Përmbysje spektakolare e Napolit, merr fitoren e dytë përballë Milanit

25 Gusht 2018, 22:36Sport TEMA

Napoli ka arritur të marrë fitoren e dytë në dy javë kampionat, edhe pse ka pasur dy ndeshje shumë të vështira (Lacion dhe Milanin).

Pas triumfit 2-1 të javës së parë kundër Lacios (edhe ajo me përmbysje), Napoli ka triumfuar dhe ndaj Milanit të Gatuzos, duke e mposhtur me rezultatin 3-2.

Një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit nga djemtë e Ançelotit, të cilët edhe pse e panë vetën në disavantazh të dyfishtë pas 50 minutash lojë, nuk u dorëzuan për asnjë moment.

2 herë Zielinski dhe një gol i Mertens në minutat e fundit zhbënë golat e Bonaventurës dhe Kalabria, duke e çuar Napolin në kuotën e 6 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje