Kukësi-Tirana/ Pakult: Mungesa e golit të dytë na e vështirësoi kualifikimin; Ze Maria: Na mungoi përqëndrimi

14 Shkurt 2018, 16:34Sport TEMA

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka folur pas kualifikimit të skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Trjaneri austriak u shpreh mjaft i lumtur për këtë sukses, ndërsa shtoi se mungesa e golit të dytë vuri në rrezik rezultatin.

Jemi shumë të kënaqur që arritëm ta kalonim Tiranën, një ekip mjaft cilësor. Që në fillim shënuam dhe kështu do të ishte më e vështirë për kundërshtarin. Ishte një ndeshje shumë e luftuar.

Të them të drejtën, po të shënonim edhe golin e dytë, do të ishte një ndeshje tjetër, por loja shkoi ashtu siç shkoi.

E zëvendësova Kalenë, që të aktivizoja sulmuesin Balde pak minuta. Duke parë që Kale nuk ishte në ditën e tij më të mirë, aktivizova edhe sulmuesin e dytë për të shënuar golin e dytë, pasi Guri e bën edhe sulmuesin anësor.

Më bën përshtypje që nuk shënojnë lojtarët e tjerë, mesfushorët anësorë dhe ata qendrorë. Ata po provojnë, por nuk kanë shënuar. Kale sot kishte një rast shumë të mirë, por nuk arriti të realizonte”, tha Pakult.

Kurse trajneri i Tiranës, Ze Maria u shpreh:

Ishte një nga tre objektivat e këtij sezoni. Të parën e kemi arritur. Kishim shumë dëshirë të shënonim. Pësuam për herë të parë nga këndi. Kishim shumë dëshirë ta kthenim, por nuk ia arritëm.

Nuk besoj se mund të bëja shumë gjëra ndryshe. Kisha shumë mungesa. Pas golit, luajtëm lojën tonë klasike, në fund kishim edhe rast të shënonim. Nëse do ishim më të kujdesshëm në rastin e golit, gjërat do ishin ndryshe.

Gjatë gjithë sezonit kemi mbrojtur zonale. Nuk është çështje moduli, por përqendrimi. Po ta shikoni, Guri nuk kërceu fare, ishte çështje përqendrimi në atë moment.

Ata kanë ardhur dhe janë future direkt, për shkak të mungesave, prej grupit të cunguar”, deklaroi Ze Maria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje