Moti i keq, situata në Portet Detare të vendit: Vijojnë normalisht lundrimet

3 Dhjetor 2017, 11:49Kronika TEMA

Që prej ditës së djeshme situata në Portet Detare të vendit është në normalitet. Në portin e Durrësit po evadohen normalisht pasagjerët dhe mjetet në Terminalin e Pasagjerëve nga tragetet “Rigel III” dhe “Marina” që kanë mbërritur nga Porti i Barit.

Gjithashtu, në Terminalin e Kontenierëve po përpunohet anija “CONTSHIP VOË”.

Në orën 10:05 ka mbërritur po në orar trageti “Mikela” nisur mbrëmjen e djeshme nga Porti i Ankonës. Në Portin e Vlorës ka mbërritur sipas orarit të parashikuar trageti “Red Star” me 134 pasagjerë.

Ndërkohë që pritet të fillojë edhe përpunimi i anijes së çimentos “Edro 4” nga kalata e përpunimit. Në Portin e Sarandës ka filluar të funksionojë linja ndërkombëtare Sarandë – Korfuz.

Trageti “Xhorxhia” ka mbërritur në orën 09.00 dhe është nisur drejt Korfuzit në orën 10.00. Ndërsa trageti “Santa 2” ka mbërritur në orën 09.15 dhe pritet të niset sipas orarit të paracaktuar në orën 13.00 të ditës së sotme .(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje