Nga Mero Baze
Partia Demokratike është ankuar zyrtarisht pse e ka kaluar “Vettingun” gjyqtari Ardian Dvorani. Kjo nuk do të ishte kurrë një lajm, por në rastin kur për PD, e cila ka më shumë problem, me ata që nuk e kalojnë Vettingun, ky është lajm.
Deri më sot Berisha dhe PD janë ankuar vetëm pse gjyqtarët dhe prokurorët po eleminohen nga Vettingu. Ky është rasti i parë që PD ankohet pse një gjyqtar e kalon “Vettingun”.
Edhe pse duket si banalitet, në të vërtetë ky detaj tregon se PD po përgjon me laps në dorë, kush po i reziston dhe kush po i digjet nga lista e gjyqtarëve që i shërbyen kapjes së drejtësisë qysh pas tragjedisë së Gërdecit, kur për të shpëtuar të birin e tij të përfshirë me gjurmë të qarta në krimin e djegies së gjallë të 26 vetëve, Sali Berisha, i shpalli luftë shtetit shqiptar, drejtësisë dhe prokurorisë, për t’i ndarë “pro” dhe “kundër” tij.
Ardian Dvorani pati fatin e keq, që të kishte vëllain e tij viktimë të tragjedisë së Gërdecit. Ai punonte si efektiv i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ishte aty duke punuar në kontratën vdekjeprurëse, lobuar nga i biri kryeministrit.
Edhe kaq ishte e mjaftueshme që ai të rreshtohej në anën e armiqëve të Sali Berishës dhe të luftohej çdo moment. Ideja se drejtësia i duhej pikërisht për të mbuluar gjëmën e Gërdecit, pushteti i Berishës, e vuri gjyqtarin Dvorani pas murit.
Duke qenë vërtet një nga gjyqtarët korrektë të sistemit, dhe në shumë raste duke dalë në pakicë kundër vendimeve haptazi të padrejta nën ndikim politik, Dvorani u bë “delja e zezë” e pushtetit të Berishës për shkak të Gërdecit.
Tashmë që ai kaloi “Vettingun” pa asnjë problem të dukshëm, Sali Berisha i është turrur përsëri. Njeriu që mbrojti pa turp një gjyqtar të kapur dhe dënuar për vjedhje në Itali, është akoma më i mëriztur, pse vëllai i një prej viktimave të djalit të tij, mund të jetë sërisht gjyqtar. I brumosur me sa duket dhe me ndjenjën e “ndarjes me kanun” të drejtësisë, ai e përfytyron Dvoranin, si vëllai që do marrë hak për vëllain, e nuk do t’i ndahet djalit të tij gjithë jetën. Të shikojmë si do ta ketë këtë ndjesi për gjyqtarët e tjerë të Gërdecit, për ata që ja falën djalin, nëse eleminohen, apo e kalojnë, atë. Të shikojmë a do ta shprehë dëshpërimin apo gëzimin, apo do të përmbahet.
Në rastin e Dvoranit, nuk e mbajti dot.
Është mire ta ketë ndjesinë se Dvorani nuk do ta harrojë Gërdecin as me Kanun, edhe pse Dvorani është gjyqtar i Republikës, jo i Principatës Lek Dukagjinit.
Por ndonjëherë keqkuptimet, janë më të mira se sa e vërteta. Dhe është mirë që Sali Berisha e gjykon qëndrimin e Dvoranit në sistem si një hall familjar që ka të bëjë me Gërdecin. Mirë që nuk po dënohen për atë gjëmë që kanë bërë, por të paktën të mos jenë të qetë. Dhe për këtë mjafton dhe një emër si Dovrani në sistem.
Editoriali me i sakte dhe e vertete e gjithe kesaj historie, kushdo qe e lexon kupton te gjithe prapaskenen e veprimeve mafioze te sali berishes dhe familjes se tij. Por e verteta triumfon dhe na jep shprese qe ky vend do behet
1 gje nuk kuptova une me kete rastin Dvorani
Ky eshte rreth te 60 _ve.
I jati qe i bie rreth 80 vjec ku i gjeti 10 milione leke qe ja dha borxh te birit????????
Apo po je rilindas e kalon vetingun?????
Vetingu perfundoi si vetingu ne polici
Po je polic i thjeshte dhe ke 1 vella te denuar per droge perjashtohesh.
Po je rilindas behesh minister.
Nuk ju duket se po e tallni trapin rendshem me njerezine??????
Sa i zoti qenke ne maths ti me ben hill i sales..i bone llogarite menjehere..
i dashur idioti ben, u shpreh dhe ne komision dhe ne lajme qe prinderit kane perfituar demshperblim nga vdekja e te birit ne gerdec. mund te perdoresh trurin dhe ta kerkosh ne net, se e ke me vlera deri ne qindark.
Perpjeka e saliut per te mos lejuar avancimin e shtetit del hapurazi dite mbas dite. Por oligarkise “Berisha” po i vjen fundit dhe kete ai e ndjen. Gjygjtari Dvorani eshte nder te paktet gjyqtare i cili nder vite nuk u perfshi ne ceshtje korruptive dhe si nder te paktet burra shteti nuk u genjye nga pushteti dhe nga paraja duke vendosur integritetin moral dhe shteteror perpara interesave personal. Dhe heret a vone ai dhe ato pak persona te cilet kane kryer kete gje do mbahen mend ne histori ndersa kancerat e vendit si berisha me shoke do te jene seshpejti nje faqe e grisur e historise se shtetit shqiptare.
Kushdo ka patur te beje qofte dhe nje dite me sistemin e drejtesise ne Shqiperi, e di qe Dvorani eshte njeri i afte dhe i ndershem qe ka zgjedhur nje stil jetese dhe pune ndryshe nga pjesa me e madhe e gjyqtareve ne vendin tone. Nuk eshte perlyer ne asnje vendim per te favorizuar politiken dhe nuk eshte genjyer nga paraja e korrupsioni si koleget e tij. Prandaj i vellai tij punonte ne gerdec dhe jo ne ndonje post te rehatshem e fitimprures si koleget e tij. Por sali berisha kriminel mbi kriminela, do te zhduke dhe te shfarose kedo prej te cilir frikohet, sic beri enver hoxha ne kohe te tij. Ah mor Sali tu shofte fara ty dhe kriminelave qe ke per kalamaj qe vetem dhimbje mbillni kudo shkelni
Ore po Dvoranit sikur i dolen goxha shume e madhe lekesh e pajustifikuar – si ka mundesi qe e kaloi? Me le cik te dyshoj
Agron e pajistifikuar eshte dicka tjeter, e padeklaruar eshte dicka tjeter. Dvoranit i mungonin llogari rrjedhese te cilat dhe komisioni tha qe ishin plotesosht te justifikuara. Po ja ve theksin fjales munges se kt eshte dallimi i madh qe dhe media nuk arriti ta specifikoje. Leket ishin deklaruar ne vite, po te njejtat ishin thjesht per nje gabim ne formularin e vettingut nuk u deklaruan
E mor sali, vetem dhimbje ke shkaktuar ne kete popull ti dhe femijet e tu. Persa i perket rastit Dvorani skam ca them se kushdo qe mer vesh nga juridiksioni e njeh mire qe nuk eshte perlyer asnjehere me balten e korupsionit dhe padrejtesise. Edhe 10 gjyqtare te ishin si ky Shqiperia do ishte si Zvicra e si Norvegjia. Ka rrezikuar shume e eshte burre trim se i ka dale ne pakice vendimi krimineleve dhe politikaneve atehere kur nuk kane patur te drejte. Keto jane prova e bardha mbi te zeze jo llafet e PD. Po si nuk u vjen turp burra qe dalin e lexojne ca i shkruan lulushi behen gazi botes
Shume here je brilant ne shkrime mero, po kesaj radhe me I sakte ,shto dhe medium ne liste qe duhet te mos dalin kure nga burgut ose te miratohet ligji me vdekje pushkatim per keto monstra qe akoma rine dhe notojne ne pasuri dhe ne parlamentin tone te inkriminuar.
Mero je shume i sakte vetem se ke nje gabim.Mos u mer me me Berishen se.ti e di.qe ketoj cakalli.me.zgjebe i eshte furmuluar.dhe pritet te.zbatohet urdheri i arrestimit ku patjeter shqiptaret do tje lajne borxhin per te gjitha.sic.dine.ata.Por.turju.Edi Rames i coli me policine gjykatat dhe pushtetin ekzekutiv absolut duhet ta kishte fut me kohe ne burg.Por ka shperdorur detyren dhe besimin e shqipetareve te cilet.e.zgjodhen jo vetem per te folur bukur.E them kete.se Edi vazhdon me keto qendrime si kur i ra shpatullave Sales .Keshtu ne rastin e.vetingut per Xhezair Zaganjorit.Emonences gri te Sali.Cakallit.Ai qendroi sikur ishte refugjat ne.France dhe jo kete.Ndersa per ata hajdutet e.xhepave qe po largohen nga sistemi i drejtesise mban fjalime ne forme sage.
..nje analize e sakte shfryn tollumbacin opozitar..do te desha te ishin te besueshem..por ata hane gjithmone groshe..dhe qelbin gjithshka..
X