Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka pranuar se situata në të cilën ndodhet skuadra e tij është më e turpshmja në gjithë këto vite që ai është pjesë e këtij klubit.
“Në këto vitet e mia kjo është situata më e turpshme për Partizanin dhe më e vështirë. Megjithatë mendojmë sikur tani jemi futur në shina për të rikuperuar kohën e humbur. Ndeshja e Gjirokastrës është maskaradë, edhe sot kur e kujtoj nuk di çfarë të them. Nuk mund të them nëse ka patur poshtërsi apo jo, se pa fakte nuk mund të flas. Për zërat që kam dëgjuar në ka vërtetësira, sot jemi në një kohë ku kontrollohet e verifikohet gjithçka. Dmth atë ditë ishte një skuadër pa karakter, sot kur e kujtoj më vjen turp” tha fillimisht numri një i presidencës së kuqe.
Në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, Demi foli dhe për zgjedhjet e FSHF-së që do të zhvillohen më datë 7 shkurt.
Për këtë temë presidenti i Partizanit tha se të kuqtë nuk kanë asnjë kandidaturë dhe do të votojë atë kandidat që do të shpalosë platformën më të mirë, ndërsa shtoi se ai vëtë nuk do të kanididojë.
“Ne si Partizan nuk kemi asnjë kandidaturë. Por do të shohim cilët do të jenë kandidatët dhe unë e kam thënë edhe herë të tjera, do të shoh dhe do të votoj për platformën më të mirë për futbollin shqiptar kushdo që të jetë, ky president që është apo ndonjë kandidat tjetër.
Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por nuk mund të kandidoj edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë vështirë të mundet”
Ndërkohë, sa i përket titullit të sezonit 2015-2016 që ju hoq Skëndërbeut, Demi tha:
“Ttulli nuk mund të rri në sirtarin e Federatës. Duhet ta marrë vendi pasardhës. Aq më tepër që ne u përfaqësuam nga UEFA jo nga federata në Champions League”, pwrfundoi presidenti i Partizanit. (TemA)
Duhet me i dhen nei pag lojtarve se ftillohet situata.
Kshu eshte kur shkon e ben idiotesira me Moggi dhe Juliano.
Ste vjen pak turp?????
President leshi. Ti je thjesht nje rrugaz qe ska haber jo vetem nga biznesi por as nga futbolli.