Kristiano Ronaldo ka hapur serinë e tij të golave me Juventusin pas vetëm 8 minutash në fushën e lojës me fanellën bardhezi.
Portugezi që iu bashkua italianëve pak javë më parë, shënoi golin e parë që në minutën e 8 të ndeshjes tradicionale mes Juventusit dhe ekipit B të këtij klubi.
Ndeshja është kthyer në një nga më të ndjekurat për tifozët e Juventusit, aq sa me dhjetëra mijëra kishin rrethuar fushën stërvitore në Villar Perosa për të parë portugezin në debutimin e tij.
Ata nuk kanë mbetur të zhgënjyer pasi ai la menjëherë shenjë duke gjetur rrjetën e dhënë sinjalin e parë se dëshiron të bëhet protagonist i sulmit bardhezi.