Amadu Latif bëhet protagonist me Teutën dhe këtë radhë jo më për raste të pabesueshme të humbura patra portës kundërshtare.
Sulmuesi ka shënuar sot golin e fitores 1-0 të durrsakëve përballë Kamzës, që i jep pak më shumë qetësi ekipit bregdetar para pushimit për ndeshjet e kombëtareve.
Në një ndeshje ku thuajse mungonin gjuajtjet para portës, diferencën e bëri goditja me kokë e sulmuesit pak minuta para fundit të ndeshjes, një gjuajtje e cila mposhti Avdylin dhe që zgjoi disi stadiumin “Niko Dovana” i cili si zakonisht dhuron tribuna thuajse të boshatisura.
Tri pikët i japin mundësinë Teutës që të afrohet përsëri me grupin e kreut dhe thyen mallkimin e golave të kësaj skuadre e cila nuk kishte gjetur rrjetën as në dy ndeshjet e para.
Ndërsa Kamza ka pësuar humbjen e dytë radhazi dhe ka treguar se duhet medoemos të korrigjojë diçka në fazën sulmuese ku nuk arrin të lërë shenjë.
Me poshte klasifikimi i plote pas javes se 3-te.