Presidenti pa mandat i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vijoi të përdrorë sipas qefit të tij institucionin e futbollit shqiptar për të marrë pjesë në një event të organizuar në një nga shkollat e kryeqytetit në lidhje me projektin “Grow” që financohet nga UEFA.
Edhe pse është një president jo legjitimin, Armand Duka, tregoi dhe njëherë se si ai e ka kthyer Federatën Shqiptare të Futbollit në një pronë private të tij.
Armand Duka dhe Komiteti Ekzekutiv i zgjedhur në zgjedhjet fars të datës 7 shkurt rezultuan jo legjitim pas vendimit të dhënë para pak ditës nga Gjykata e Tiranës.
Gjykata vendosi mos rregjistrimin e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Megjithatë, pavarsisht vendimit të Gjykatës, Duka në mënyrë të turpshme vijon të hiqet si president i FSHF-së duke përdorur fëmijët në interes të tij.
Edhe vete ne faqen e tij zyrtare ne facebook ndihet i elektrizuar.(TemA)
Bravo tema qe jeni kunder nje kanceri re futbollin tone