Andi Bushati: Berisha e di që ka gabuar me Bashën, zgjodhi të transplantojë modelin e tij te një kopje e tij e keqe. Por...

29 Mars 2018, 22:49Politika TEMA

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, përkohësisht, për të rregulluar gjendjen në të cilën ndodhet kjo parti.

Kam kërkuar një lloj rikthimi, jo për të marrë drejtimin, por një rikthim të mundshëm për të gjetur një zgjidhje. Rikthim i përkohshëm.

Zgjidhjen e bën ai vetë. E shoh që është i vetmi lider që mund të garantojë, ringritjen dhe bashkimin e PD-së. Duke qenë se përgjegjësia është proporcionale, duhet ta shohë si një përgjegjësi personale këtë gjë”, tha Harxhi.

Ndërkohë, Andi Bushati u shpreh kategorikisht kundër rikthimit të ish-kryeministrit në krye të kësaj force politike, ndërsa shtoi se vetë Sali Berisha e ka kuptuar se ka gabuar me zgjedhjen e Lulzim Bashës.

“Teza ime është që në PD mbizotëron berishizimi. Edhe Basha mund të jetë një politikan i keq, por fryma që ka në drejtimin e partisë është fryma Berishiste.

E vetmja gjë që kjo parti kishte mundësi të ndryshonte fytyrë ishte që të kalonte nga partia e liderit në një parti të procesit, dhe procesi të zgjidhte liderin e ri.

Dhe gara Basha-Olldashi, dhe zgjedhjen qesharake të Bashës ndaj Selamit, ku Berisha u bë promotor i shkatërrimit të procesit. Berisha në vitin 2013 bëri gjithçka që fluksi të shkonte te Basha dhe jo tek Olldashi.

Berisha zgjodhi të transplantojë modelin e tij te një kopje e tij e keqe. Berisha beson te një njeri i deleguar jo te procesi, dhe prandaj vjen dhe kjo sjellje e Berishës ndaj Bashës.

Unë mendoj se Berisha e ka kuptuar që ka gabuar me Bashën, por ai nuk beson se ka gabuar me delegimin e tij dhe prandaj nuk mund të kthehet Berisha, se dhe po shporri Bashën do na pjellë një Bashë të dytë”, tha Bushati.

5 komente në “Andi Bushati: Berisha e di që ka gabuar me Bashën, zgjodhi të transplantojë modelin e tij te një kopje e tij e keqe. Por…”

  1. betixho says:

    E vetmja herë që i ke rënë në kokë muhabetit.Ti e di,unë nuk të kam lënë kusur për budallalëqet që shkruan,por këtu ke bërë deduksionin më të artë.E meriton një bravo.

  2. Kris says:

    Gjithe injorantet e botes mund te ndryshojne por Andi,Tosi,Armando,Berisha dhe Mul Noka do te vdesin te semure psiqike!

  3. Kujtimi says:

    BERISHA e di KUSH eshte Basha nje LLAPAQEN
    PO BERISHA e vuri kastile qe njerzit ne PD TA kerkoin parser
    TE thon qe ay eshte PER PD
    TURP PER ATA QE DUAN BERISHEN TE RIKETHEHET
    BERISHA DHE BASHA DHE MULI NJE GRUP BANDITESH
    VETEM KAN VJEDHUR DHE KAN PERSEKUTUAR
    SHQIPERIA KA VOJTUR ME KETA KUSARE

  4. Berti says:

    Levizja ” dumbabiste ” ne PD verteton edhenjehere me se miri se cila eshte kjo parti e krijuar si parti puniste e qe ka funksionuar gjithnje nen diktatin e njeshit…..diktator !

  5. Genti says:

    Or Bushat,
    nuk je naiv sa hiqesh por je nje neveri qe ben sikur nuk e kupton qe Berisha, pasi e kompromentoi Bashen ne vjedhje, si ajo e rruges se KOMBIT, dhe pasi e angazhoi ne vrasjen e 4 te pafaJshmeve ne bulevardin “deshmoret e KOMBIT”, e kishte Lulushen te vetmin person qe do te mund ta mbronte ate dhe femijet.
    Puna eshte qe, ashtu si erdhen koherat, as Lulushja e asnje tjeter nuk e shpetojne dot. Te presesh qe Saliu te caktoje dike tjeter ne vend te Lulushes, eshte si puna e dhelpres qe vraponte pas dashit duke pritur qe t’i keputeshin koqet.
    T’ja lere PD-ne Mulit? Muli eshte vete koqe dashi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje