"Mostra" që vrau gruan del para gjykatës në Durrës: I përplasa disa herë kokën në dysheme, kam mesazh për gjashtë fëmijët

11 Qershor 2018, 15:50Kronika TEMA

Agresori Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten 40-vjeçare, ka dalë para gjykatës së Durrësit.

I ati i 6 fëmijëve ka shprehur pendesë për veprimin, duke u kërkuar falje të afërmve, 

E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë.

Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim.

U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal.

Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve”, ka thënë në sallën e gjyqit 43-vjeçari i cili kur mori masën me burg

Ndërkohë, prokurorja e çështjes Rabjana Halili kërkoi largimin e gazetarëve nga salla me arsyetimin e ruajtjes së hetimeve.(TemA)

2 komente në ““Mostra” që vrau gruan del para gjykatës në Durrës: I përplasa disa herë kokën në dysheme, kam mesazh për gjashtë fëmijët”

  1. LORA says:

    Ndeshkimi me burgim te perjetshem eshte shume pak per kete monster.Ky me ja perplas koken ne cdo qoshe,e ka pak.
    Cfare hetimesh i paskan mbetur mangut per te rujt prokurores se kesaj ceshtje ?????

  2. Saba says:

    Po mor kafshe e eger ishte aksident me e plas koken disa here ne dysheme,hajvan 25 vjet ne fush kruje i, ke te sigurta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje