VIDEO: Dalin pamjet tronditëse të vrasjes në Tiranë, dy të rinjtë të shtrirë pranë njëri-tjetrit

24 Janar 2018, 20:18Politika TEMA

Vrasësi i studentes 21-vjeçare Ariela Murati po mbahet në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave mjekësore. Mjekët japin pak shpresë.

Plumbi me teë cilin qëlloi veten në kokë i ka shkaktuar plagë të pashërueshme.

Një video e mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” në TV Klan tregon momentin menjëhere pas krimit.

Nga pamjet shihet se trupat e Aldison Belulajt dhe studentes së juridikut që ai i mori jetën, ndodhen ngjitur me njëri – tjetrin. Provë kjo, që sipas ekspertëve të kriminalistikës, tregon se menjëherë pasi ka shtënë mbi Arielën, ai ka qëlluar edhe veten.

Ka rënë përmbys me pistoletë në dorë. Në video shihet se si një efektiv i policisë i heq armën nga dora, ndërsa ai vazhdon të lëvizë.

Motra e Arielës dhe një shoqe e saj që ndodheshin aty, lëvizin të shokuara. Ndërsa 21-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend.

Tre ditë pas ngjarjes që ndodhi pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, mbi motivet e krimit janë hedhur versione të shumta.

Policia po heton mbi disa të dhëna se 23-vjeçari e ka përndjekur prej kohësh studenten dhe se vrasjen e kishte planifikuar, pasi pak ditë më parë kishte blerë edhe një pistoletë.

9 komente në “VIDEO: Dalin pamjet tronditëse të vrasjes në Tiranë, dy të rinjtë të shtrirë pranë njëri-tjetrit”

  1. Shvejk says:

    Jeni bere si hiena. Cfare lajmi percjell te lexuesit kjo video? Pse nuk beni gazetari o Tema, por beni biznes me makabritete.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Cfare flisni more komentues? Kuk ka me njerezillek por vetem biznes… me cfare del perpara… me te vdekur me te gjalle… keshtu ka qene e keshtu do jete se nuk ka si te ndryshoi

  2. Xha Brahua says:

    Cfare nxirrni ne video o shkerdhata: Si nuk keni respekt as per te vdekurit dhe ne te vdekur doni te hani o pragshkerdhyera me themel?

  3. Toni D. says:

    Per dashuri ndodhin dhe fatkeqesi te tilla,
    Ok.. djali mund te kete probleme… por jo disa zagare qe vrasin femnat dhe jetojne jeten me te padrejte…. Kudo ne bote ndodhim fatekeqesi te tilla… Shoqeria ku jetojme duhet te pranojne tragjedi te tilla duke qendruar prane te dy Familjeve per kete dhimbje te madha.Do ishte mire pa thashetheme per tv dhe gazeta.

  4. Tirona says:

    Polici duhet liruar nga detyra, se ka prishur provat tek vendi i krimit, prandaj zhduken provat e krimit sepse paaftesia e punonjesve te rendit ,me veprimet qe bejne tek vendi i krimit , ja veshtiresojne punen punonjesve ekspert te hetimit…….

  5. lona says:

    Nuk eshte aspak etike dhe njerezore te nxirrni te tilla pamhe! Lerini njerezit rehat ne dhimbjen e tyre!!!!!!

  6. zini says:

    MOS JEPNI KETO SKENA JU QIFSHA MOTREN GAZETARE MUTI

  7. like says:

    gazeta, lajme, gazetare, police dhe komente kandahari.

  8. kepucari says:

    Shume mire ben gazeta qe i jep keto pamje, qe ta marrin vesh te gjithe se ne Tirane e Shqiperi jetojme afer e afer me kafshet e pyllit. T’i shikojne te gjithe veprat e ketyre bishave (si puna e ketij qe i mori jeten vajzes) me fytyre njeriu. Egersira!!! Ne pyll te shkoni se atje e keni vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje