Erjon Braçe nxjerrë në parlament dy kontrata të firmosura nga Edmond Panariti, ish ministri i Bujqësisë, ku të afërm të Klemend Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge kishin përfituar tokë bujqësore dhe para nga shteti.
Ç’ka e rëndon situatën e ish- ministrit të LSI-së, Edmond Panaritit është fakti se kontrata e parë ishte dhënë në maj të 2016, ndërsa e dyta në korrik të 2016, pra pasi Klemend Balili ishte shpallur nga fqinjët grekë si “Eskobari i Ballkanit”.
Braçe, ashtu edhe Taulant Balla, e konsideruan LSI-në, si partia e Balilajve, duke kërkuar përgjigje nga Edmond Panariti.
Por ndërsa LSI heshti përballë këtyre akuzave, në foltoren e Kuvendit ka folur Edmond Spaho.
Nuk dihet se përse është ndjerë i prekur deputeti i Partisë Demokratike, por ai ka mbrojtur LSI-në duke e hedhur poshtë akuzat e socialistëve për ish- aleatët e tyre.
Sipas Spahos, Balili është mbrojtur nga socialistët.
Spaho akuzoi vetë Ramën si njeriun që e bëri drejtor të Ministrisë së Transporteve, Klemend Balilin, duke e fajësuar për mosarrestimin e tij.
E çuditshme është se asnjë prej deputetëve të LSI nuk mori përsipër të flasë përballë këtyre akuzave të forta ndaj Edmond Panaritit.
I vetmi që ka reaguar, është ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu.
Vetëm se ai nuk është përgjigjur për tokat që i janë dhënë Balilajve, por ka akuzuar Braçen se ka inate personale me Ministrinë e Bujqësisë.(TemA)
Like floriri ka marre toka ne Lzhe ne Pogradec dhe kudo ku i ka patur mundesi per te vjedhur! Dhe ish ministrat e tij ja kane plotesuar urdherat,por kane marre dhe per vete! Ju kujtohet Likja me ish ministrin e ekonomise qe vdiq i shkreti me lejen e Florit kur i tha qe-beje pse nuk e ben?!
bravo mor vojo po nga do shkosh radhen tjeter