahhahhhhhah kjo pun u bo humor po u humos skandaloz un se marr vesh kur ka kaq prova ky pse nuk ja merr njeri per baz kti e ksaj i bie llafe pazari dhe as gje me shum si historit e izetit ahahaahahahahahhaha po vjen fundi komunizmit

  11. Dodona mbi Tomorr says:

    Per sa kohe qe ne krye te prokuroris te jete Adriatik Llalla , as Sali Berisha as Ilir Meta nuk gjykohen , bile as nuk thirren per tu paraqitur ne gjykate. Gabimi i Partise Socialiste eshte se e kane mbeshtetur shpresen tek vetingu , prandaj edhe mjeshtrat e korrupsionit po e zvarritin vetingun prej tre vjetesh dhe nuk dihet akoma edhe sa kohe do ta zvarritin akoma.Menjanoni Llallet dhe Ndin Gjonet dhe paditni me materialet qe nuk ju mungojne si ky i K.E.Sh dhe te vendoset drejtesia kunder bandave qe jane hedhur ne sulm , ne vend qe te pergjigjen perpara ligjit.Ata kane arritur te perpunojne bandat kriminale per tju kundervene qeverise si hakmarrje per luften qe ka ndermarre qeveria kunder krimit te organizuar.

  12. Lani says:

    O romeo je ba si estradaxhi kopshi ik mer daj se qeke ba i bezdishem po tkishe prova ti mer do mereshe prokuroria me kto jo ti qe stnjef njeri kush je qeros

  13. Gjini says:

    Vetëm ruhu, mos dil në gjueti për zogj… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje