Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka ndërprerë procesin e vettingut për 4 zyrtarë të lartë të sitemit të drejtësisë, pasi ata dhanë dorëheqjen para nisjes së këtij procesi.
Konkretisht vettingu u ndërpre për prokurorin Sulejman Talo.
Ai ushtronte detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Krujës.
Ndërkohë është përjashtuar nga ky proces dhe Eritan Shehun me detyrë ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Shehu ka dhënë dorëheqjen para një viti dhe për ketë arsye i është ndërprerë vettingu.
Gjithashtu KPK ka pushuar vettingun edhe për gjyqtaren Mirela Fana e cila ushtronte detyrën e saj pranë Gjykatës së Lartë.
Procesi i vettingut për gjyqtaren Mirela Fana u ndërpre pasi ajo dha dorëheqjen më datë 30.01.2017.
Nërkaq KPK-ja ka bërë të ditur se vettingu është ndërprerë edhe për Adnan Bërdica, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë.
Sipas ligjit të vettingut ata që kanë dhënë dorëheqjen para nisjes së këtij procesi nuk do të kalojnë në sitë, por ata nuk kanë më të drejtë që për 15 vite të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë. (TemA)
…,si dhe mos ti leshohet licensa per te punuar si avokat apo te hapi studio ligjore gjithashtu nuk duhet te punojne ne administraten shteterore ne profilet e punes qe nuk kan lidhje me drejtesine, se pse, po u lejuan te punojne, si te korruptuar qe jane do ta thedhojne me teper korrupsionin……. dhe nese kan vene pasuri, te cilat nuk i justifikojne. ti konfiskohen……
Po parat e grabitura kur do kthehen . Apo mbyllen per procedure.
4 hajdute me pak ne sistemin e drejtesise.
Lajm i mire.