Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur në konferencën për shtyp për përballjen e nesërme kundër Lushnjes që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi” në orën 17:00.
Trajneri i të kuqve u shpreh se ndaj Lushnjes është në sfidë e rëndësishme, jo për të bërë kthesën por për të tre pikë që do të jenë mjaft të rëndësishme për ecurinë e ekipit në javët në vazhdim.
“Pas minifazës përgatitore zhvilluar në Turqi skuadra në të gjitha takimet ka luajtur mjaft mirë. Ka një kontradiktë ndërmjet lojës së mirë dhe pikëve të grumbulluara , por kur zhvillohet analiza rezulton që edhe faktori i jashtëm ka ndikuar në rezultate. E rëndësishme është që skuadra vazhdon të luaj mirë dhe në mënyrë absolute të vazhdojmë në këtë rrugë pasi si thuhet zakonisht në futboll me lojra të mira vijnë edhe rezultatet.
Ndeshja e radhës ndaj Lushnjës është shumë e rëndësishme për ne , jo për të bërë kthesën por për të marrë 3 pikët , pasi është një kampionat ku pikët vlejnë shumë. Kemi patur 2 herë shansin për të arritur vendin e tretë apo dhe ti afrohemi vendit të dytë dhe nuk e kemi realizuar , por e përsëris edhe për arsye të ndryshme jo vetëm për të metat tona. Skuadra sa vjen e po konsolidohet dhe do të luftojmë deri në fund për të arritur pjesmarrjen në kupat e evropës. Ky objektiv është i rëndësishëm për klubin dhe për lojtarët”
Partizani krijon shumë , por skuadra ka vështirësi në shënimin e golit?
Starova: Kam parë që edhe skuadra të tjera vuajnë në shënimin e golit, po marr si shembull Flamurtarin, që flitet se ka kontigjentin e plotë, po ashtu edhe Skënderbeu që kryeson kampionatin nuk është se po rregjistron fitore me goleadë. Megjithatë kur sheh golat e pësuar dhe të shënuar është një tregues që skuadra duhet të përmirësohet në këtë drejtim kur flitet për faktorin gola të pësuar. Kur flitet për faktorin gola të shënuar ka shumë arsye. Nuk është se ne jemi të kënaqur me lojtarët për rendimentin që kanë dhënë , por kanë mundësi për më tepër dhe po bëjmë përpjekje që këtë tregues që është shumë determinant ta korrigjojmë. Edhe me një diferencë të vogël golash merren pikët .
Si është gjendja e skuadrës përsa i përket dëmtimeve ?
Starova: Po rikuperohet Kalari, i cili sot është bashkuar me skuadrën, Çani po vazhdon të stërvitet me shpresën për tiu bashkuar sa më shpejt grupit , ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve nuk shfaqin probleme.
Do të ketë skuadra të njëjtin motivim me Lushnjën si në përballjet me Kukësin dhe Skënderbeun?
Starova: Lushnja është një prej skuadrave kandidate kryesore për të zbritur nga kategoria për fatin e keq. Them për fatin e keq , sepse është një skuadër që përfaqëson një qytet që e do shumë futbollin. Fakti është që në Vlorë Lushnja ka luajtur mirë , është mundur në Lushnje në një stadium pa mbështjetjen e tifozave, ka marr pikë në Durrës, ndaj e them që nëse ka ndeshje delikate për ne është kjo ndaj Lushnjës. Me lojtarët është punuar shumë për ta konsideruar të rëndësishme këtë përballje pasi 3 pikët janë njësoj si me vendin e parë ashtu edhe me vendin e fundit. Fitorja është shumë e vlefshme për ne në këtë moment . Shpresoj që të na rikthehen edhe tifozët , sepse u bë një kohë e gjatë që na mungon mbështetja e tyre . “Ultras Guerrils” dhe të gjithë tifozët e Partizanit janë vërtet lojtari ynë i 12-të, bëjnë diferencën edhe me shumë skuadra të tjera ,ndaj në mungesë të tyre shtohet vështirësia. Ishin prezent në Korçë , por ende nuk e di nëse do të jenë prezent edhe në ndeshjen me Lushnjën. Futbolli është një spektakël dhe pa tifozët të luash në Tiranë pa përkrahjen e tyre në stadium është një minus i madh.
Objektivi mbetet pjesmarrja në Kupat e Evropës. I druheni zonës së ftohtë të tabelës ?
Starova: Të jem korrekt nuk e mendoj se do të rrezikojmë deri në këtë pikë. Ndoshta këtë gjë e kam menduar kur mora ekipin në fillim, por duke parë lojtarët dhe skuadrën kam besim , sigurisht në rast se edhe nuk dëmtohemi . Unë me gjyqtarët nuk do të merrem më , sepse kjo është pjesë e drejtuesve të klubit . Në rast se gjykimi do të ndryshoj pra do të jetë pozitiv ne kemi besim se do të arrijmë kupat e evropës. Në ndeshjen e Korçës më ka bërë shumë përshtypje vetëm një gjë, që si ka mundësi që gjatë 90 minutave të lojës problemet ishin vetëm në dëmin tonë . E theksoj që nuk kanë ndikuar në rezultat, por janë shumë dhe kjo gjë duhet rregulluar . Ky fakt është që na shqetëson , panvarësisht se ne punojmë çdo ditë me lojtarët që të ruajnë qetësinë , por ky është një realitet. Shpresoj shumë që do të kemi gjykime të mira.
Po bëhet gati një javë që ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga shoqata e trainerëve për incidentin e ndodhur ndaj trainerit Gjoka.Komenti juaj për ngjarjen në Shkodër.
Starova: Unë nuk di të jem thirrur ndonjëherë në një mbledhje të shoqatës së trainerëve, asnjëherë. Rasti që i ka ndodhur trainerit Gjoka është një rast i paprecedent i cili dëmton imazhin e të gjithëve edhe të vendit edhe të futbollit tonë jasht.