Qeveria shqiptare kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme të intensifikojë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të garantojë pavarësinë së institucionit ligjzbatues.
Sipas një MEMO që Ora News disponon qeveria ngre ende shqetësim faktin se sistemi gjyqësor vijon të perceptohet si i korruptuar dhe se në sistem vijon të ketë ende influencë politika:
“Ekzistojnë raporte të vazhdueshme për ndërhyrjen politike në çështjet e hetimit dhe të gjykatave. Kohëzgjatja e përgjithshme e procedimeve është shkak shqetësimi dhe lidhet kryesisht me mungesën e kapacitetit dhe papërshtatshmërisë së dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurave. Me qëllim përmbushjen e prioritetit kyç të reformës në sistemin e drejtësisë, gjatë vitit të ardhshëm, duhet të avancohet për implementimin e dispozitave të reja kushtetuese dhe legjislacionit të ri të lidhur me to”.
Në MEMO qeveria thekson se Prokuroria duhet të forcojë bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese në ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit me zero tolerancë. Gjithashtu në MEMO shfaqet hapur pakënaqësia me punën e Prokurorisë në goditjen e krimit ekonomik:
“Krahas progresit të arritur me krijimin e një strukture antikorrupsion dhe përpjekjes për krijimin e një track rekordi të hetimeve dhe dënimeve për çështjet penale të korrupsionit, sërish korrupsioni mbetet problem shqetësues. Hetimet financiare nuk kryhen sistematikisht dhe numri i rasteve të konfiskimit të pasurisë në rastet e korrupsionit është i ulët. Kjo pasi numri i aseteve të konfiskuara gjatë fazës fillestare është i ulët, duke sjellë për pasojë një numër të ulët asetesh të konfiskuara në kohën e dënimit përfundimtar.”
Edhe në luftën kundër krimit të organizuar qeveria shpreh kritika për institucionin ligjzbatues, pasi sipas saj, Policia dhe Prokuroria kanë dështuar në zbulimin e rrjeteve kriminale dhe fenomenit të terrorizmit:
“Policia dhe prokuroria kanë dështuar në zbulimin e grupeve të organizuara që fshihen pas kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi midis policisë dhe prokurorisë me qëllim zbulimin efektiv të rrjeteve kriminale. Numri i të dënuarve për çështje të krimit të organizuar mbetet i ulët. Shqipëria është prekur nga fenomeni i terrorizmit. Ky fenomen ka nevojë për një përqasje të përbashkët nga shërbimet e inteligjencës, autoritetet ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë, duke u fokusuar dhe në mekanizmat parandalues, të cilat përfshijnë shoqërinë civile dhe komunitetet fetare.”
Gjithmone hajduti therret “KAPENI HAJDUTIN”!
Qeveria ne radhe te pare te mos e kerkoje luften kunder korrupsionit tek te tjeret,por te vetja!
Eshte qesharake dhe skandaloze te lexosh kete ankese te qeverise,kur te korruptuarit i ka pjese te administrates publike,duke filluar nga lart e deri poshte!
Drejtesia nuk merret me shkaqet e korrupsionit,por me pasojat e tij kriminale!
Me shkaqet duhet te mbaje pergjegjesi,se pari kryeministri,qe eshte treguar i pa afte dhe mbeshtetes i korrupsionit ne shtet!
Fakti qe qeveria pranon se ka korrupsion,verteton se ajo ka deshtuar ne luften kunder tij!
Por a do qeveria ta luftoje korrupsionin?
Gjykimi im i mbeshtetur mbi fakte dhe argumente eshte se qeveria nuk deshiron ta luftoje korrupsionin ne vend!
Ja faktet:
Dihet se korrupsionin e bejne zyrtaret e shtetit,te cilet gjejne dhe shfrytezojne te gjitha mundesite loigjore dhe administrative per te grabitur shtetin dhe qytetaret!
Pikerisht ketu ka deshruar shteti shqiptar.
Nuk ka mbyllur ligjerisht te gjitha hapesirat ligjore qe lejone korrupsionin.
Se dyti ne te gjithe piramiden shteterore nuk ka nje organizim perfekt te kontrollit financiar e ligjor te te gjitha veprimeve,urdherave,vendimeve etj,qe merren qe nga qeveria e deri poshte!
Asnje zyrtar nuk duhet vte jete i perjashtuar nga kontrolli i plote ligjor e financiar per te gjitha veprimet e tij duke filluar nga kryeministri!
Se treti, i eshte lene mundesi qe te behen shpenzime te pa kontrolluara,te pa sanksionuara me limite te percaktuara,por gjoja se keshtu beshte gjykuar.
Shpenzime kolosale behen per vizita shtewterore per cdo veprimtari qe justifikohet si e tille dhe qe marrin pjese edhe zyrtaret tane,pavaresisht nga mundesite financiare te shtetit!
Ndjek aktivitetet neper boite qeveria e SHBA,Kines,Rusise,Gjermanise etj qe jane lideret boterore,te njeten gje bejne edhe zyrtaret shqiptare,te nje shteti fukara!
Pse duhet te vene ne te gjitha aktivitetet zyrtaret tane kur fare mire mund te njihen nga shpallja e dokumenteve te tyre pas mbylljes se aktivitetit?
Shpenzime per keto aktivitete shkojne aq shume sa mund te ishte ndertuar nga e para nje qytet i tere ose pensionet e nje viti per te gjithe pensionistet!
Se katerti,perderi sa ka korrupsion,ka deshtuar edhe kontrolli i tij nga organizmat shteterore!
Ne keto organizma jane vene njerez te pa afte,militante ose vete jane te korruptuar!
Puna e tryre nuk matet me rezultatet e korrupsionit,por me militantizmin partiak!
Se fundi,pasojat e korrupsionit ne vend i mbajne mbi kurriz viktimat e tij,pra populli i thjeshte!
Pra keto viktima jane edhe opozitaret me te sakte te qeverisjes se shtetit dhe deshmitaret e vetem te denoncimit te akteve korruptive!
Por qeveria pikerisht ketyre viktimave ua ka mbyllur te gjitha rruget e denoncimit,ndonese me hipokrizi u ben thirrje qe te denoncojne korrupsionin!
Sot ka me shumice zyra te ankesave,drejtori pa fund te maredhenieve me publikun etj,por te gjithe jo vetem nuk merren me zgjidhjen e ankesave dhe ndeshkimin e fajtoreve,por perkundrazi i mbrojne keta ne menyren me skandaloze!
Si mund te quhet se zgjidhet nje ankese e qytetarit,kur ai ankohet per vjedhje nga UKT,ne Bashkine e Tiranes,qe eshte aksionerja kryesore e tij me mbi 80% te aksioneve,por kjo ankese i dergohet hajdutit,pra UKT qe ta shikoje ankesen e ketij qytetarit?
Kjo eshte forma me e neveritshme dhe me skandaloze e veprimit te nje institucioni per trajtimin e ankesave!
Shqip kjo forme mesjetare kriminale u tregon qytetareve se ne kete shtet te gjithe jane pale ne korrupsion dhe mos u anko me,por jep rushfet qe te gjesh zgjidhje!
Ketu fillon e mbaron historia e korrupsionit,qe te gjithe bejne sikur e luftojne!
Bravo qeveria qe luan me hallet e popullit!’
Dhe qershia mbi torte eshte vete kryeministri Rama se kur i shkruaj qe “UKT VJEDH QYTETARET” ai pergjigjet hazerxhevap se “UKT NUK VARET NGA QEVERIA”!
Bravo lryeminister,se ti je per kete popull!
Pra dy rruge kane mbetur ne kete shtet te korruptuar,ose jep ryshfet,ose drejtoju gjykates!
Moderator,mos ki frike ta botosh se kjo eshte e verteta sot!
Edhe per te qeshur edhe per te qare!
Qeveria e pakenaqur me prokurorine se nuk po lufton korrupsionin!
Ha ha ha ha haaaa!
Po ku behet korrupsioni sot pervec se ne administraten shteterore?
Po kjo qeveri,qe ka lejuar lindjen dhe lulezimin e ketij korrupsioni ne radhet e veta,a nuk ka fare pergjegjesi?
Po ai qe “VODHI LOPEN” a nuk paska pergjegjesi,moj qeveri e mjere?
Ti lejon korrupsionin dhe nuk e gjen te keqen tek vetja,por tek te tjeret!
Hapu dhe te futen!
A NUK JANE RROGTARET E TU,KETA TE KORRUPTUARIT QE TI BEN SIKUR NUK I NJEH, moj e mjera qeveri?
SHAN I DHJERI TE PERMJERIN!
Qevria,per cilen prokurori e ka fjalen,per ate qe eshte nen kembet e Sali Berishes? Po nuk u pastrua drejtesia nga agjentet e Saliut dhe te pd-ke,keshtu do jete.Akoma do kemi korrupsion,dhe ata qe kapen nuk do denohen.Jemi dakord me qeverine,por ja qe akoma jane ne fuqi njerzit e emruar nga pd-k, per te shpetuar njerzit dhe kriminelet e saj.Qetesi dhe drejtesi,do kete shqiperia,vetem kur te vdesin Sali Berisha.