Një dyqan ëmbëlsirash në SHBA u gjet papritur në qendër të një “stuhie” gjeopolitike, pasi qerasi me një kafe presidenten e Taivanit. Një degë e “85C Bakery Café”, në pronësi të një taivanezi, në Los Angeles, e priti ngrohtë presidenten Tsai Ing-wen dhe i ofroi një kafe të dielën e kaluar.
Por kjo zemëroi klientët kinezë të lokalit. Shumë kinezë që frekuentojnë pika të tjera të rrjetit të lokaleve në Kinë bënë thirrje për bojkot.
Kina e sheh Tajvanin si pjesë e territorit të saj dhe kinezët reagojnë shpesh pa u menduar para çdo gjëje që u duket si përkrahje e pavarësisë së Tajavanit.
Në rastin konkret, pritja e ngrohtë e lideres së partisë që mbështet pavarësinë, për kinezët ishte e papranueshme.
Përpjekja e kompanisë që zotëron zinxhirin e lokaleve për t’u sqaruar, i ndërlikoi edhe më shumë gjërat. Deklarata me të cilën ajo theksonte se distancohej nga çdo lloj sentimenti pro pavarësisë, zemëroi kësaj radhe palën tjetër. Në Tajvan filluan të mendonin se kompania u përul para presionit kinez.
Pse gjërat bëhen kaq të mëdha kur është fjala për Tajvanin?
Statusi i Tajvanit është një çështje delikate. Tajvani është një vend demokratik që vetëqeveriset dhe ka vepruar si komb i pavarur që prej vitit 1950, kur qeveria nacionaliste e Kinës u mposht nga forcat komuniste dhe u largua nga vendi.
Kina e konsideron ende provincë të saj ishullin e Tajvanit dhe jo një vend të pavarur. Kjo do të thotë se Kina mendon që një ditë, nëse është e nevojshme edhe me forcë, ishulli do të bashkohet me kontinentin.
Si qëndron ndarja mes Kinës dhe Tajvanit?
Kina ngul këmbë se vendet e tjera që kanë lidhje diplomatike me Tajvanin, nuk mund të kenë edhe me të. Madje, vitet e fundit Pekini është bërë gjithnjë e më bindës mbi pretendimet se kjo është çështje kyçe e sovranitetit kombëtar.
“Stuhia” që pasoi një kafe të zakonshme
Fundjavën e kaluar, presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen ndaloi në kafenenë “85C Bakery Cafe” në Los Anxhelos, ndërsa kthehej nga një vizitë te aleatët e mbetur të Tajvanit në Amerikën e Jugut.
“85C Bakery Café” ka lindur fillimisht si markë në Tajvan, por është zgjeruar në Kinë dhe në SHBA.
Pritja e ngrohtë e stafit në lokal i la mbresa stafit të saj. Një pjesëtar i delegacionit i publikoi fotot në “Facebook” dhe këtu zuri fill gjithçka.
Pavarësisht se Tsai ka qenë një zë i moderuar për çështjen e pavarësisë që nga zgjedhja e saj, ajo shihet nga Kina si një separatiste e rrezikshme.
Në mediat sociale nisi menjëherë një sulm kundër kompanisë, saqë disa shërbime të shpërndarjes së ushqimit e hoqën rrjetin e kafeneve nga aplikacionet e tyre dhe aksionet e kompanisë së saj mëmë ranë me 7.5%.
Sqarimi i kompanisë me një deklaratë vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit. Kinezët e panë si një përpjekje të kompanisë për t’u lehtësuar nga akuzat pa marrë një pozicion të qartë kundër pavarësisë së Tajvanit, ndërsa tajvanezët e panë si një përulje para presionit të Pekinit. Një zëdhënës i Presidencës në Taipei (Tajvan) tha se Kina ka kryer një akt të pacivilizuar që pengon tregtinë botërore dhe fjalën e lirë.
Por kjo nuk është hera e parë që pretendimet territoriale të Kinës ngatërrohen me botën e biznesit. Pak muaj më parë, kompania amerikane e veshjeve GAP, kërkoi falje për disa bluza që paraqisnin hartën e Kinës, pa pjesën e Tajvanit dhe territoreve të tjera që Kina pretendon se i përkasin asaj.
Rrjeti japonez i shitjes me pakicë “Muji” është gjobitur kohët e fundit në Kinë për listimin e Tajvanit si vend i ambalazhimit të produkteve të saj.
Muajt e fundit, Pekini u ka kërkuar firmave perëndimore, veçanërisht hoteleve dhe linjave ajrore, të bëjnë ndryshime në faqet e tyre të internetit, për ta cilësuar Tajvanin si pjesë të Kinës dhe jo vend më vete.
Kjo do të thotë që në shumë linja ajrore, ku më parë rezervohej udhëtimi në “Taipei, Tajvan”, tani do të rezervohet “Taipei, Kinë”.
Në janar, faqja e internetit e hoteleve “Marriott” u mbyll në Kinë, sepse e listoi Tajvanin si vend të veçantë.
Faqja e internetit u detyrua të ndryshonte listën e saj dhe kërkoi falje.
BBC-TemA TV
Ne tolerojm shkrimet, nderhyrjet e të tjerrve në punët tona kombetare.
Kjo s osht gjo fare.
N shqipni Sal Demokrati denoji nji gru t ve “pse kishte pi kafe n sebep morti”
Sal malokari
Sal qoftlargu
Sal mavrija
Sal demokraqija