“Veprimtari kriminale”, Prokuroria i bllokon llogarinë me 400 mijë euro shqiptarit nga Tetova

10 Mars 2018, 11:15Kronika TEMA

Llogaria bankare e një shqiptari nga Tetova ka ndezur dyshime tek Prokuroria.

Shtetasi i identifkuar me emrin Ali Jashari, kishte derdhur në një llogari vlerën e 400 mijë eurove.

Prokuroria vendosi të  bllokojë llogarinë bankare të hapur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Jashari jeton në Gjermani dhe sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për “Pastrim i produkteve të veprës penale” ose “veprimtari kriminale”.

Dyshohet se këto para janë krijuar nga aktivitet i paligjshëm. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e këtij rasti.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje