Lushnja-Vllaznia/ Gjoka: Treguam personalitet; Dedja: Humbëm finalen e mbijetesës

10 Shkurt 2018, 16:26Sport TEMA

Trajneri i Vllaznise, Ernest Gjoka, foli pas fitores se arritur kunder Lushnjes.

Gjoka tha se ekipi sot tregoi personalitet dhe e meritoi fitoren.

E prisja e këtë fitore, që na nxjerr te marshi që duhet. Besoj te kjo skuadër, kemi lojtarë me cilësi, por ishte një moment i keq, moment makthi. Lufta bëhet edhe më e fortë.

Gjatë gjithë kohës këmbëngulim të kemi ekuilibër dhe përqendrim, të jemi vigjilentë që të mos pësojmë gol. Kur pësojmë, skuadra merr një goditje psikologjike. Duhej të fitonim, që të ecim përpara në një rrugë shumë të vështirë.

Ka tension nga jashtë, që vjen edhe brenda skuadrës, pasi te Vllaznia pjesa më e madhe e lojtarëve janë shkodranë. E kuptoj që tifozi ka të drejtë. Futbolli është sport psikologjik.

Problemet me gazetarët? Jo me të gjithë. I respektoj gazetarët për punën e tyre, por ndoshta dikush gabon. Është e paqëllimtë.

Po përpiqemi shumë. Kishim startin e këtij viti me dy skuadrat më të mira të kampionatit, Kukësin dhe Skënderbeun. Duam të fusim edhe Sukajn brenda lojës sonë, sepse do një lloj përshtatje.

Nuk e kishim luftën me Kukësin dhe Skënderbeun, por pritej diçka nga ne. Kjo javë ka qenë një problem shumë i madh. Sado lojtarë të fortë të ketë një skuadër, bie pre. Sot Vllaznia ishte një skuadër me personalitet dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Sulmin e dua të shpejtë, por duhet të përshtatemi me këta lojtarë që kemi”, tha Gjoka.

Ndersa, trajneri i Lushnjes Hysni Dedja u shpreh:

Ne do të luftojmë deri në fund për mbijetesën, por siç e thatë edhe ju humbëm ndaj rivalit direkt, në fushën tonë, është shumë e vështirë mbijetesa. Mungonte Canka dhe Alushi. Në pjesën e parë, ishim të kujdesshëm.

Me fillimin e pjesës së dytë i pati shanset të kalonin në avantazh. Një gjuajtje në portë bëri Vllaznia dhe shënoi. Unë kam ardhur me një objektiv, që Lushnja të ritet në renditje. Të hënë do të bisedoj me kryetarin e Bashkisë dhe do ta shoh të ardhmen time.

Skuadrës i kam thënë që është një ndeshje finale dhe duhet ta fitonim me patjetër. Sot i kamë thënë skuadrës që duhet të japim më tepër se 100 % që të jemi në garë. Nuk patëm agresivitet sidomos në fazën sulmues. Me shënimin e golit nga Vllaznia, mbaroj gjendja psikologjike e skuadrës”, tha Dedja.

1 komente në “Lushnja-Vllaznia/ Gjoka: Treguam personalitet; Dedja: Humbëm finalen e mbijetesës”

  1. miruku says:

    bo booooo sa gabime drejtshkrimore, jeni ber me keq se faqe facebooku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje