Porti-Durrës/ Sekuestrohen rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, arrestohet në flagrancë poseduesi i drogës

11 Shkurt 2018, 19:11Kronika TEMA

Policia Kufitare e Portit Durres godet nje tjeter tentative te trafikut nderkombetar te drogave te forta.

Ne oret e vona te mbremjes sekuestrohen rreth 11 kilograme lende narkotike e dyshuar Heroine.

Nderkohe qe eshte arrestuar ne flagrance poseduesi i lendes narkotike.

Gjetja e lendes narkotike u realizua gjate kontrollit ne vije te dyte nga Policia Kufitare.

Policia deklaron se heroina u gjet dhe sekuestrua nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop. Droga ishte e ndarë në 10 pako të mëdha dhe një pako të vogël.

Drejtuesi i kamionit ku u gjet heroina, Bujar Shazivari 63 vjeç nga Durrësi u arrestua nga policia. Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion edhe me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje. me kete trafik

Kontrolli i imtesishem eshte bere mbi bazen e informacioneve te Policise Kufitare ne bashkepunim me DVP. Durres dhe agjensite e tjera ligjzbatuese.

Njoftimi i policise:

Me date 11.02.2018, sherbimet e Policise Kufitare te Portit Durres, ne vijim te kontrrolleve intensive per parandalimin dhe goditjen e trafikut te lendeve narkotike, si dhe bazuar ne informacionet e marra ne rruge operative ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese gjate kontrollit ne vijen e dyte te kamionave rezultoi se: Ne kabinen e kamionit MAN me targe AA 943 OO nen krevatin e shoferit ne nje vend te fshehte pas kontrollit te imtesishem me qenin antidroge dhe fibroskop u gjeten disa pako me lende te dyshuar Heroine.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjèç, banues ne Durres.

Ne vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe specialistet e Sektorit te Hetimit te Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Durres.

Nga kontrolli i imtesishem u gjeten 10 pako te medha dhe nje pako e vogel ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar Heroine, ku eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale ku do kryhet dhe peshimi i plote i saj.

Kamioni me ngarkese 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor po vijon punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere te perfshire ne kete trafik.

Njekohesisht eshte shkembyer informacion ne kohe reale me homologet Italiane per te zhvilluar hetime te perbashketa ne lidhje me kete rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje