FOTOT: Trasportuan 500 kg kokainë me avonin privat nga Kolumbia në Angli, arrestohen 5 persona

31 Janar 2018, 14:15Bota TEMA
FOTOT: Trasportuan 500 kg kokainë me avonin privat nga Kolumbia në

5 persona janë arrestuar nga policia britanike pasi transportuan 15 valixhe të mbushura me kokainë të pastër nga Kolumbia në Angli me avion privat.

Kokaina e sekuestuar ishe 500 kilogram dhe arrinte vlerën e 50 milion paund nëse do të shitej në treg.

Avioni luksoz i cili po tranportonte drogën u nis nga aeroporti i Bogota, Kolumbi për të mbërritur më pas në aeroportin e Farnborough, Angli.

Daily Mail bën me dije se në pranga ranë dy britanikë, dy spanjollë dhe italianë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

Konkretisht të arrestuarit janë: Murgjit Martin, 48 vjeç, dhe Stephen Neil, 53 vjeç nga Anglia,  italiani Alessandro Iembo, 28 vjeç, dhe shtetasit spanjoll Victor Franco-Lorenzo, 40 vjeç dhe Jose Ramon Miguelez-Botas, 55 vjeç.

Po sipas Daily Mail besohet se kapja e një sasije të tillë droge ka qenë një nga konfiskimet më të mëdha të këtij lloji. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje