Ilir Meta ka bërë detyrën!

27 Korrik 2018, 20:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta nuk ka zhgënjyer askënd. Edhe Erion Veliaj që thotë se jam zhgënjyer, e ka çështje leksikore. Në raste të tilla ashtu thuhet në manualin e marrëdhënieve publike. Vendimi për të kthyer dhe një herë në Kuvend ligjin nuk mbështet tek nëntë arsye teknike, të sforcuara, mbështetur në ide doktrinare dhe jo në nene ligjesh, që ka shkruar stafi i Ilir Metës, por tek më shumë se nëntë arsye politike që Ilir Meta ka për ta kthyer atë.

Kryearsyeja ka të bëjë me faktin se Ilir Meta nuk është President mbi palët, por bashkryetari i opozitës dhe si i tillë ai nuk mund të hidhte në erë postin e tij real. Duke ndarë postin e bashkryetarit të opozitës, ai është në të drejtën e vet të mbrojë pozicionin e saj.

Vota e tij ka të bëjë mbi të gjitha me unitetin e opozitës. Një vendim ndryshe i Ilir Metës do të përçante opozitën, do ta dobësonte atë dhe do ta fuste të ardhmen e bashkëpunimit LSI-PD në një spirale të rrezikshme.

Për këtë, ai madje pranoi dhe lojën e “kërcënimit” nga Lulzim Basha, deri me luftë civile, që të vepronte dhe në emër të “shmangies” së kësaj lufte, edhe pse ai Lulzim Bashën sië thotë vetë nuk e beson, edhe kur i thotë “Mirëmëngjesi”.

Arsyet teknike që ka rreshtuar në ligj, referimet doktrinare tek të drejtat kushtetuese dhe rëndësitë e trashëgimisë kulturore, janë hartime këshilltarësh që kanë në biografinë e tyre, më shumë dënime nga drejtësia, se sa deklarata për mbrojtjen e drejtësisë.

Problemi moral i ligjit ka të bëjë me faktin se ai është një ligj special për kushtet specifike si po ndërtohet Teatri dhe të gjithë do të ishim të lumtur sikur të kishte një zgjidhje për ta ndërtuar me paratë publike dhe jo me ato të një privati.

Por Presidenti nuk e ka këtu problemin. Një vit më parë me iniciativën direkt të tij, për llogari të një klienti të tij, është negociuar me Bashkinë e Tiranës, një ligj i ngjashëm për kullën 250 milionë dollarëshe në “Bulevardin e Ri”, ligj i miratuar në seancën e fundit të Parlamentit të vjetër, ku Meta ishte kryeparlamentar dhe më pas i firmosur nga Bujar Nishani, që tani punon si kapter në sektorin e propagandës në SHQUP.

Pra nuk është fjala, as për parime, as delikte ligjore dhe sidomos ju lutem, as për trashëgimi kulturore. Është fjala për një betejë politike, të cilën Ilir Meta ka të gjithë të drejtën e zotit ta bëjë si bashkryetar i opozitës. Nuk ka pse bëhet bukëshkalë me partnerët e tij në opozitë, aq më keq, që kur ishin bashkë në pushtet, dhe Ilir Meta ishte në hall, ata e mbrojtën me gjak. Do të ishte turp të sillej ndryshe. Ti shiste për një Teatër, i cili mund të bëhet 50 ditë më vonë!

38 komente në “Ilir Meta ka bërë detyrën!”

  1. Cicmici says:

    Shkrim jot mero eshte 100 % gabim.Aty dhe nje budalla me kartel e kupton qe ka shkelje ligjore spektakolare njelloj si te saliut.Analogjia jote me kullen te bulevardi eshte budallekmeta eshte nje nga njerezit me te korruptuar por me rastin konkret ka vepruar 100 % drejt prandaj mos na e shpif edhe ti me shkrime idiote qe I blejn vetem kokmutet

    1. Mziu says:

      Shko mor leshko!

      1. korektuesi says:

        NUK E KA PASE MENDJEN KESHTU LILKA, PO JA PRISHI XHELAL ZIU DHE VOLTANA ADEMI E KISHTE VESHE BREKET MBRAPSHT, PO EDHE JAR PAMUTSTAQE QE U PERPOQ TE PISHTE KENDIN E LOJRAVE PER FEMIJE

        1. ben says:

          Mua dhe cdo njeriu normal ne kete vend nuk i ben me pershtypje vjedhja grabitja dhe banditizmi i rilindjes.
          Sepse cdo njeri normal e di qe kr rilindasit i duhen ato 200 milione euro qe fitohen nga toka e perbashket e teatrit.
          Edhe krahasimet e meros se pse mund te behet nje kulle ne Paskuqan justifikon grabitjen e 200 milione euro te km, shumicen e njerzve e ben per te qeshur.
          Diskutimi eshte tjeter
          Rilindja e di qe nuk do jete me ne pushtet mbas ministrave bandite mbas vjedhjes dhe grabitjeve me shendetesine, hashashin, rruget, pronat cdo kush e ka te qarte qe rilindja i ka ditet e fundit te pushtetit dhe deviza e saj eshte te kapim ca te kapim.
          Mua me shqeteson dicka tjeter.
          Nese Lulzim Basha neser km vendos te shembi piramiden dhe te ndertoje ca pallate, te shembi akademine e arteve dhe te beja ca pallate .
          Cila opozite do kete moralin ta ndaloje, cila shoqeri civile do kete moralin ta ndaloje apo cila media rilindase do e ndaloje.
          Nese ed rama 1 km rruge e ben me dyfishin apo 5 fishin e cmimit te saliut , atehere edhe lulzim basha neser do e beje me dyfishin e cmimit qe po grabit rama sot. Kush do ta ndaloje.
          A do kete njeri neser moral ti kerkoje llogari Lulzim Bashes kryeminister??????

    2. Zigur Qarri says:

      Në e hëngsh është kjo punë.Të shohim,sa viktima (budallenj me kartel) do të ketë Editoriali Bazes.

      1. Mul Noka dhe Paloka says:

        Pse, demek ti vertet beson që Ilir Meta eshte njeriu me i ndershëm ne Shqipëri?
        Vertet ti mendon se Basha po mbron trashegiminë kulurore te Shqipërisë?
        Letrat e projektit dhe te investimit Jane ne tavoline. Çfare do behet me Teatrin, dhe çfare do perfitoje firma Fusha Jane ne tavoline.
        Ose denoncojeni Ramen ne Prokurori dhe ta plasin brenda, ose ‘trusni bithen’ dhe mos na hapni barkun me deklarata komuniste anti-oligarki.
        Thoni pra hapur, që ky projekt nuk mund të vazhdoje sepse nga kaq metra katrore që Jane te Teatrit, kaq do t’i marre Fusha dhe kaq do t’i mbeten teatrit që eshte e pa drejtë.
        Pastaj na tregoni ju largpamesit dhe hetuesit e pavarur se ku eshte korrupsioni, dhe sa i eshte premtuar Edi Rames nga ky Fusha.
        Asgje nuk Po thoni. Mut qe te hani po thoni.
        Hidhni vetëm disa shashka tymuese me disa shifra 200 miljoneshe, dhe prisni t’ju degjoje njeri.
        Sheshi Skenderbej u be, ju hengret mut.
        Stadiumet ne Elbasan dhe Shkoder u ndertuan, ju hengret mut
        Arena Kombëtare po ndertohet siç do Edi Rama, ju hengret mut.
        Parku i Liqenit u ndertua siç donte Lali Eri, ju hengret mut.
        Edhe tani njelloj po hani, dhe Teatri do ndertohet. Pse? Sepse ju jeni the tufe qensh rrugesh, që lehni, dhe nuk te hani. Rama luan me ju si ai që u hedh qenve nje kocke që te ziheni, dhe ai ha mishin.
        Por e di ti Zigur Zeza se çfare ndodh me qente rrugeve? Ta them unë.
        Bashkia nxjerr nhe urdher dhe ose i vrasin kur Jane te dhunshem, ose i fusin ne qendrat per riedukimin e qenve, që pastaj t’u dale ndonje pronar t’i adoptoje.
        Ndersa Rama do kenaqet ne fitoren e vet, mbase edhe do marre pjesen e vet te fitimit, por kur te ndodhe vertet korrupsioni, ju do keni pushuar se lehuri, do jeni bere disa qen te bindur, sepse ju nuk dini as te lehni dhe as kur te lehni.
        Keni lehur kaq shumë say keni humbur besimin si qen, dhe populli thotë, “eh ç’na çane trapin keta duke bere Gam Gam”.
        Prandaj, nqs te ecen fjala tek Basha dhe Berisha, u thuaj te nderroje taktike se ndryshe do vdesin ne opozite dhe do e bejnë Ramen miljarder.
        Megjithese askush nga ju nuk ka vertetuar dot deri me sot asnje korrupsion personal te Rames, dhe asnje denoncim ne Prokurori nuk eshte bere nga opozita per ndonje minister. Sepse gam gamet nuk Jane prova.
        Debila. As opozite nuk dini te beni, që t’ju marrin njerezit seriozisht.

        1. ben says:

          Cobani i rilindjes
          Nese nuk do te kishin cuar me dhi dhe do kishe mbaruar klasen e dyte fillore do dije aq matematike sa mos te na tregoje dhe ne te tjereve qe je thjesht. COBAN.
          Z . COBAN
          TE TRUALLI I TEATRIT DO NDERTOHEN 80.000 METER KATROR KULLA. ME 3000 EURO METRI KATROR SHITJA I THONE 240 MILIONE EURO.
          NESE KOSTO E NDERTIMIT PERFSHIRE DHE TEATRIN SHKON 500 EURO PER METER KATROR QE NUK NDODH KURRRE ATHERE SHPENZIMI I FIRMES ESHTE 80.000 SHUMEZIM PER 500= 40 MILIONE EURO.
          ATHERE Z. COBAN FITIMI DEL MINIMUMI 200 MILIONE EURO!!!!!!!
          NESE TI BASHKE ME ATE ZONJEN NGA BERATI NUK DONI AS PUNE ,AS DRITA, AS UJE VETEM QE ED RAMA TE MARI 200 MILIONE EURO NUK E BESOJ QE TE JENE NE TE NJETEN MENDJE PJESA TJETER E SHQIPTAREVE.
          PS: BEJ CA TE BESH EDHE MBYLLE FILLOREN .

      2. Lali says:

        Ti Zigur sle editorial te Meros pa komentu keshtu qe kur te numerosh budallenjte me kartele mos harro te fusesh veten se je komentuesi kryegomar i gazetes tema

      3. Berti says:

        Bravo Zigur Berisha si gjithmone ne mbeshtetje te krimit.

    3. Franci says:

      Ti more tarallaku cicmic na thua qe ka shkelje ligjore.
      A mund te na spjegosh vetem 1 shkelje ligjore more berishian ?

  2. Cuku says:

    Kryeveper Mero
    Si gjithnje shkurt dhe sakte,

  3. Tajari says:

    Bravo Mero,
    Me shume se kaq nuk ben dot Presidenthajduti dhe eshte ne te drejten e tij te mbroje shoket e vet hajna.

  4. rroku says:

    Shkrim i sakte Mero por ILIR FLORIRI nuk kruhet me Sali kriminelin sepse ky i fundit ja nxjer floririn nga hundet prandaj jane keto aleanca ndersa Edi i di te gjitha dhe e beri president, ju e dini mire ci bene te zeri Amerikes per floririn. Ilir Floriri tha qe skam as makine por po te jete burre le ta filloi vetingun nga vetja…..

  5. Xhike says:

    Po ka shkelje se like floriri me monenn do %$

  6. Luisi says:

    Nuk eshte detyra e Metes te jete kunder gjithe popullit. Po te bente detyren do kishtebeshtetur ndertimin e teatrit tani.

  7. Mira says:

    Sdo ishte keq te kishim dhe ne nje teater te hajrit si gjithe bota!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Amen to that!!!

    2. like says:

      po pate toke ti ne qender le ta ndertojne te toka jote atehere. do te te vinte mire ty te dekretonte KM nje teater mbi shtepine tende?

      1. Gegë Matrënga says:

        Ç’hynë kjo? Teatri do të ndërtohet mbi tokën e vet , mbi barrakën ekzistuese, a e ke parë Ligjin??? Mos arsyetoni badiava. Pastaj, Shteti (qeverija) ka tagër të ta “marrë” – shpronësojë – tokën për nevoja me karaker social, sigurisht duke ta paguar apo komensuar, siç po bëhet me shpronësimet e TAP-it.

      2. Lali says:

        Pse teatri do u boka mbi shtepine esateme more like?

  8. Matilda says:

    Kur do ndryshoj kjo Shqiperi??? Cfar nuk degjojme vetem absurditete. Lereni o njerez Erionin te beje punen e vete.

  9. Dyrrahu says:

    Ilir Meta i tha jo TEATRIT sepse i kanosej divorci.
    Burre nenjorgani u be presidenti, i cili u be president me votat e te atyre qe tani ua tregon brrylini!!!!
    Kurre me te mjere mos e pafsha.

  10. Nadiri says:

    . ORE MERO ! JE FANTASTIK !
    LUM SHQIPËRIA QË TĒ KA !???⚖️⚖️

  11. Alushi says:

    PRESIDENTI , KA MARRË RRUGËN PËR …. ,
    LERENI TË BËJ QOKAT E FUNDIT.
    SA PËR BASH MAVRINË, PËRSHESH PO HA . MOS JA VINI RE . ??

  12. Mund te jete rast unikal ne bote qe presidenti te kete gruan kryetare te opizites.

  13. sejdini says:

    Artikull i dobet. Ilir Meta mund te jete bashkekryetari i opozites, mund te kete keshilltar te denuar nga drejtesia, mund te kete qene inisiator per kullen 250 milioneshe, etj etj. Te gjitha keto nuk i japin pergjigje pyetjes: A eshte apo jo i sakte gjithe referimi ligjor qe ben Presidenti? Ne qofte se po atehere ai ka bere vetem detyren.

    1. Zigur Qarri says:

      “…eshte apo jo i sakte referimi ligjor qe ben Presidenti”?(Presidenti ka nje staf juristesh,
      qe jan po ata qe kan hedhur poshte marrveshjen e fshehte me Greqine,ne dem te Shqiperise).
      Ke lexuar ne ndonje shkrim te megafoneve te”rilindjes”,qe te vene ne diskutim ligjshmerine?
      Keta nuk merren me problemin,si e gjith Bota,por me personin,gjyshin,gjyshen e tij,qe te gjejn nje
      mundesi qe ta degradojn,ta bejn te pabesueshem ate qe thote,edhe kur eshte konform ligjit.
      Por Presidenti nuk eshte vetem nje person(si e thashe me siper) privat,si Babolja,por perfaqesuesi
      i nje institucioni,i Presidences.Si mund te na pranojn ne BE,kur mbrenda Shtetit ka kundershti
      (lufte)ne zbatimin e ligjit ndermjet institucioneve?Sulmi ndaj Presidences eshte sulm ndaj Shtetit,fakt
      qe e ben qeverine rama para syve te Botes,nje organizate mafioze,dhe institucionet,klanet e saj,qe
      duan ti hane koken njeri tjetrit!Presideni qe nje zgjedhje e vete Kryeministrit,qe deklaroi para dy
      muajsh,se”: “Ilir Meta Presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot,nuk ka gabuar kurrë”!!!

      1. korcari says:

        O zigur te kam thene qe do te mare kapedani ne cete mos u streso!Per ju komentuesit e tjere,mos ja vini re zikes,ai eshte nga fryn era,njehere ishte cam,njeher ballist edhe tani eshte pd-ist,ose lsi.Zike te fala nga hajredini,turku fagosi etj.Ta gezosh postin e ri,por kapedani ka filluar te jete i lekundur me keto qe degjon edhe shikon nga ty!!!

  14. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Edhe ti Mero e bere detyren per sot!!

  15. Merita says:

    Po qe je i mencem ti….ne fakt te gjithe qeroset ashtu i tregojne….te zgjuar si ty
    Nje fshatarka jote keshtu me ka thene para ca vitesh….u be ai qerosi kur ishte femije ka qene me qere….po ajo cudi skish lexuar e degjuar perralla me qeros
    Po kete qe eshte afere e paster e kupton cdo njeri jo qeros …..mo Mero mos luaj …ki pak dinjitet jo lecke fare po fareeee

  16. TNT says:

    I papare je… Gjigand. E mbrojten me gjak vertet, nuk suhej te tregohej bukeshkale???

  17. Eri says:

    Te thuash qe:
    – ligji shkel barazine pasi fut emrin e firmes ne tekstin e ligjit
    – shkel automine vendore pasi vetem Keshilli Bashkiak me 3/5 mund te miratoje ndryshime te truallit;

    per Meron qenkan sperdredhje.

    A je injorant valle o Mero djali?!

    1. Doma says:

      Kete here keshtu duhej vepruar,heren e dyte Ai nuk ben zè.

  18. Lali says:

    Kush ka qene ne fshatin nga ka prejardhjen Like hajduti e kupton pse atij i duket ok teatri aktual. Keshtu qe mos i bini ne qafe te ziut se ne ate fshat njrezit nuk ecin po rrokullisen si gure

  19. korcari says:

    O zigur te kam thene qe do te mare kapedani ne cete mos u streso!Per ju komentuesit e tjere,mos ja vini re zikes,ai eshte nga fryn era,njehere ishte cam,njeher ballist edhe tani eshte pd-ist,ose lsi.Zike te fala nga hajredini,turku fagosi etj.Ta gezosh postin e ri,por kapedani ka filluar te jete i lekundur me keto qe degjon edhe shikon nga ty!!!

  20. LORA says:

    Big like, Mero vellai.
    Ketij mender-presidenti i kane mbet vetem sherbime kurvlliku ne dobi te nahijes opozitare;tejet deficitare tashme,pas deshtimit te babale-kauzes.
    Ja kaq mund te pengoje ky doc-presidenti,,,,,,50 dite nisjen e jetezimit te projektit modern te Teatrit Kombetar ,qe meritojne shqiptaret dhe artistet,me mend ne kry.Modernizimin e Shqiperise nuk ka me buburrec qe t’a ndaloje,,,,qofte ne fronin presidencial apo seline e vjedhur te SHQUP-it
    Tung.

  21. Peter says:

    Ilir Meta ka vetem nje aresye, dhe jo nente..Ilir meta eshte pjelle e asaj shoqerie qe ju dhe te gjithe shqiptaret thoni se e rezuat ne 1990.. Por ne fakt, nuk u be gje tjeter te pakten per shqiperine, por vetem u vu ne funksionim teoria komuniste e dy hapa perpara dhe nje hap mbrapa. Dhe Ilir meta, ,demokratet, lsi, rilindja, e emrat qe kane e kishin fuqine ne dore, te gjithe jane pjelle e sistemit komunist. Kane nderuar vetem qimet. por jo zakonet.. Prandaj luajne me popullin si ju pelqen, se asnje nuk e kap problemin si duhet.. Ju rini dhe diskutoni me muaj per teatrin popullor, Qe ka vlerat e tija, Per kete problemca e mbrojne ,e ca nuk duan te dine. Fakti eshte se duhet mare ne analize theatry i madh ku artistet jane partite politike shqiptare qe jane pjelle e partise se punes , me emer tjeter,..po luajne te njejten loje qe luajti dhe pushteti i vjeter. Ne se pronesia dhe e drejta e prones ne shqiperi nuk njihet si duhet te njihet, Dhe po nuk doli party qe ti bashkoje te gjithe pronaret dhe ti pastroje kelyshet e ritur si pionere te Enverit. , Tju heqi pasurite qe vodhen, dhe ti fusin ne burgjet qe Everi ndertoj, ,Ilir Meta dhe te gjithe poshte tij qe kane dhe kishin qeverine, , jane artistet, me te medhenj qe ka shqiperia, Ata do prishin jo vetem theatrin, por do ta fukaralleosin shqiperine dhe shqiptaret, qe sdo kene me as bare te hane, duke i kethyer ne serfs per veten e tyre

  22. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me dhuraten e postit te Kryetarit te Kuvendit,PS nuk mundi ti marre Metes,as dhuraten sibolike te miratimit te “Teatrit” !
    Meta,si peshk I madh,ka kohe qe eshte kapur nga Berisha !
    Te dy, kane formuar kodin e komunikimit,duke lene menjane naivitetin e socialisteve.
    Do ishte me vend ,qe teatri te ndertohej me fondet publike,ku perfitimi do ishte per artistet dhe qeverin Rama.
    Dyshja Meta & 2 B do dilte e humbur ne te gjitha drejtimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje