Alegri: Ronaldo e ka kuptuar që Italia nuk është Spanja. Sot ishte mirë në… mbrojtje

25 Gusht 2018, 21:54Sport TEMA

Të gjithë presin golat e Kristiano Ronaldos, por portugezi vazhdon të mos gjejë rrjetën me bardhezinjtë.

Sigurisht, është ende herët për të folur për krizë, por me sa duket ai e ka kuptuar se në Itali e për më tepër në radhët e Juventusit, do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësirat me të cilat përballej në kampionatin spanjoll.

Këtë mendim e përforcoi edhe trajneri Masimilano Alegri pas fitores së sotme kundër Lacios, ku portugezi përsëri nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

“Kristiano është prej 15 ditësh me ne. Ai është inteligjent dhe e kupton që futbolli italian është ndryshe nga ai spanjoll. Sot ka luajtur mirë edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse të gjithë presin golin prej tij.

Jam i lumtur se si po integrohet në ekip, pasi është një djalosh shumë i përulur”, deklaroi Alegri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje