Teuta-Flamurtari/ Duro: Jam i kënaqur me pikën; Biturku: Barazimi ishte rezultati i drejtë

24 Shkurt 2018, 19:35Sport TEMA

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur pas barazimit në “Niko Dovana” kundër Teutës me shifrat 0-0.

Trajneri i vlonjatëve u shpreh se ky ishte një takim mjaft i vështirë duke pasur parasysh pozitat që ndodhet kundërshtari, duke shtuar se ekipi nuk ka asnjë presion nga kundërshtarët për vendin e dytë.

“Ndeshja ishte e vështirë duke marrë parasysh pozitën që ishte Teuta. Kundërshtari do jepte maksimumin për të fituar këtë takim, megjithatë nuk kishte fuqi për ta arritur këtë, pasi jemi një skuadër me kualitet.
Teuta ishte ndërtuar për të qenë sipër mesit të tabelës, por kampionati shkoi kështu. Mund të them se jemi të kënaqur edhe me një barazim, megjithë do të doja ta fitoja këtë ndeshje. Humbëm disa raste të mira, por edhe një barazim në këtë fushë të vështirë është normale.

Nuk kemi presione ndaj Kukësit, pasi jemi brenda parashikimeve dhe rruga është shumë e gjatë. Futbolli është i tillë, Kukësi fitoi me fat në minutat e fundit ndërsa ne nuk e arritëm këtë gjë. Ne kemi hyrë pa objektiva, ndërsa Teuta ka pasur objektiv Europën. Ajo që unë mund të them mesa pashë në ndeshjen e sotme, është që asnjë skuadër tjetër nuk do të fitojë në Durrës.

Mungesën e Zhufos e kemi ndierë, por jo të Tounkarës pasi nuk e di ende se çfarë potenciali ka ai futbollist. Skuadra ime është e mirë në aspektin mbrojtës dhe më solide nga kundërshtarët. Nëse ndaj Teutës do të shfrytëzonim rastet e Alvesh, atëherë do të kishim fituar takimin. Ishte tensioni i ndeshjes, në pjesën e parë kishim dy paqartësi, por kjo nuk ndodhi në pjesën e dytë”, tha Duro.

Ndërsa zv.trajneri i Teutës, Ilir Biturku u shpreh:

“Duke pasur parasysh situatën tonë, ky rezultat ishte i drejtë për takimin. Patëm shanset tona për ta fituar, por edhe Flamurtari mund të shënonte. Rezultati është i drejtë. Duhet t’i falënderoj djemtë për shpirtin e garës sot.

Skuadra shprehet mirë në fushë, mundohet të japë më të mirën e saj. Tani na duhet rezultati. Kemi bërë gabime, por kanë qenë më shumë individuale. Mendoj se kjo pikë është një pikë morali. Ne do vazhdojmë me të njëjtin intensitet, sepse kur prodhon lojë edhe rezultati do vijë.

E mendojmë këtë, pasi çdo ndeshje që ikën, nuk duhet ta kemi më kokën pas. Teuta sot luajti mirë pothuajse në të gjithë 90 minutat, por nuk kemi cilësinë e Flamurtarit në repartin e sulmit. Mundohemi që si skuadër të sulmojmë në bllok. Teuta do jetë një skuadër e vështirë për të gjithë, edhe në transfertë.

Teuta sot luajti mirë, mund të kishim fituar por edhe mund të humbnim. Në fushën tonë kemi presion, sepse kërkojmë ne ta bëjmë lojën. Kundërshtari pret hapësirat që lëmë ne, këtë gjë bëri edhe Flamurtari sot. Nuk është e lehtë për ne, sidomos në ndeshjet brenda”, u shpreh Biturku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje