Mesfushori i U 21, Keidi Bare është shprehur optimist për një fitore të mundshme në sfidën e radhës eliminatore për “Euro 2019” ndaj Irlandës së Veriut. Talenti që aktivizohet në Spanjë me Atletico Madrid
“Ndihem shumë në formë, dhe shpresoj që ta tregojë edhe nesër në fushën e lojës. Shpresojmë që nesër të bëjmë një ndeshje sa më të mirë dhe të marrim një rezultat sa më të mirë. Në çdo stërvitje kemi punuar dhe jemi stërvitur për goditjet në portë, dhe shpresojmë që të shënojmë sa më shumë gola.
Penalltia e humbur? Ajo është përfolur shumë, por unë nuk është se doja të goditja topin në atë rast. Kjo gjë është harruar.
Unë mendoj se fitorja do të arrihet vetëm me qarkullimin e topit, pasi janë një skuadër mbyllen mirë.
Nëse do të ketë një penallti nesër, a do ta gjuanit? Kjo i takon profesionit, por unë i gatshëm.
Ne e kemi ëndërr që të shkojmë në Europian, dhe shpresoj që me ndihmën e zotit ta arrijmë këtë gjë”, ka thënë Keidi Bare në konferencë për shtyp.