Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka bërë një analizë të Prokurorisë së Tiranës ku ka adresuar një sërë kritikash të forta ndaj organit të akuzës.
Ajo thotë se hetimet deri më tani kanë qenë të pa organizuara, pa cilësi dhe sporadike.
Ndërkohë, kryetarja e Akuzës, fton prokurorët që të fokusohen tek lufta kundër korrupsionit dhe drogës.
Më tej ajo nxit institucionin që të fillojë hetime të plota dhe të dalë me rezultate konkrete për emrat që kanë rekorde kriminale.
“Në dimensionin cilësor rezultojnë dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni për t’u fokusuara në prioritetet që ka patur dhe ka prokurroia në luftën kundër krimit.
-Prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i çështjeve me karakter sensitiv dhe impakt në publik, si korrupsioni në të gjitha fushat dhe nivelet e çfardo lloji, abuzimi me pushtetin nga nëpunesit publik, lufta kundër droges dhe grupeve kriminale që organizojnë dhe financojnë kultivimin, shpërndarjen e drogave në qytetin e Tiranës.
-Identifikim dhe hetim të personave me rekorde kriminale, me pasuri e stil jetese që nuk reflektojnë të ardhurat e tyre të ligjshme, kanë qellim krijimin e kushteve për të regjistruar çështje penale për “Pastrim të produkteve kriminale” dhe ndëshkimin e subjekteve aktive por dhe sekuestrim dhe konsfiskim të asteve të vëna me burime kriminale.
-Rritje të bashkëpunimit me shërbimet e policise gjyqësore për të analizuar çështjet e vjetra të pezulluara, kjo me qëllim rifillimin e tyre dhe ndëshkimin e autorëve, si një fillim i mirë për të rritur besimin e publikut tek agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet e drejtësisë.
-Nxitjen e prokurorëve për të filluar hetime kryesisht, duke shfrytëzuar çdo informacion që mund të merret, nëpërmjet mediave apo burimeve të ndryshme informative.
-Pavaresia e prokurorit ashtu siç dhe jam shprehur edhe në takime të tjera me prokurorët është një prerogativë kushtetuse dhe ligjore që duhet të ushtruar me përgjegjësinë me të madhe nga çdo prokuror i çdo niveli qoftë. Është një prerogativ që ju shumfishon obligimin për t’u thelluar në ushtrimin e përgjegjësive Tuaja në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës” nënvizoi Marku. (TemA)
Zenit po i afrohet xhebraili …. ?