Gjyshi i autorit të masakrës së Vlorës: Mortjemadhi ç’na bëri, pasi piu më tha se do nxirrte dhentë në kullotë

11 Gusht 2018, 09:56Kronika TEMA

Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës, Kujtim Zykaj, ka treguar për mediat ngjarjen tronditëse.

Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete.

Unë u ngrita nga tavolina si plak që jam, më shpjet.

Pas meje u ngrit edhe ky.

I thashë ca do bësh, më tha do nxjerr dhentë”, tregon gjyshi.

Ai thotë se jeton në shtëpinë më lart, jo me Ritvanin.

Kjo, pasi jeton me djalin tjetër.

Kujtim Zykaj nuk ka fjalë të tregojë se si i ka gjetur viktimat mes gjakut, ndërkohë që thotë se do të marrin pjesë në varrim.

“Nuk dija nga të veja. Flisja dhe ulërisja kot.

Nuk dija kë ka goditur të parin.  Nuk kemi pasur debate, ne dy vëllezër jemi”, tregon Kujtim Zykaj, të cilit nipi i vrau vëllain dhe nipat me gratë e fëmijët e tyre.

Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja, edhe pse nuk kishim konflikte”, thotë ai.

Duke u ndalur ne skenen pas krimit, ai tregon mes lotësh:

Nipin dhe nusen i gjata te vrare ne avlli. Pashe vellane dhe kunaten te vrare.

Ulerija me kot, askush nuk me degjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys.

E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta.

Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”.(TemA)

10 komente në “Gjyshi i autorit të masakrës së Vlorës: Mortjemadhi ç’na bëri, pasi piu më tha se do nxirrte dhentë në kullotë”

  1. Gazetari nga shpella says:

    Jeni ne vete ju gazetare shpellare? Ku e keni mesuar kete profesion te gazetarit? Ne te gjitha ngjarjet me te tille teme, ju nuk lini te afermt apo komshinj pa marre ne pyetje dhe i sillni si lajme. Lerini njerezit rehat, ore idiote te gazetarise. Nuk jane lajme keto qe sillni, ore “dru-me-pre”.
    Ju urojme nga gjithe shpirti qe t’ju ndodhi ne familjen tuaj, nje tragjedi e tille dhe do ta shikoni se si do te ndjeheni, kur te shikoni te gjithe llumin e ushtrise, te atyre qe vetequhen gazetar, duke ju ngelur neper dyer dhe duke bere pyetje idiotesh.
    Na mbyti injoranca!

    1. Cudia says:

      Jam me ju! Kjo eshte Shqiperia. Perfito dicka nga dhimbja e te tjereve. Habitem si nuk del dikush tua fuse me shpulle surratit ketyre njerezve se ndryshe nuk mesojne keta plehra.

    2. mirel says:

      Nuk e pe ne youtube nje video qe gazetari i thoshte kameramanit: E more ate te shtririn aty te rruga?
      Behej fjale per nje nga viktimat qe kishin rene ne avlli e neper bace.
      Skandal. Videoja e patedaktuar fare..

  2. Shvejk says:

    Gjyshi po ta kishte denoncuar nipin per armembajtje pa leje, sot do kishte nje nip ne burg dhe 8 antare te familjes gjalle e shendoshe. Mos lejoni arme ne shtepi o njerez, arma eshte prodhuar per te vrare, ne mos sot neser do bjeri ne dore te nje te cmenduri, por atehere do te jete vone. Kte gje e dinte mire armiku i Shqiptareve Sali Berisha, prandaj hapi depot dhe denoi me vdekje mijra Shqiptare.

    1. mirel says:

      Po dhe nuset e niperve si ato neperkat. E futen sherrin midis vellazerise.
      Ke te ngushellosh aty e ndaj kujt te marresh hak.

  3. says:

    I thoni që të gjithë janë gjallë. (e zë gjumi më mirë të burgosurin)

  4. Termal says:

    o gjysh ,po ate armen me te cilen u be kerdia ,perse e mbanit ne shtepi?A thua nuk e ke ditur ,apo me logjiken se : mire eshte te jete nje arme ne shtepi? E pra,arma eshte per te sjelle vetem vdekje dhe vdekja nuk dihet nga cila ane ze vend.Mire Saliut,qe kur e beri kete “veper gjeniale e humanitare,prej burri shteti,e zoterues se tere virtuteve te mira njerezore”, domethene te hapjes se depove te armatimit per “balancimin e forcave”, “nuk i shkoi mendja hic” se me armet qe ai shperndau njerezit mund te vriteshin pafundesisht ,por juveperse nuk i dorezoni?

  5. tradita says:

    Me sa di une depot e ushtrise jane hapur ne Vlore. Sa mjerane jeni.

  6. Ilir says:

    Po leer gjyshin te vuaje …I jkerkon e kujt Ishte arma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje