FOTOT/ U ndërtua për 5 milionë dollarë, por shikoni si katandiset pas tre vitesh rruga në Qafë Shtamë, pas përmbytjeve

4 Dhjetor 2017, 19:54Sociale TEMA
FOTOT/ U ndërtua për 5 milionë dollarë, por shikoni si

Shirat e fundit shkatërruan  rrugën e cila lidh Krujën me Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës.

Ky aks rrugor i investuar nga Banka Europiane,  kushtoi 5 milion dollarë dhe u inagurua  në vitin 2014.

Asokohe zona mori  zhvillim jo vetëm nga pikëpamja turistike, por edhe sociale, pasi lidhi 4 mijë banorë të fshatrave përreth me qytetin e Krujës .

Por  shirat e ditëve të fundit  kanë  shkatërruar rrugën si dhe kanë izoluar 5 fshatra në zonë.

Shembja e një ure e cila i lidh këto të fundit me aksin kryesor  është bërë shkak i kësaj situate.  Ka qenë  uji i një përroi që ka shkaktuar edhe dëmtimin e saj duke “marrë” gjithçka me vete.

Veç urës përgjatë aksit ka rënie të theksuar dherash të cilat kanë formuar pirgje të mëdha duke e  bllokuar vende-vende.

Rruga  e ngushtë e cila duhet të mirëmbahej nga firma që ka kryer punimet, duket se është lënë në mëshirë të fatit.

Aty vërehet mungesa e sinjalistikës si dhe në shumë vende ajo ka rrëshqitur.

Këtë fakt e shprehin edhe banorët të cilët janë të shqetësuar, pasi kanë mbetur të bllokuar.

“Ky përrua rrëzoi urën. Jemi 5 fshatra të izoluara. Një rast emergjence dhe ne na merr lumi. Ku të shkosh!?” shprehet një banor i fshatit Cudhi.

Një tjetër banor rrëfen se kjo rrugë këto tre vjet gjithmonë ka pasur probleme, shkarje dherash si dhe devijime.

“Shihni vetë çfarë punimesh. Çdo vit kështu bëhet këtu, por këtë vit u prish edhe ura” shprehet ai.

“Fiks Fare” përshkoi 60 minuta  me ecje ashtu si dhe banorët  bëjnë çdo ditë  për të arritur në fshatin më të afërt Çudhi.

Familjarë të shumtë u shprehën se situata ka 5 ditë që vazhdon të jetë problematike , ndërkohë që nuk ka asnjë ndërhyrje nga firma që ka për detyrë mirëmbajtjen e kësaj rruge.

“Ne kemi mbi 5 ditë që vazhdojmë të jemi të bllokuar. E bëjmë në këmbë këtë rrugë çdo ditë mbi 1 orë.

Duhet të ndërhyhet patjetër, pasi është vërtetë shumë e vështirë të jetosh në këto kushte.

Urën e mbaj mend që e vogël e ka pas bë gjermani dhe nuk ka lëviz asnjëherë, kësaj radhe që u bë edhe e re u shemb” tha një 73 -vjeçare nga Çudhi.

12 komente në “FOTOT/ U ndërtua për 5 milionë dollarë, por shikoni si katandiset pas tre vitesh rruga në Qafë Shtamë, pas përmbytjeve”

  1. tfgs1 says:

    sunitet po bejne shtet………..allah uakbar!

  2. Zigur Qarri says:

    Iken per lesh 5 milion Dollar!Firme militantesh,ka ndare Leket me ndonje pordhitikan.

  3. enter"" says:

    Rruga eshte prishur se ka rreshkitur toka nen dhe perreth saj.
    Cilesojeni mire!!!

    Kur rreshket toka spyet si eshte ndertuar rruga.

  4. Devolliu says:

    Supervizorit te rruges t’i pallojme gruan fshatshe.

  5. zullapi i freshit says:

    Monikaaaaaaaaaaaa. O shpirrt, kush e ka fajin?

  6. Grigor says:

    Ky eshte turpi jone. Edhe pushtuesit tane benin punime me te mira, me te forta dhe me me ndershmeri se vete ne. At nuk I vidhnin fondet qe harxhonin per nje vend te huaj, ndersa ne vjedhim veten tone.
    Dhe ne duam te shkojme ne Europe. Ne duhet te shkojme atje ku kemi koken, ku kemi vendin, dhe ku meritojme te jemi – ne xhunglat e Afrikes.
    Boll shitem prodhe neper kafene dhe pritem te na e bejne Shqiperine te tjeret. E kush qenkemi ne qe te rrime serbes, ndersa vendin tone te na e bejne gati te tjeret? Natyra na ka falur nje vend shume te bukur, por eshte treguar shume mizore duke na hequr trurin.
    Shiko cfare paradoksesh na ben natyra – na jep Sali Berishen, por edhe Fatos Nanon. Na jep Edi Ramen, por edhe Lul Bashen. Na jep Enver Hoxhen, por nuk na jep asnje tjeter qe t’i dale perpara, vetem burrecer. Na jep Ismail Qemaln, por na jep edhe Haxhi Qamilin. Na jep jep kulturen perendimore, por edhe ate turko-arabe. Dhe ne me tru te hequr vazhdojme gjithmone te bejme zgjedhje te gabuara. Dhe prape fajin na e kane te tjeret.
    Tani rrime e shikojme rruget e prishura, qe u inauguruan te prishura qe ne veze, dhe presim prape te na i bejne te tjeret. Dhe kur kryetari i komunes, apo i bashkise vjedh ne mes te dites para syve tane, ate qe na takon ne, ne shajme ose Ramen ose Saliun, se nuk kemi bythe te ngrihemi t’i tregojme vendin kryetarit tone. Jo. Vetem e shajme rreth tavolines ne kafene, dhe shajme shtetin qe vete e kemi bere te tille.

  7. mateo says:

    Vazhdoni shani Enverin se do gjeni derman!
    Keto jane pasojat e tenderave dhe koncesioneve korruptive qe shteti hajdut i ketyre 27 vjeteve ka tallur bythen me paret e popullit!
    Po dekoratat e Enverit kur do hiqen?
    Po komunizmi kur do denohet?
    Po komunistet a do varen ne litar?
    Ja keto jane halle e jo rruga e prishur!
    Po nuk u prish rruga,si mund te behet tenderi tjeter?

  8. demok says:

    Kur do te vije dita te paguajne keto kompani shkarpash qe ndertojne rruge si lodrat me rere?Urat e Romes se lashte nuk u prishen,urat e pashallareve te Turqise nuk u prishen,Rruget e italianeve nuk u prishen,prishen rruget e delenxhijve te demokracise,qe marrin miljarda,per nje meter,sikur po ndertojne rruge ne Mars.

  9. Alban Dega says:

    FIRMA QE KA VJEDHUR 7 DHE KA INVESTUAR 3 NGA CDO 10 DOLLARE DUHET TA RINDERTOJE RRUGEN NGA E PARA DHE TE GJOBITET RENDE NGA QEVERIA

    Prokuroria te nise menjehere hetimet se cfare eshte bere me 5 milione dollaret evropiane dhe ne xhepat e cilit qeveritar ka perfunduar pjesa e luanit !
    Hajnat te shkojne ne burg.

  10. Alban Dega says:

    NA CFARE BEN KORRUPSIONI DHE MUNGESA
    E KONTROLLIT NGA QEVERIA !

  11. fiqo says:

    Ne kete vend MUTI prej me shume se 25 vjetesh, kane vjedhur ne menyre galopante, jo vetem pushtetaret dhe parlamentaret, por edhe bankat, donatoret dhe mashtrues te brendshem dhe te jashtem…..

    Ky eshte i vetmi vend MUTI, ku “cuditerisht” bankat si kjo qe ka financuar kete rruge, NUK e ndjekin investimin as para se te japin fondet, as pasi mbaron investimi….pse?, une nuk i jap dot ndonje pergjigje…..sepse eshte vend MUTI, besoj………..

  12. krye-agjenti serb nga vicidoli says:

    keto jane veprat e medha qe inaguronte i mallkuari Sali Berisha,qe i dalte shpirti nga bytha,me parate e shqiptareve dhe te europianeve dhe qe e merrte podiumin e inagurinmeve te tilla me vehte,pa pike turpi!Kishte mbire ne ekranet e televizionit dhe na vinte per te vjelle kur shikonim surratin e tij te ndyre.Por,kjo ndodhte se ai kishte zaptuar gjithcka,por dhe tani,qe ai eshte “ne opozite” ,kryeleshi i prokurorise ben shurren kur i degjon emrin atij ,dhe jo vetem ai,por dhe te tjere,qe i kane topet te tredhura dhe i bejne sehir ketij koqe krimineli!Dhe ai tall koqet me ne,duke guxuar te dali ne foltoren e kuvendit te beje estrade e te “kritikoje” Edi Ramen,se pse u permbyten disa zona,duke qene ai shkaktari i kesaj gjendjeje gangrene te trasheguar ne te tere vendin.Pocaqia e qyte-karit dixhitral!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje