Përse po e çmend Vettingu Sali Berishën?

28 Korrik 2018, 19:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka reaguar ndaj skualifikimit të një gjyqtari nga Komisioni i Vettingut, duke përshkruar me hollësi një nga arsyet që e ka djegur gjyqtarin dhe duke shpjeguar detaje nga problemi që ai ka pasur me përfaqësimin si avokat në Strasburg, për një pronë të Familjes. 

Ka aq shumë detaje në shpjegimin e Sali Berishës, dhe aq shumë informacion për hallin e atij gjyqtari në postimin e Berishës, sa dhe nëse do ta kishte i biri atë hall, ai nuk do ishte aq i informuar.

Kjo përfshirja kaq e detajuar e tij në hallet e gjyqtarëve që po largon Vettingu nga një anë, dhe sulmi ndaj një gjyqtari që ka kaluar Vettingun, si Ardian Dvorani, nga ana tjetër, me të cilin është në “gjak” pasi ka humbur vëllain në biznesin e djalit të tij, janë dy elementë të mjaftueshëm për të kuptuar se procesi i Vettingut, është ndëshkimi më historik që Sali Berisha ka marrë ndonjëherë në raport me pushtetin në drejtësi.

Pa dashur të prek fatin e gjyqtarëve që skualifikohen, apo atyre që “mbijetojnë”, është e qartë se e gjithçka çfarë po ndodh po përjetohet aq rëndë nga Sali Berisha, sa tanimë më shumë dëm gjyqtarëve të skualifikuar u bën reagimi i Berishës, se dosja e Vettingut.

Po përse po e çmend Vettingu Sali Berishën?

Sali Berisha nuk ka ndjeshëmri personale për dikë që mund ta ketë mik apo bashkëpuntor të tij. Sali Berisha ka vetëm ndjeshmëri politike në raport me pushtetin e tij mbi të tjerët. Ai nuk shqetësohet pse Metalla, Thanza apo ndonjë tjetër dalin nga sistemi. As mërzitet se ndonjë si Dvorani mbijeton edhe pse e ka “hasëm” të djalit, se i ka vrarë vëllain.

Sali Berisha shqetësohet vetëm kur bashkëpunëtorët e kuptojnë se ai nuk ka më fuqi, as t’i mbrojë ata, as të sulmojë armiqtë e tyre.

Në këtë rast Sali Berisha po çmendet pikërisht për këtë shkak. Hollësitë që ai përshkruan nga dosjet e gjyqtarëve që po skualifikohen duket qartë që janë ankesa të tyre pranë Berishës dhe detaje të shpjeguara prej tyre, të cilat ai i bën publike se po plas që nuk i zgjidh dot.

Pafuqia që ai rrezaton para tyre është një ndëshkim i madh për të, është një poshtërim dhe zhbërje e pushtetit që ai ka mbi ata. Duke e parë si njeri të pafuqishëm ata thjeshtë kërkojnë dikë tjetër dhe kjo është arsyeja që e çmend Sali Berishën.

E njëjta gjë është dhe me sulmet ndaj gjyqtarit Dvorani. Ai e kishte gjithë pushtetin kur Dvorani ishte gjyqtar ndërkohë që i biri ja kish bërë gjëmën vëllait të tij. Por nuk shqetësohej prej tij. Nuk mërzitej pse Dvorani ishte në Gjykatë të Lartë dhe votonte rregullisht kundër dëshirave politike të Sali Berishës. Nuk i prishte punë se ishte gjithnjë pakicë.

Sot, kur atij po i ikin ushtarët nga sistemi, dhe hasmi po i mbijeton, ai është dyfish i trishtuar dhe ulëret kundër tij, jo thjesht se e ka hasëm dhe është në “gjak” me Dvoranin si familje, por se duket i pafuqishëm kundër hasmit të vet, ashtu siç duket i pafuqishëm, për të mbrojtur ushtarët e vet.

Është pafuqia mbi drejtësinë të cilën Vettingu po ja shfaq përditë në publik, ajo që po e bën të sillet si i çmendur dhe të mallkojë gjithë ditën Vettingun. Nuk ka të bëjë me emrat që e pësojnë apo shpëtojnë, por me fatin e tij. Përditë e më shumë ata që i kishte ushtarë dhe ata që i kishte kundërshtarë po e kuptojnë se atë nuk e pyet më njeri. Kaq mjafton të çmendet!. Siç po çmendet!

38 komente në “Përse po e çmend Vettingu Sali Berishën?”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Tagjia e rradhes per delet.

    1. Franci says:

      Ti me kete adrese fallco kuptohet qe je ne anen e krimineleve e te tremb reforma ne drejtesi pasi ose duhet te kesh vrare ose ke ndihmuar ne vrasje.Nuk shpeton dot !

    2. Mul Noka dhe Paloka says:

      Mund te kesh te drejtë, siç ke te drejtë te thuash mendimin tend. Por pyetja eshte tjeter kund. Natyrisht ti nuk e fute veten tek delet. Por stani ka dele, bari dhe qen stani. Duke qene se bari nuk je, me metoden e eliminimit, del perfundimi që me mire te jesh pjese e tufes se deleve. Megjithate, njeriu e ben vete zgjedhjen.
      E prape megjithate, me ben pershtypje, sepse kisha pershtypjen, se nuk te bente asgje pershtypje. “Sit back and relax” means no involvement. You got yourself involved.

  2. tradita says:

    Kushdo e di se Sali Berisha nuk ka frike askend dhe per asgje. Kot lodhesh o Mero Baze. Deri tani Sali Berisha ka thene shume te verteta.

    1. ta chita says:

      Ka mundesi te postosh nje liste te te vertetave qe ka thene Berisha?

      1. syri blu says:

        Ka thene shume te verteta , se si zhduku Aklajt , se si qelloi mbi turmat , dhe se do tabente prape , tregon se nuk eshte penduar per asgje . Tina kerkoke lista ???? Ti ske vesh e sy ??? Po ske , ci do listat , na doke dhe list zotrote ik or bythqir muti , gjithe vettingu behet vetem per ate dhe familjen e tij , per shume krime qe kane bere ketij kombi dhe ti na kerkoke lista dhe fakte …….legen muti

        1. Mul Noka dhe Paloka says:

          E pse merreni me kete debil qe e quan veten Tradite?
          Nuk e kuptoni që I mungon ajo gjysma e trurit qe duhet per te menduar. Ka vetëm ate pjese që duhet per te ngrene, per te shkuar ne banjo, dhe per te degjuar Saliun. Pjesen tjeter, naaaa, plloçe ma ka.

    2. si te besoj says:

      Ti nuk je tradite por, ah gabova; ti je tradite e saliut..vazhdo ne linjen Viçidol Holande-ali-beu me çingie. Po pse tani e kuptoi babalja se çdo ti bente vetingu?! Eeeeh, si vene keto pune. Do ti shohim me sy ate dhe ata.

    3. selameti says:

      Sali Berisha nuk ka frike nga askush per aq kohe sa ne organet e drejtesise ka njerezit ( veglat ) e veta. A ka apo jo frike mixha Sali nga drejtesia, ne momentin qe i jane mbaruar ” veglat ” kete do ta shohim. Njerezit pa nder e moral si Tradita, te cilet kane qene vazhdimisht klloune dhe vegla qorre berishiste, kane besuar gjithnje se Salihi ” nuk ka frike askend dhe per asgje ” dhe prandaj nuk kane lene gje pa bere. Sali Berisha ka thene ” shume te verteta ” ashtu sic ka thene edhe nje mije here me shume genjeshtra, mashtrime e trillime dhe do te mbetet ne histori si politikan pa din dhe iman, pa fe dhe atdhe, pa ide dhe as ideal por nje mbeturine e se shkuares qe po qelb te sotmen, si njeriu qe aleatet me te medhenj dhe me besnike ka karabushet dhe horrat e tipit Tradita.

      1. fieraku 71 says:

        Po tani qe ka veglat e Edit ku do futet?

        U ftohfesh ne byth ti me gjithe Edin dhe me gjithe ish komunistet.

