Magjistratura tregon “pendesën” për votën pro Reformës

24 Korrik 2018, 20:47Editorial TEMA
Magjistratura tregon “pendesën” për votën pro

Nga Mero Baze

Dështimi i votimit për Shkollën e Magjistraturës, që ka shkaktuar dhe reagimin e SHBA, është një nga ato detajet që qartëson hartën e përpjekjeve për bllokimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Votimi në vetëvete i këtij ligji, nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe politike dhe do të mund të kalohej si një shtesë procedure në rendin e ditës, ndoshta pa bërë as lajm. Kjo do të ishte situata normale, sikur ai votimi me 140 vota për Reformën në Drejtësi dy vjet më parë të ishte real.

Sikur ato vota të ishin reale, sikur vullneti të ishte konsesual, sikur të gjithë ta donin reformën, ne sot nuk do kishim as vonesë për KLGJ, as për KLP, as Prokurorin e Përgjithshëm, as për SPAK dhe natyrisht nuk do mbeteshim dhe pa studentë në magjistraturë.

Por ato vota nuk ishin reale. Ishin vota nën presion dhe nën betimin e një pjesë të tyre, për ta sabotuar rrugës atë që nuk bën dot në draftin e reformës.

Ndaj tek kjo historia e votës për Shkollën e Magjistraturës, lajm është fakti që opozita nuk pranon të bëjë një votim rutinë, i cili nuk prek asgjë nga arkitektura e reformës, por korrigjon vonesën e shkaktuar nga vonesa e hallkave të tjera të procesit.

Mosvotimi përbën lajm mbi të gjitha, pasi tregon mënyrën si opozita po studion me laps në dorë çdo detaj për ta bllokuar reformën. Në kushte të tjera vota, për ta ndryshuur ligjin për “Magjistraturën”, do të ishte banale dhe as do të diskutohej.

Fakti që nuk votohet tregon shumë herë më tepër se sa fakti nëse ligji votohej. Nëse ligji votohej nuk do të kishte asnjë rëndësi dhe do quhej proces normal. Mosvotimi tregon se nuk ka qenë normal votimi me 140 vota i reformës. Ka një hipokrizi dhe një betim për t’u bllokuar gjatë rrugës.

Dhe tani që Vettingu ka nisur të presë koka, merr rëndësi dhe një votim rutinë siç është ky për Shkollën e Magjistraturës.

Merr rëndësi edhe për faktin se magjistratët e rinj tani kanë nisur përfytyrohen si ata që do t’u zënë vendin “heronjve” të drejtësisë së djeshme që po këput ëdo ditë Vetingu. Dhe duke e shtyrë ligjin, duket sikur i shtyjnë dhe disa ditë jetë këtyre që po ikin. Është instikti i pendesës për votën që dhanë në korrik të 2016.

18 komente në “Magjistratura tregon “pendesën” për votën pro Reformës”

  1. katarakti says:

    ishin mesuar te ishin te paparekshem. ta kishin drejtesine nen kembet e tyre dhe ta perdornin si xhol sa here kishin nevoje. Vettingun e votuan pas presioneve nderkombetare, ndryshe kurre nuk e “shisnin” vezen e tyre te arte. Por tani po perpiqen qe te pakten sistemi i drejtesise te mos bjere ne dore te kundershtarit. Se mendojne se nese nuk eshte me i tyri, nese Llallat dhe Dhallat, apo Zagaret nuk jane ne krye te ketyre institucioneve, ato kane rene ne dore te armikut. Prandaj tani bllokojne çdo gje. per ta detyruar Ramen te ulet me ta te beje kompromise. Pra qe Luli ta shtyje me raporte mjekesore dhe te mos paraqitet kurre per te dhene llogari per vjedhjet ne Rrugen e Kombit, dhe Berisha per te vraret me 21 janar. Por siç tha edhe Rama:”Me mire djepi bosh, se shejtani brenda”. Marreveshje me opoziten do te thote falje e krimeve qe kane ngjare keto 28 vjet ne Shqiperi.

  2. Kombi says:

    CECUA KA BICAK .

  3. Rroftë USA says:

    PD parti anti kombëtare, por kësajradhe nuk ka se cfar ti bej reformës.PD ne zgjedhjet e ardhshme do kthehet ne një shoqatë me 10 deputet.Rroftë USA

  4. Endri Fruthi says:

    I dashur Mero!
    Me pelqen “”Zeri i Popullit” qe kur ka rene ne doren tuaj.
    Ju,jeni qeni me besnik i Rames.
    Per ju , e tashmja ne gazetari ,nuk egsiston(per pjesen me te madhe te gazetarve ne bote, e tashmja eshte cka ata mund te ndryshojne apo pengojne). Per ju egziston e shkuara, aty shkelqeni. E tashmja eshte thjesht nje sajim i atyre qe ti i masakron per te shkuaren.
    Dikush me tha: Ne se Mero do kish gruan e bukur(ne fakt ai tha …te pranueshme…), edhe ate do ja kish dhene Rames.
    keep writing dude…
    ps, po munde jepja me zorr, “lidhja kembet”, l o l.

    1. Ai që s'ta bo të gjatë te kodra kuqe says:

      O endri bolja, mos ja ke dhënë motrën sali kriminelit për ta pompuar ?

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ne qoftese qenke kaq I bindur per cfare paske shkrojtur, ti ke nje rrugac I ulet I pacipe qe shkruan per familjen (gruan e tjetrit) ashtu sic ke shkrojtur. Ti je ajo qe pikerisht shoqeria civile shqiptare duhet ti shmanget ne mendime te ulta dhe degraduse. Ti sje burre, por nje femije I papjekur qe e vetmja gje qe ke formuluar nga shkolla eshte VETEM SI TE SHKRUASH. Ti je nje lango llapaqen kokebosh..

    3. adeci says:

      Fiks si fruthi qenke.

    4. timo says:

      Në qoftë s e i masim gjërat me kutin tënd o Endri, unë do të mendoja se ti e paske gruan e bukur për Lulin e Saliun. Mundohu mos gjykosh me këtë kut.

  5. DREJTESIN BEJE VETE says:

    Ish Ambasadori Gjerman Hofmann ne Shqiperi kur pa Nivelin e Politikaneve Shqipetare , dhe kur pa Videon e Ilir Floririt ,qe u be Publike nga Dritan Prifti DEKLAROJ:SI I VOTONI KETA POLITIKANE???????????????
    Dhe tani nje Pyetje per Meron:SI BEHET NESE POLITIKANET ASNJEHERE NUK VOTOJNE PER TE MIREN E VENDIT TE TYRE???por Votojne per te Miren e “Xhepit te tyre”???????????????

    1. Albi says:

      REvolucion behet dhe atehere priten koka .Sot nuk gijotine po ka sekuestrim

    2. salah says:

      Helmut Hoffmann ishte një ambasador i mirë. ambasadori aktual Susanne Schütz, bën vetëm fotografi me kriminelë, nxit çdo mashtrim në Shqipëri është një turp. Gruaja vjen nga hekurudha DAAD Georg Soros, e korruptuar budalla dhe pa kompetencë. Mafia paguar 2 miliard në zgjedhjet e fundit për postimet, tha Bernd Borchardt. Idiotët më të këqij të korruptuar në Tiranë janë diplomatët e BE-së

  6. Kaltra says:

    Të jetë për politikanët shqiptarë,Shqipërinë e merr lumi.Këta janë politikanët më të babëzitur që ka parë ndonjëherë ky vend.E kanë zhvatur, shitur e shqyer këtë Shqipërinë.Këtij populli i kanë pirë gjakun dhe vetë jetojnë në luks të paparë.E si mund të votojnë këta ligjet për magjistratët e rinj që do ti çojnë në burg këta monstra .SHBA dhe BE duhet të vazhdojnë presionet dhe luftën me këta fëlliqësira politikanë,përndryshe këta do ta mbysin reformën në drejtësi.SHBA ti shpallë të gjithë këta non -grata ashtu sikurse bëri me Llallën .Vetëm SHBA dhe BE janë shpresa e shqipëtarëve.

  7. keshilltari says:

    Nuk ka pse deshton Shkolla e Magjistratures Mero , jane keshilltaret e gjykatave qe kane vite qe punojne ne sistem , kane kaluar testimin ne shkollen e magjistratures duke marre 60% te testimit profesional si e parashikon ligji , por nuk do politika ti fusi ne shkolle aresyen e di vetem ajo. Ky ngerc ose deshtim qe e quan ti Mero zgjidhet me keshilltaret kete vit shkollor derisa sa ti vij mendja LSi apo PD te votojne ndryshimet. Ne fund te fundit keshilltaret jane te gjitha me arsim te larte juridik, me vite pune eksperience dhe shkolla e magjistratures eshte thjesht nje master per keshilltaret .Do zoti i vijne mend politikes deri ne shtator.

    1. Albi says:

      REvolucion behet dhe atehere priten koka .Sot nuk gijotine po ka sekuestrim

    2. Albi says:

      Keshiltaret me nje veting paraprak .Por edhe cdo kandidat per kete shkolle duhet ti nenshttohet vetingut te familjes nga vjen .Pervec kesaj te gjith te diplomuarit jashte qe kane mbaruar laura magistrale 5 vjet me nje procedure ekstra kuslufikimi Ata jane juriste 100 here me te pergatitur se lektoret e kesaj shkolle ku gjysma e tyre jane plagjiature .Programet e studimit te tyre jane shkence jurisprudence dhe interpretim jo si keta studentet e shkolles sone papagaj qe nuk dine se cesht jurispdudenca .Apo kemi edhe praktike gjyqsore ne .Ne jemi dhi e zgjebur bisht perpjete .programet e juridikut tone jane sa 10perqind e programeve jashte ne europe Keta bejn tre vjet bachelor dhe dy vjet master te profilizuar o penal o civil o administrativ dhe jane 1/3 juriste kurse jashte cilket e jurispredences 5 vjecare jane te plota ata diplomohen doktor ne jurisprudenc Po leshojn keta qe duan ti kene vete gjerat ne dore ? BE dhe ShBA ta marrin vete edhe kete problem .Te jete per ne i nxjerim magjistratet si Rovena Gashi Deshtim i plote .

  8. H says:

    Populli do të lodhet duke mallkuar, share apo denoncuar korrupsionin e ndyrë në shqipëri, kurse të korruptuarit dhe degjeneratat nuk do të lodhen dhe ndalojnë vjedhjet e tyre.

  9. a.f. says:

    Ambasada amerikane deklaroi qarte dhe hapur se “eshte pergjegjesi e Gjithe Klases Politike”.
    Sepse te gjithe kane frike nga nje Drejtesi e pavarur, qe mund te denoje grabitjet dhe krimet e tyre.
    A mund ti besoj une Temes, e cila qe nga mengjesi deri ne darke ka 5 vjet qe shan vetem “Opoziten”?
    A mund ti besoj une Temes, qe bllokon dhe censuron komentet kritike per qeverine?

  10. artibr says:

    po ça thua mero po ajo eshte njesoj si shkolla e please shtrihuni morni morni ata qe kane mbaru are jashte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje