Kryeministri Edi Rama në mungesë të kryedemokratit Lulzim Basha ka shkëmbyer një sërë replikash me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e grupit parlamentar Edmond Spaho.
Rama nuk ka kursyer as batutat ndaj ish-kryeministrit i cili replikonte nga vendi duke treguar disa pamje në Ipodin e tij.
“Kur ju dëgjon juve po mos t’ju njohësh thua sot erdhën këta nga Hëna a thua se nuk ishit këtu kur ndërtohej në mes të lumit. Kur propagandohej mrekullia e 8-të e botës se kështu e keni quajtur.
‘Ndërtimi pa leje është mrekullia e 8-të e botës’. Jemi i vetmi vend thoshte Saliu që kemi ndërtuar një qytet pa leje.
Ndërtimin për lum dhe në lum e sollët ju dhe tani vini këtu kërkoni llogari thua se ishit në Hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake.
Vini flisni këtu për ndihma ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe orizin e rezervave të shtetit e bëtë pilaf për vete. Morët dhe çizmet.
Po çizmet ç’i deshët? Rezervat e shtetit trokë tani thoni çne këto ndihma. Profesor, Ne nuk i kemi kërkuar ndihma askujt sa për dijeninë tënde.
Nuk i kemi kërkuar ndihma askujt por kemi falënderuar çdo kënd që është ofruar të na ndihmojë. Jemi shumë mirënjohës dhe jemi prekur nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të na ndihmuar.” (TemA)
NE SHQIPTARET THEMI; BRESHKEN COJE KU TE DUASH EDHE NE PARIS PRAP NE FERRE DO KTHEHET SE ASHTU ESHTE MESUAR NUK RRON DOT PA TE.
Ja kshu Edi, ketyre ndyresirave me Saliun ne krye duhet tja u thuash shkoqur, qe dhe Populli ose me mire ai qytetari i thjeshte atje ne fshat ta degjoje e kuptoje se me cfar qelbesirash ka pas bere.