    4. Vertet says:

      Haha vertet Saliu nuk ka frike?Saliu leh si qen i trmbur.
      Vertet Saliu thote te verteta? Saliu eshte mashtrues ordiner,genjeshtar patollogjik por per fat te mire eshte si qeni plak qe kafshon vetem bishtin e vet.Pershendetje gjithe qenve dhe buceve te Saliut qe po u rreshqet toka nen kembe.

    5. KUJTIM PUSHKA says:

      BERISHA ESHTE NJE GOMAR
      LEH SI QENI NE ZINZHIR SE NUK KA ME NE DORE

    6. Berti says:

      Berisha jo vetem nuk thote te verteta e genjen papushim por ai ka vrare vertet dhe kete e ka pranuar publikisht.

    7. Genti says:

      Sa per frik e di un sa frik ka ai se e di qe po I vjen denimi burgim perjetshem.

  3. Liri says:

    Shyqyr. Zoti shikon.

  4. peter says:

    Saliut ju dha roli ne 1990 dhe e luajtu shume mire dhe vashdon e luan,rolin e tij si te gjithe te tjeret.. Saliu vuri gurin e pare ne theatrin e arkitektuar nga Ramiz Alia, , Ne se roli e do te shaje vetingun,? Mos haroni se kryetari i gjykates se larte sapo e kaloj,me drita te kuqe vetingun.,Makina policise po flinte kur kaloj, exsperti i gjykates se larte .Mbas 40 vjet sherbimi ne shkaterimin dhe vjedhjen e pasurise se popullit shqiptar, Shqipetaret nuk kane nevoje as per Saliun dhe ke ai perfaqeson, As per Meten o Ramen,qe jane kelyshet e Ramiz Alias. Shqiperia ka nevoje per gjak te paster dhe te pa infektuar nga semundja komuniste, socialiste, fashiste , Sic jane ata qe jane ne pushtet sot…Nuk e kane fajin gjykatesit, Fajin e ka ligjevenesi qe e ka shkruar ligjin..Nuk duhet shkolle te kuptosh kete.. Cfare prisni nga gjykatesi kur perpara ka hajdutin qe e mbron shteti dhe pronarin e vertete te tokes qe shteti se njeh.. .. Gjykatesi ben ate qe do bente cdo njeri me mend, .I thote hajdutit me jep dhe mua pak se ke mare mjaft, me shume se mund te mbash…. Dhe Doktori Sali e di mire kete se e krijoj, Ai ska problem me vetingun, .I vetmi problem qe ka ai jane spektatoret qe duartrokasin apo zihen, Te dija i sherbejne artistave ganstere qe kontrollojne shqiperine dhe shtetin shqiptare.. ne qellimin e tyre……Prandaj gazeta, eshte mire mos te shkruaj per thash e theme . Por ti bjeri cekicit jo ke vetingu, se vetingu nuk do ndryshoje gje,duke prere nja dy koka… Duhet nderuar ligji i hajduteve dhe te shkoje prona ke pronari…Atere drejtesia do punoje ne shqiperi.. Pse kerkon europa veting ,,,,,,Nuk do te thote se eshte dicka qe do regulloje shqiperine..Europa ka interesat e saja, qe une nuk i di o provoj po jam i sigurte qe skane te bejne me te miren e popullit , dhe pronaret e vertete shqipetare.. Europa eshte tjeter grup gangsteresh qe komunikojne me gangsteret e shqiperise ,ne teater tjeter ku shqiperia kerkon te beje lozhe.

  5. K9 says:

    Çfarë merresh kot me Berishën?
    Sali Berisha mori fund. Me përgjegjësinë kriminale për hedhjen e vendit në humnerë e 1997, me shkatërrimin e ushtrisë, vjedhjen masive me Piramida, Gërdecin, 21 Janarin, shkatërrimin e pronës dhe territorit, kanibalizimin e industrisë, shitjen e territoreve, piovrën e drejtësisë dhe shkatërrimin përfundimtar të PDsë, është politikani më jashtëqitje i të gjithë kohrave. Haxhi Qamili para tij duket iluminist.
    Gjithçka që ndërtoi kafshërisht, u shemb si kështjellë rëre. Nuk arriti të lër asgjë si trashëgimi pozitive, qoftë edhe një fjalim të vetëm. Vetëm mut, kafshëri, harbutëri, katunarllëk, grykësi, orjentalizëm, dhunë, grykësi degjenerim total.
    Burgu do të ishte zgjidhja më fisnike për të, përballë demencës totale në të cilën ndodhet, përballë përlyerjes së përditshme me jashtëqitjet e veta, përballë frikës nga ligji, shtetit, aleatëve perëndimorë dhe integrimit europjan të Shqipërisë.
    I kapur me thonj pas PDsë të kthyer në kufomë, i fshehur pas brekëve të Stresit, si frikacak që është, po i le fëmijve të tij gjithë hakmarrjen e krimeve të tij, që bëri me kanun, hakmarrje shpellari dhe jo me ligj.
    Berisha dhe berishizmi është pjesa më e errët e jona si shqiptarë. Është ana jonë hajdute, orjentale, injorante, kafshërore, provincjaliste, e pamëshirshme, delirante, harbute, e egër, e paparashikueshme, anadollake, që kur merr tatëpjetën shkakton tragjedi dhe lë pas tokë të djegur. Është një cikël i rrezikshëm që përsëritet në histori dhe që dëshmon dështimin e evolucionit tonë si komb europian i qytetëruar. Është mirë të reflektojmë dhe ti kushtojmë energjitë më të mëdha si shoqëri, në luftën ndaj varfërisë, injorancës, grykësisë, urisë, delirit dhe provincjalizmit masiv.
    Berishizmi pasardhës i haxhiqamilizmit është një fenomen i shoqërisë sonë të pazhvilluar. Nëse nuk reagojmë do vazhdojë të përsëritet me pasoja dramatike për kombin dhe ekzistencën e vetë shqiptarëve.

    1. like says:

      Ne fakt Berishizmi me shume se sa nje fenomen i shoqerise sone, eshte nje fenomen i lufterave expansioneste te fqinjeve tane.

  6. Vlora says:

    Te shikojme se cfar do beje vetingu me Artur Malen gjyqtar shume I korruptuar pronari I 15 tone hashash qe u kap ne llakatund se bashku me kusherinjt e tij qe gjykata I leshoj pa mase sigurimi. Ku gjyqtar eshte njeriu I Fatmir Xhafes. Te shikojme te marten.

  7. Niko Shpiragu says:

    Z. Mero. Une jam nje nga lexuesit tuaj qe pothuajse gjithmone i kam vleresuar ne shkallen maksimale shkrimet tuaja. Kete here, megjithese jo plotesiasht, mendoj se ju nuk i keni nxjerre mire konkluzionet. Perse? Sepse ky i ashtuquajturi veting po e perforcon Berishen. Komisionet qe bejne vetingun jane te perbere nga njerez te Berishes dhe po mundohen e po ia dalin te ruajne ne sistemin e drejtesise njerezit kryesor te Berishes dhe ne shumicen e rasteve ata po djegin njeres te posteve me te ulta dhe ata qe kane bere me pak ose aspak zullume. Besoj se rastet e hajduteve me damke si Zaganjari e tjere qe jane njerezit e Berishes e mbeshtesin kete konkluzionin tim. Ju do te shikoni se Gj. Gjonet, Brocet e tjere do te dalin pa lagur. Keshtu Berisha ne fund do te dalin i fituar. Ai ben zhurme fallco dhe do qe t’i ruaj te gjithe zagaret e tij dhe te largohen ata te tjeret. Duam ne ose nuk duam, sot ne pushtet realisht eshte Berisha, Basha e co. me babalet dhe harunet e tij qe s’u hyn asnje gjemb ne kembe. Populli edhe pse ka votuar per nje force tjeter, ka celesat e kashtes ne dore. Po qe se nje qytetar i zakonshem ose edhe nga radhet e pozites qofte ben veprime sado pak te paligjeshme, ai do te perballet me maksimumin e forces se ligjit, ndersa majmunet e Berishes bejne cfare u do qejfi dhe dalin pa lagur.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Kudo qe Sali Gelbaza ka shkelur, vrasje, shkaterrim. vjedhje, perdhunim dhe injorance totale me prapambetje te theksuar njerezore ka perfunduar. Gjithshka qe gjoja e ndertonte, vidhej dhe prishej brenda ciklit. Per 20 e ca vjet I mbajti shqiptaret me nocjonin: “E duam Shqiperine si gjithe Europa” e cila ish krijuar nga ish studentet. Sundoj permes blerjes dhe percarjes.. Permes SHIKUT te Gazidedes dhe Policise se Agim Shehut. E rrahu shtypin e lire deri ne vdekje. I kercenoj me atetentate mafjoze. U dogji zyra e gjera personale. Nje bastard vrases qe percau Jugun me Veriun dhe permes kesaj sundoj. Me asnje Ambasador Amerikan nuk ka ruajtur asnje miqesi. Madje me asnje person qe kur del ne pensjon te luaj nje dore letra apo domino. Nje njeri I cakardisur dhe provincjal qe ne shekullin e 21 flet akoma per ligj kanuni. Por ky vetem e ka pare ligjin e kanunit, por asnjehere vuajtur. Se po te vriste vllain tim ne 21 janar, atehere do ta njihte personalisht ligjin e kanunit. E dija une sa do ecte ai ne Gjirin e Lalzit ai duke ecur nga Arabia deri ne Pekin. (rekordmeni).. Vrau te vuajturit dhe te pambrojturit. Jazek Edi Rames qe nuk e ngriti zgupthi me GJITHE ATE POPULL DHE SODILARITET qe ta fuste ne birucen me te erret qe egzistonte. Si do ta fuste ?!?! Ashtu sic te fuste ai.. Me dhune, me baltosje dhe degjenerim. Cezarit jepi ate qe I takon. Te thyejti brinj e nofulla mor I mjere dhe dy duar per nje koke jane.. I telendisi familjen c’do ish politikani te rrespektueshem me damkosjen “Komunist”. Flet ky per komunista me tesere te kuqe ne xhept. Beri kualicjon me Milloshin per nje karrierist qesharak. Thyeji more hunded ketij sistemi. Shkoni mor ne Parlament dhe votoni me shumice te thjeshte Ligjin e Magjistratures se e telendiset kete popull.. Futi more drurin ketyre miljonerave me shtepi me kredi te buta dhe qe udhetojne me makina superluksoze. Qe kane vjedhur si te babezitur c’do sektor duke e nxjerre ne falimentim.. Gjerat merren para dhe s’ka vend per kompromis kur ato kane deshtuar. Kompromisi eshte luks vetem per te qyteteruarit. Keta jane kafshe. Mbajn patllake me vete (fantomasi) dhe degjenerojne ne transmetim live duke fluturar cizme ne dhomen qe duhet te ishte dhoma me e qyteteruar ku eshte ajka e zgjedhur shqiptare. Cfare jane keta Tom Doshra te zhytur ne korrupsjon dhe mbajn peng bizneset shqiptare me dhune dhe mafjozllek ?!?! Shtypini more koken ketyre paraziteve derra.. Si ka kush frike. Iku ajo kohe.. Beni more Referendume me shumice te thjeshte se e keni marre popullin peng dhe svoton per asgje pervec jush..

  9. Rr. B. Gramshi says:

    Problemi nuk eshte se gomari po jep shpirt o Mero,
    po coc jane disa miza qe s’po na lene rehat.

  10. vaso says:

    Komentuesi “peter” i sakte.Pergezime.

  11. Ananasja says:

    . Po vjen dita e GJYKIMIT .
    DO TI SHOHIM TË HYNË NË VËRË TË MIUT.
    MË NË FUND, DO SHPËTOJMË NGA NDYRËSIRAT.
    DO TI DORËZOJNË DHE BREKËT E BYTHĒS.
    DO TI MBAJNË ME BUKË, BLOGERET.?????‍♂️??‍♂️

  12. Edi Rama me 1 milion votat ,te vetmen gje te mire ka bere qe karieristin me te madh qe nga koha e soc deri me sot,kryekriminelin sali e poshteroi qe e hoqi si kryetar te partise krimineleve te sigurimit.
    Ky karierist servil pranon ta shajne e ta poshterojne por vetem te jete ne krye e te komandoj.
    Sali krimineli eshte i poshtwruar por njerzit e tij do mbijetojne ne drejtesi se ai mbolli faren e keqe me gjin gjonet zagarnjoret e brocet.
    Ashtu si saliu mbrojti te gjithe sigurimsat ashtu edhe Edi nga frika e akuzave per diktature do mbroje njerzit me te korruptuar qe ka pare historia shqiptare.
    Le ta shajme soc dhe bllokmenet nate e dite,por kohe me te zeze ,ky vend nuk ka pare si ne keto 28 vjet…
    Veset me te poshtra u cfaqen,grabitje dhe shkatrrim humbje dinjiteti e kurveri e urrejtje ky popull nuk ka pare.
    Dhe e gjithe kjo rrumpall e ka emrin epoka e zeze e fytyr ujkut vampir sali qe i ka ngel besnik ndonje hale si ziguri muli thithlopa vokshi me hajdutet ordiner te shellareve…

  13. Focus says:

    50 vjet me Berishen. E njejta supe.
    Varroseni halen se qelbi dynjane dhe shihni përpara!

  14. Pilafi says:

    Liri ! Zoti nuk po shikon se po ta kish pare, do ta merte me vete dhe do te shpetonim njehere e mire nga ky plak i matufjepsur.

  15. ilir detari says:

    Bjeri kerrmes sali mero ama mos u bej shume i bute as me keta tesotmit se nuk jane engjej ..te flm per penen e holle mero

  16. Ajaxi says:

    Me sa duket, Sali Vichidolasi, do te perfjndoje me vetvrasje.

  17. fatjon says:

    A duhet te shpresojme se ky popull mund te shohe keto horra(qe na shfaqen si engjuj)e qe askush nuk i beson,te dalin nje dite para vetingut e drejtesise.E pabesueshme.

  18. Cuku says:

    O Mero ,po ai I cmendur ka qene qe kur zbriti nga mali me valice druri,,,
    Pjelle e Ramiz.Alise ,

  19. Kosina says:

    Jepjan ket mumjen janulles ta fusi tek varret e ushtarve grek! Ne pastrojm mutin, janulla mbush varret pa na shqyer ndonje varreze.

  20. Gabb says:

    Ka frike si dreqi. Kush do ta shpetoi nga kthetrat e Izetit, kur Saliu ti laje coprapet, tani qe i kane caktuar edhe gjykatesin?
    Luleshtrydhja? Muli? Strazua? Murrizi? Fahriu? Paloqja? Gjeka? Peka? Fevziu? Gjingjoni? Jari?Vishua? Apo Xen cyryku qe ngeli pas breve te Armines?
    O do vari vetem ne hale, ose ndonje nga gjaksit e vet do ta masakroje rrugeve si qen. Nuk ka per tu ber as me i ri, as me i forte, as me i pushtetshem. PDne e transformoi ne nje bagel impotence dhe injorance, anti perendimore dhe antikombetare. Shteti po pastrohet nga cdo gjobe berishiste. Nderkombetaret e konsiderojne nje satrap tribal hajdut dhe terrorist.
    Ka ngelur vetem me krimet e veta dhe gjaksit.

  21. h says:

    Hasmii i malokut është populli shqiptar.

  22. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha I cmendur ka qene !

  23. Kocodhima says:

    E sakte?
    Mero mos u bej vegel e Rames se ate qe te dha Berisha ke per te marre edhe nga ky.
    Tregohu profesionist, lexo nja 3-4 vendime te vetingut, sidomos ato per kryetaret e gjykatave, e pastaj shkruaj.
    Ne te kundert, nuk ia vlen te lexohesh me. E per nje gazetar, nuk ka veting me te keq se sa te mos lexohet me .

  24. Shkërdhen-atokracia says:

    Yyyyyy….. më iku truri
    me kët shkërdhat plak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje