Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pas barazimit kundër Partizanit të Beogradit deklaroi: “Kur bën një detyrim të detyruar humbet energji. Kështu na ndodhi me Radas që u zëvendësua në minutën e 20-të. Ndaj edhe duhet të ishim të kujdesshëm, në mënyrë që të mos humbisnim lojtarë gjatë minutave të tjera të sfidës.
Kishim menduar që Radas të bënte manovrën për të hapur lojën dhe kjo na e vështirësoi misionin.
Në pjesën më të madhe kemi qenë superiorë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Gjithsesi, në 20 minutat e fundit ramë disi nga forma jonë. Partizanin e Beogradit e respektuam aq sa duhej, por gjithnjë duke menduar për të marrë pikët maksimale.
Nuk e kishim të plotë kontingjentin e skuadrës. Me rikthimin e lojtarëve që nuk kemi në dispozicion do të jemi edhe më mirë.
Shpresojmë të mos na ndjekë fati i keq i kohëve të fundit që na janë dëmtuar shumë futbollistë”, tha trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja për RTSH.