Bundesliga/ Augsburgu ndal Bayernin, Schalke pëson humbjen e pestë radhazi

25 Shtator 2018, 23:23Sport TEMA

Ka zgjatur vetëm katër javë seria e fitoreve për Bayernin në këtë sezon të ri të Bundesligës, pasi skuadra bavareze u ndal në një barazim 1-1 ndaj Augsburgut, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”.

Skuadra e drejtuar nga kroati Kovaç vuajti jo pak për të gjetur golin e avantazhit, i cili erdhi vetëm në minutën e 48’, kur Arien Robben dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të Gnabry. Gjithsesi miqtë rikthyen baraspeshën në minutën e 87’ me anë të Gotze, duke i prishur serinë e fitoreve gjigantëve gjermanë.

Ndërkohë Schalke 04 pësoi sot humbjen e pestë radhazi, në po kaq takime, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Freiburgu në transfertë, duke regjistruar një nga nisjet më të dobëta të sezonit.

Sfida tjetër mes Hanoverit dhe Hoffenhaimit përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1-3, ndërsa më herët Werder Bremen mposhti me rezultatin 3-1 Herthën e Berlinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje