Njeriu që tradhëtoi iluzionet e veta për Kosovën

26 Korrik 2018, 20:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndërsa kishim filluar të krijonim rankimet e para të atyre që kishin bërë më shumë vite burgje në vitin 1991, Adem Demaçi u shfaq papritur në krye të listës së bashku me Pjetër Arbnorin. Të dyve u llogariteshin rreth 28 vite burg, me nga tre dënime në kohë të ndryshme. Dhe portretet e tyre filluam ti formatojmë njësoj në kokën tonë, si “luftarë të lirisë”. Por iluzioni i lirisë për ta ishte e ndryshëm. Në Kosovë liria ëndrrohej duke ëndërruar shtetin e Enver Hoxhës në Shqipëri duke ëndërruar rrëzimin e tij.

Adem Demaçi hyri në Shqipëri nga Qafë Thana në pranverë të vitit 1991 dhe ata pak reporterë që e prisnin aty nga media zyrtare e Tiranës, ngelën pak të hutuar kur ai lavdëroi Enver Hoxhën. E vlerësonte Enver Hoxhën si njeri që kishte ndjekur një strategji të fortë kombëtare dhe kishte zhvilluar Shqipërinë.

Më pas kishte vazhduar rrugën e lodhëshme në kthesat e Librazhdit dhe Elbasan. Ishte ndalur diku në Qafë Thanë, nga ku dukej Elbasani i mjeruar i vitit 1991. Shfryu pak me vete. Një vit më parë, disa muaj para se të dilte nga burgu, kishte thënë një intervistë për “Vecernji list”, në të cilën kishte theksuar se “unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar dhe si një udhëheqës gjenial që, natyrisht i ka pasur edhe gabimet e veta, por asnjë gabim strategjik.”

Kishte justifikuar dhe spastrimet si luftë për një cilësi më të mirë të burokratëve. Por dukej se po lëkundej.

Pak ditë më vonë pas qëndrimit në Shqipëri duhet ta ketë pasur shumë të vështirë që ndryshoi mendim. Jeta e tij në burgjet e ish Jugosllavisë, ishte e frymëzuar nga ideali për lirinë e Kosovës dhe nga shpresa se shteti shqiptar është i fort.

Patriotizmi i tij ishte njëlloj nacionalkomunizmi, çka ishte në të vërtet identiteti i vërtet i lëvizjes nacionaliste në Kosovë. Ata që kishin vuajtur në burgjet shqiptare nga komunizmi, ishin dënuar kryesisht si kundërshtarë të Enver Hoxhës, ndësa ata që vuanin në Kosovë, ishin trimëruar për lirinë e Kosovës kryesisht në saj të dashurisë për Enver Hoxhës. Ky ishte keqkuptimi më i madh që nuk mund ta sqaroje aq lehtë në vitin 1991 në Tiranë, kur plagët e komunizmit ende rridhnin, ndërsa liria e Kosovës kish pasur në identitetin e saj frymëzimin prej butaforisë së komunizimit tonë.

Adem Demaçi duhet të jetë ndarë me shumë dhimbje nga sqarimi i këtij keqkuptimi historik, por sakrificat e tij për lirinë e Kosovës nuk prekeshin aspak nga kjo gjë. Ai ishte burgosur fillimisht si një nacionalist që kundështonte dërgimin e shqiptarëve të Kosovës në Turqi, pastaj si nacionalist kundër regjimit jugosllav dy herë të tjera.

Ëndrra e tij për një Kosovë të lirë nga Serbia, natyrisht nuk ishte e shoqëruar me ndonjë ëndërr për demokraci evropiane, por në vitin 1991, kur mori çmimin “Saharov”, ai tentoi ta modifikonte ëndrrën e tij. Jo vetëm Kosovën por Ballakanin ai filloi ta ëndërronte si një federatë popujsh miqësorë, bash në prag të luftrave më të përgjakshme të Ballkanit.

Ai ishte i bindur se Ballkani nuk ja dilte dot e ndarë dhe Kosova do ta kishte të pamundur pavarësinë, nëse nuk federalizohej Ballkani, një ëndërr e cila do të dojë ende shumë kohë të fillojë të besohet. Por ai e besonte në vitin 1991.

Viti 1991 ishte viti kur Demaçi ballafaqoi të shkuarën e tij me realitetin e hidhur në Shqipëri dhe Kosovë dhe u përpoq të ulej me këmbë në tokë.

Ai kish themeluar ndërkohë Këshillin e Të Drejtave të Njeriut dhe po bëhej dokumentuesi i rrënimit të lirive njerëzore dhe kombëtare në Kosovë.

E kemi pritur në redaksinë e “Rilindjes” në Tiranë në vitin 1994, pasi i kishte dhënë fund grevës 11 ditore kundër mbylljes së gazetave shqip në Prishtinë. Gazeta “Rilindja” kishte filluar botohej në Tiranë dhe ai mbriti në redaksinë e saj, në atë kohë ende në godinën e ATSH, i bindur se greva ja kishte arritur qëllimit. “Rilindja” ribotohej në Kosovë me emrin “Bujku” dhe ishte e vetmja gazetë ditore e Kosovës që botohej tashmë në Zvicer dhe Tiranë.

Demaçi ishte heroi i asaj greve që nuk mundi të ndalë gjithçka, por i dha dritë shprese regjistrimit privat të gazetave të reja shqip.

Më është dashur ta takoj përsëri në vitin 1996 ndërsa punoja tek “Zëri i Amerikës” . Demaçi ishte ftuar në Tiranë nga Sali Berisha për ti dhënë një dorë luftës së ftohtë që Berisha kishte nisur kundër Ibrahim Rugovës, i cili nuk pranonte që  krizën që kish nisur në Shqipëri, Berisha ta zhvendoste drejt Kosovës.

Adem Demaçi dukej se e kishte pranuar me qejf ftesën për arsyet e veta, por ishte i pasigurt për atë që po bënte. Intervista me të ishte një kalvar i vërtet për ta takuar. Njerëzit që e rrethonin ma ndërruan tre herë vendodhjen dhe vetëm në fund e kuptova, se ndërsa unë rrija kot në hollin e Hotel “Vjosës” në Tiranë, Ademi ishte vetëm një kat sipër meje. Frustracionet nga përndjekjet jeta ilegale dhe klima e pasigurt e Shqipërisë e kishin bërë të vetën. Intervista ishte e shkurtër, aq sa u duhej të gjithëve. Ai foli për nevojën e radikalizimit të rezistencës në Kosovë, siç e mendonte ai, por jo pse kjo i interesonte Berishës. Berisha e përgëzoi dhe e priti në mbrëmje në Presidencë me nderime për atë që i interesonte atij, ndërsa në Kosovë krahu i LDK filloi ta ironizonte.

Jehona e atij qëndrimi u ngulit gjatë në historinë politike të Berishës, raporteve të tij me Rugovën edhe pse Demaçi e kishte bërë atë për hesap të vet. Ai thjesht kishte arritur në fazën që e donte luftën në Kosovë. Kishin ikur prej tij tashmë, gjithë mitet e federalizmit, bashkjetesës me serbët, enverizmit dhe iluzioneve të tjera që kishin mbushur vizionin e tij si ëndërrimtar romantik i një Shqipërie që nuk egzistonte.

Pastaj erdhi viti 1999. Në një nga ditët e Konferencës së Rambujes, ndërsa ishim në qytezën e vogël franceze, dhe delegacioni, edhe ashtu i ndarë i Kosovës, me LDK dhe UÇK, ishte duke u unfikuar nën trysninë amerikane, në ekranet e TV shfaqën Adem Demaçi me një djalë flokgjatë që quhej Albin Kurti dhe që u shfaqën si zëdhënës politik të UÇK, të cilët bënin thirrje të mos nënshkruhej Marrëveshja. Madlen Ollbrajt e cila nxitoi ti telefonoje atij  në Lubjanë, për të mos shkatërruar gjithçka një ditë më vonë, kishte ngelur e shastisur nga biseda. E shastisur nga gjithçka por sidomos nga distanca që ai kishte me zhvillimet e ditës dhe qasjen e tij afatgjatë për Kosovën. Është ndoshta takimi më i gabuar i historisë së tij, pasi ka takuar shpëtimtarin e ëndrrave të tij, në ditën më të keqe dhe e ka zhgënjyer atë dhe veten.

Njeriu që kish ngritur kultin e shqiptarizmit në Kosovë për të gjithë ata që nuk e njihnin nga larg, vazhdonte t’i dëshpëronte ata që e takonin.

Dhe fill pas kësaj kur nisën bombardimet, ai ndryshe nga të tjerët qëndroi në Prishtinë. CNN shfaqte skenën e pabesueshme se si ai zihej me ushtarë serb para një dyqani në Prishtinë, dhe më pas rrëfimi i tij, kur e marrin në postën e policisë . Ishte aq i qetë dhe i pafrikësuar nga ajo që ndodhte, sa dukej si ata njerëzit që mezi presin stuhinë të dalin të lagen dhe ndoshta të mbyten prej saj. Një “zgalem” që nuk dinte ç’të bënte më veç të ëndërronte ta vrisnin serbët.

Së fundmi e kam takuar në Sarandë disa vite më parë rreth vitit 2010. Kryetari i Bashkisë më tha se ishte regjistruar si banor i saj dhe kishte marrë diku një shtëpi në rrugën drejt Butrintit. Po ecte në këmbë drejt shtëpisë së tij dhe kërkesa ime për të hipur në makinë e shqetësoi. Nuk më njohu dhe u gëzova. E shoqërova në distancë me frikën se mos kish humbur rrugën, por fqinji i tij ku banonte, më tha se ishte i sigurt aty dhe ndjehej mirë që nuk e njihnin njerëzit.

-Po ti e njeh i thashë?

-E di, e di më tha. Bujar Demaçi më duket…

Nuk e korigjova. Së paku mbiemrin e kishte në rregull. Ai ishte ngulur në mendje të shumë njerëzve si dikush që luftoi për Kosovën. Dhe tani mund të iki i qetë. Si dikush që i tradhëtoi dhjetra herë iluzionet e veta për mënyrën se si do bëhej Kosova e lirë, por kurrë nuk e tradhëtoi Kosovën për iluzionet e tij.

15 komente në “Njeriu që tradhëtoi iluzionet e veta për Kosovën”

  1. Aleko says:

    koncepti per lirin, sidomos ate kombetare eshte nje concept unik, nuk njeh dogma ideologjike, dhe shfrytezon cdo burim njerezor, historic ,ekonomik , kulturor, atdhetar .. dhe fillozofik ne rrafsh kombetare e me gjere per tja arriytur qellimit. Shqiperia si vende ame dhe personaliteti I Enver hoxhes .ishte nder frymezimet keryesore te Luftetareve te Kosoves dhe liderve te te saj —,Adem demavci me shoke,— dhe nje deshmi e qarte per ate qe perfaqeson sot Kosova…regjimet e brendeshme pastaj shkojne e vijne dhe nuk kane lidhje me lirin kombetare…kejo besoj ka udhehequr gjate gjithe jetes dhe te madhin dhe martirin shqipetare te kosoves dhe mbare kombit Adem Demaci…

    1. Epiriiiii says:

      Demaçi ishte skllavi i Jugosllavis Serbo Titiste qe sakrifikonte gjithçka edhe jeten per Shkatrrimin e saj. Sakrificen e Demaçit po e Shperdoron Klasa e Sotme Politikane ne Dardani, kjo klas Politike po Shperdoron edhe Luften qe ata vet bene per 1 Kosov qe ndryshe e Mendonin dhe Ndryshe po e ndertojne.

  2. faikonica says:

    Edhe kur jena trima,jena prap gjysmake pa busull

  3. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    I pa harruar qofte kujtimi I tij
    Respekte Zotit Adem Demaçi per c’fare I dha Shqiptarise
    Respekte Atdhedashes
    Pushofsh ne paqe

  4. Anti komunist. says:

    Sakte! Demaci ishte nje komunist qen bir qeni……

  5. Veron Dibra says:

    Nuk ke shkruJtur ndonjëherë gjë më të dobët o Mero!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Ne rast krize sidomos per liri nga pushtuesi, merr si alternative edhe gjerat me te pakuptueshme vetem qe endrra qe ti kerkon te realizohet. Mund te zhgenjehesh nga alternativat por rezultati ishte vetem nje.. Ne kohe te Enver Hoxhes, nga aspekti ushtarak ishte normale qe nje vend ballkanas fqinj e dinte qe ishte nje ushtri me disipline dhe nuk toleronte asnje kercenim. Dhe ishte gje e mire qe UCK-ja e kishte ate frymezim.. Adem Demaci ishte nje qytetar I brezit te vjeter (dhe jo vetem ate) ku shifte shqiponjen si flamurin e ardhshem qe per fat te keq nuk ndodhi.. Koha do e integroj..

  7. Ervini says:

    Ke filluar edhe ti Mero ti tradhetosh idealet e tua. Nqs Saliu bente thirrje qe te mos firmosej Rambujea dhe per kete ne e quajtem spiun te serbeve, atehere edhe Ademi nuk e beri nga atdhe-dashuria por nga spiunlleku se nuk ka si te jete ndryshe.

  8. olimpia says:

    Je nxituar Mero….Cilesimi me i sakte per E.Hoxhen eshte bere nga gjiganti i gazetarise italiane,Montaneli, …nacionalkomunist…Pra e para ishte nacionalizmi.Edhe Demaçi ishte nje shqiptar i madh qe e perdorte idete komuniste per çlirimin e Kosoves…Dhe natyrshem Kosova syte i mbante nga Shqiperia.Ndersa luhatjet ne momentet e veshtira jane normale .Edhe amerikanet fillimisht nuk e perkrahen UÇK ,si me orientim te majte .Por kur i bene mire llogarite doli qe me mire UÇK me orientim te majte por e vendosur dhe e organizuar se sa nje levizje ku mund te infiltronin islamiket apo …gandistet…e Rugoves qe perballe nazisteve te Sllobodanit nuk do te arrinin asgje,veç çfarosjes se shqiptareve..Mero ,duhet pak kohe per te gjykuar figurat e medha.Parlamenti europian e dinte qe Demaçi ishte i majte ,por nuk nguroi per dhenien e çmimit Saharov ,ashtu sikurse edhe Mandela i majte mori çmimin Nobel per paqen .Vleresohet themelorja ,sakrica per LIRI…

    1. pompisti says:

      Akoma duke share komunizmin z. Mero! Aman o zot, keta te bejne dicka me mire e mandej te merremi me komunizmin. Duam ne, nuk duan burgaxhinje dhe ordineret Enver Hoxha do te mbetet ne jete si i vetmi burre shteti qe e cliroje dhe ngriti shtetin e vertete shqiptar.

  9. Baliu says:

    E qka i thojne atij qe vazhdimisht i tradhton idealet e veta? I thojne oportunist, apo kah te fryn era. Mbas luftes se fundit vraponte te hynte ne manastiret serbe, te cilat ia mbyllnin deren. Provonte te hynte ne turmen e serbeve qe mblidheshin te festonin ne Gazimestan, aty ku festonte edhe Slloba dikur, por as aty nuk e pranonin. Provonte te behej njefar zedhenesi i magjupve, por edhe aty pa ndonje sukses. Mandej u vu ne sherbim te plote te Bandes se Zanzibarit, nje grup kriminelash qe me vjedhje e vrasje e ka rremby pushtetin ne Kosove, dhe te cilet e kryesojne listen e te akuzuarve te Gjykates Speciale. Per shkak te sherbimit besnik, Banda e Zanzibarit e shperblej me at banesen ne Sarande. Mund te thuhet lirisht se ishte nje Sokrat i vuajtur qe vdiq si derr i kenaqur.

  10. Ledion says:

    Shkurt, nje koqe gomari.

  11. D O K L E A T I says:

    Ne stadiumin futbollistik te Prishtines me dhjetra mije beohorisnin ” EHO” “EHO”
    E njejta gje ishte ne Tirane.
    Me mijra demonstruas ne Washington dhe New York, pran OKB demonstronin me flamur shqiptare ku qendronte hylli.
    Demaci dhe as Arbenori nuk ishin Voiclav Havel. Nuk ishin intelektual. Ishin vetem simbol te rezistences: njeri nga okupimi serb, tjetri nga okupimi ideoligjok serbo-rus.
    Ne kohe te sundimit te Rugoves nuk pati jihadist ne Kosove. Ne Shqiperi dhe ne Kosove jihadistet linden ne kohen e sundimit te Thacit dhe Berishes. Te dy keta ishin pri-turq. Rugova ishte pro- perendimore.

  12. Mero qe ja ka fut si kau peles says:

    Kta ne shqipri mero ishin pjellat e bashkepuntorve te nazifashizmit kunder vendit ton . pra ishin puro antishqiptar ishin ish tradhtar te atdheut qe luftonin kunder interesave komtare. Kurse i madhi demaçi ishte atdhetar nacionalist dhe nuk kishte lidhje me armiqt e kti vendi ktu esht ndryshimi mos ngaterro miellin me krunden.

  13. artikulli ordiner. says:

    MERO sot ke shkruar si ordiner ,tipik dervish e kaloç je tregu ,po si nuk te vjen turp o faqezi qe ngaterron figuren e te madhit ADEM DEMAçI me pasardhesit e kriminelve antishqiptarve dhe llumit te rreaksionit qe luftonin kunder shtetit SHQIPTAR te zgjedhur me voten e lir 100 per 100 te kti popullit , ngaterron kte ATDHETAR me bashkepuntoret e nazifashizmit dhe agjentet ne sherbim te UDBse jugosllave te asaj kohe , kta jan heronjt e tu o pler dhe te seres tende , po jo te pjeses tjeter qe e duan kte tok dhe sakrifikojn jeten per kte tok . Demaçi luftonte kunder UDBse , kta plera qe pushkatoj shteti SHQIPTAR mas lufte kta pushta antishqiptar te reaksionit te veriuti sherbenin UDBse ,çfar e lidh ADEM DEMAçIN me tradhtaret e kombit , ai vet esht atdhetar qe per lirin e kombit vetsakrifikoj jeten , kta plera ne SHQIPRI u pushkatuan e u burgosen se luftuan kuder kobit dhe popullit te vet kta ishin dhe do mbeten turpi kombit , turp te kesh mor faqezi kur ngaterron miellin me krunden ,jan te kundert kta mostrat antishqiptar qe pushkatoj PPSHja me luften e atdhetarit ADEM DEMAçI kta ishin kundershtaret dhe te DEMAçIT vet, se ishin armiq te kombit ton dhe shoket e tu mero po jo tonet legen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje