Sali Berisha eshte teper i vemendshem ndaj çdo statusi ne rrjetin social qe hidhet kunder kryeministrit Edi Rama, pavaresisht vertetesise.
Keshtu ka ndodhur dhe me statusin e hedhur ne rrjetin social pasditen e djeshme nga nje botues i nje portali nga Kosova, i cili akuzonte Ramen, Thaçin dhe Vuçiç se kane ne plan te ndajne Kosoven.
Berisha jo vetem qe e merr kete status si te vertete dhe nderton nje kauze kunder kryeministrit Edi Rama, por ka “luksin” qe dhe ta “korrektoje” statusin duke i hequr treshes Rama-Thaçi-Vuçi, pikerisht emrin e Presidentit te Kosoves.
Me sa duket i sherben me shume keshtu per te sulmuar Ramen, pavaresisht se dhe vete lajmi i gazetarit nga Kosova nuk ka konferme se eshte i vertete.
Keshtu, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi Rama se po mbështet projektin serb për ndarjen e re të Kosovës.
Në një status në “Facebook”, Berisha flet për një lojë mes kryeministrit Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për ndarjen e Kosovës, siç shkruan me shkëmbim territoresh.
Madje sipas Berishës, së shpejti Rama dhe Vuçiç do të bëjnë një vizitë në Preshevë.
Për Berishën ky projekt përbën hapin parë të madh për rikthimin e Serbisë së Madhe dhe i bën thirrje Ramës të heqë dorë se është lojë me zjarrin, apo hapja e kutisë së Pandorës.
Postimi i ish kryeministrit ne rrjetin social:
Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës është lojë me zjarrin në Ballkan!
Edi Rama mbështet projektin antikombëtar të Vuçiç për ndarjen e Kosovës!
Të dashur miq, burime diplomatike bëjnë me dije se projekti serb për ndarjen e re në kuadrin e një shkëmbimi territoresh është mbështetur plotësisht nga Edi Rama. Madje në këtë kuadër, burimet diplomatike thonë se së afërmi është planifikuar një vizitë e përbashkët në Preshevë Vuçiç-Rama.
Të dashur miq, ky projekt përbën hapin parë të madh në kuadrin e rikthimit të Serbisë së Madhe. Beogradi, menjëherë pas luftës, kërkoi me insistim të madh që të zgjidhte me Tiranën problemin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut dhe shkëmbimit të territoreve, por hasi në një jo kategorike të palës tonë.
Një projekt i tillë, po të kemi parasysh se në Ballkan kemi jo një por disa Mitrovica, do të hapë kutinë e Pandorës dhe të ndeze vatra konfliktesh me pasoja të paparashikueshme.
Me këtë rast i them Edi Ramës, që përpiqet të mbulojë me akte të reja tradhtie shitjen e detit Greqisë: hiq dorë nga pazaret e fëlliqura prej aparteidi në veri të Kosovës se do të mbash përgjegjësinë më të rëndë personale.
Ju bëj thirrje SHBA dhe vendeve anëtare të NATO dhe BE të hedhin poshtë çdo projekt për ndarje të reja në Ballkan pasi kjo do shënonte fillimin e një cikli të ri konfliktesh të rrezikshme ne rajon!
po i mblidhet laku..se po te vjen Izet dajaku
Te thuash qe shpif Berisha dhe e thua, por te pranosh qe nuk eshte e vertete, kete nuk e pranon dot.
Ramuti eshte ai qe e serviri Vucicin si te moderuarin e Serbise, e reklamoi kudo ne EU si personin e duhur per tu futur ne EU. So vella, si mik personal.
A nuk eshte Vucic qe priti para dy ditesh kryeministrin e ri austriak. Ky deklaron qe Kosova eshte pjese e Serbise. Te njejten gje promovon Vucic kudo. Por Rama thote qe Vucic eshte fytyra e re e Serbise se qyteteruar dhe aspak kriminel.
Ramiu perme teper ka nenshkruar nhe mareveshje ne Trieste, qe jo vetem favorizon Serbine ne arenen ballkanike, duke i futur Shqiperine dhe vende te tjera, dhe zoti mos e dhente Kosoven, nen Konfederaten Yugoslae.
Po kjo ju duket shpifje e Berishes?
Po varret greke? Shpifje e Berishes dhe ato?
Po deti i shitur? Shpifje e Berishes?
Ore Sali ,po si e bere artikullin e BUZHALLES,gazetar Kosovar,burim DPLLOMATIK?????.Ty edhe ne hale te vijne ”Njoftimet DIPLOMATIKE”.Sapo ndalove me punen e detit se mos tradhetia jote i kalonte Rames por nuk te eci.Tani je ne ne pritje per ndonje Dixhital tjeter.
Elegji me curle e cifteli
O SALI MURTAJA…
E KAMIKAZET E TIJ !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
O mori Tropoje
O mori Hyjni !
Kush te ka qite
me krye ne hi
Sali Karaxhici…
Me kamikazet e tij
Rrenoi e percelloi
mbare kete Malesi
Flake e zjarr i vuri
Nenemadhes Shqiperi
O mori Serbi
Une gardhin ta prisha
Se mue me thone
O Sali Berisha !
Prisha gardhin
Kufijte e Shqiperise
Dyer dritare u hapa
hordhive te Serbise
Arme e nafte plot
Per njerken Serbi
Zhbeme se bashku
shtetin Shqiperi !
Otranto i dhash
Une vet Kalit te Trojes
Se kam qene dhe mbetem
Toptani i Tropojes
Vrases i Shqiperise
Dhe moter Kosoves !
Se per karrike
Para e pushtet
Eshte gati te vrase
Dhe nenen e vet !
Se mua me thone
o Sali Berisha
Jam jo vetem ujku…
por edhe vet Bisha!
Sa te jem une gjalle
Nuk ua ndali flaken
Me tub ne sume
Kam vetgatue nafaken
Se nuk mban me uje pilafi
Nuk me thone mua kot
o Sali Kadafi !
Nuk kam linde rastesisht
Une tek Doli Vici !
Nga kemba tek koka
pjelle Miloshevici
Ndaj s’me therrasin kot
Sali Karaxhici !
Kujtdo punon per Shqiperi
Une flaken atij
Nuk le pa ia shti !
o me plumba
me balte o sajime
Se Serbi eshte
Babe nena ime!
Serbi nena…
Serbi edhe gruaja
Jemi vetem nje
si mishi e thuja !
Sa te jem gjalle
E sa te marr fryme
tym edhe flake
do ta bej Shqiperine!
O moj Serbi
une gardhin ta prisha
Kot nuk me thone
O Sali Berisha!
Here si ujk
E gjithnje si Bisha!
Sa te frymoj
Dhe ne tjetren jete
Vec tym e flake
Shqiperia do kete !
Sherr Berishe jam
edhe kam me vdeke
Edhe ne lum kur mbytemi
Ne shkojme perpjete !
Mbrapshtana se gjalli
Ters dhe per se vdekuri
Vec sherre e potera
Prej nesh kalbet
edhe hekuri !
Thike mbas shpine
Pabesi per Kosoven
Babe e Nane-
Kam Pashic Vojvoden !
Rrenova Tropojen
Po e thaj Valbonen
Napalm e bej Vloren
2 Prill e bej Shkodren!
Edhe ne vdekje
une shkoj buzagaz
Se le mbrapa
mijera Kamikaze !
Ne buze Shqiperise
une i ngri gaz !!!
Une shterr Valbonen
E thaj dhe Osumin
Kaspik e kam hajrin
Everest Zollumin !
O Tropoja ime
o mori Hyjni
Kush te qiti
me krye ne hi!
Te rreni me ceka te bardhe
E me luge prej Ari
Ishe Shojzovalle
Te beri Kandahari !
Ishe Zane Mali
Te coi ne buze varri !
Vet Sali Berisha
eshte emri i tij
Fatkeqesi mallkim
Ish e mbet per Ty
Katrahure rrenim
per Nenen Shqiperi !
Per 700 breza
u shofte farà e tij !
Si nip Berishe
Per mua je Daja
Ne jete te jeteve
Per cdo shqiptar
Ti me kamikazet
Ishe e do jesh
Vec Sali Murtaja !