Gazetarët përballë Ramës: Tri raste gënjeshtrash, mos-dijes, ose keqdashjes, në debatin e mbrëmshëm

17 Tetor 2018, 18:21Sociale TEMA

Fenomeni i thënies së të pavërtetave në media dhe marrja e tyre për të mirëqena është kthyer në një traditë të shëmtuar në vendin tonë.

Ky fenomen jo vetëm që dizinformon opinionin publik, por e orienton atë drejt gjërave të pavërteta duke vazhduar më pas me trillime që ndjekin njëra tjetrën, duke u hedhur nga një gënjeshtër në tjetrën.

Natyrisht që vendin e parë e mban opozita, e cila me argumentin “Nuk kemi asgjë në dorë veç fjalës”, abuzojnë me këtë të fundit deri në krijimin e skenarëve ala Babale.

Por fatkeqësisht pjesë e kësaj orkestre që ose shpif, ose gënjen e mashtron, shpesh herë bëhen edhe gazetarët.

Për ta ilustruar si fenomen, po marrim tre raste të freskëta ku gazetarët nuk kanë thënë faktet për të vënë para përgjegjësisë pushtetin, por gënjeshtra në studiot televizive.

Për shembull drejtuesi i gazetës Panorama, Robert Rakipllari u shpreh mbrëmë në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës në News24 se “nuk ka asnjë vend të BE-së që e dënon shpifjen me burg. Zero, zero, zero, zero”.

Në fakt, gazetari në këtë rast ose nuk ka informacion, ose nuk do ta thotë, por në çdo rast, gënjen nëse do ta përballnim fjalën e tij me faktet.

Sepse e vërteta është krejt ndryshe.

Shpifja, ndryshe nga ç’shprehet Rakipllari, se nuk ka asnjë vend të BE-së që dënohet me burg, në fakt dënohet me burg jo në një, por në disa vende të BE-së.

Ky rast nuk është  i vetmi, por një fenomen i zakonshëm që ndodh rëndon në Shqipërinë tonë, ku faktet lihen në plan të dytë dhe mendimet personale, shpifjet apo gënjeshtrat, merren si të mirëqena.

E mbi këto argumenta të pavërteta, ngrihen debate publike.

Rasti tjetër i ndodhur vite më pare, që u transmetua mbrëmë në emisionin Dritare, ishte ai i para shumë viteve, kur Fatos Lubonja akuzonte Ramën  në vitin 2002 se biznesmenët  i kishin blerë atij bileta dhe se shumë shpejt do të dilnin në dritë.

Sot pas më shumë se 1 dekade, akuzat e Lubonjës kanë mbetur thjeshtë fjalë pa asnjë provë.

Ndoshta Lubonja e ka thënë atë si sulm personal ndaj Ramës në atë kohë, meqë ishin në një marrëdhënie të keqe, por prapë kjo nuk e justifikon atë, për sa kohë flet përballë një audience.

Rasti tjetër kur media apo gazetarët dizinformojnë në rastin më të mirë ose bëjnë politikë duke mashtruar në më të keqin, ishte ai i Andi Telës.

Mbrëmë Tela teksa diskutonte me kryeministrin Rama për kanabisin në mandatin e parë të qeverisjes  së PS-së, tha shprehimisht se: “është mbjellur çdo centimetër i këtij vendi me hashash. Çdo centimetër”.

Që në Shqipëria kanabisi ka qenë një problem në këto 27 vite pluralizëm, është fakt, por që të bësh të tilla deklarata kaq të ekzagjeruara, duhet ose të duash të dizinformosh me qëllim, osë të bësh politikë, që gazetarin nuk e nderon.

Ndërkohë, Instituti Ndërkombëtar i Medias (International Press Institute), rrjet prestigjioz ndërkombëtar mediatik për lirinë e medias, jep një pasqyrë të të gjitha vendeve që e dënojnë shpifjen me burgim.

Pjesa më e madhe e shteteve të Europës e dënojnë me burgim shpifjen.

Vendet që dënojnë shpifjen me burg   

Gjermania

Franca

Holanda

Bullgaria

Belgjika

Kroacia

Austria

Serbia

Spanja

Italia

Suedia

Danimarka

Finlanda

Portugalia

Greqia

Islanda

Turqia

Polonia

Letonia

Lituania

Republika Çeke

Sllovakia

23 komente në “Gazetarët përballë Ramës: Tri raste gënjeshtrash, mos-dijes, ose keqdashjes, në debatin e mbrëmshëm”

  1. Meço says:

    Shpifja ose Genjeshtra (akoma më troç:RRÈNA),
    JO VETEM DENOHET NGA PJESA DERMUERE E SHTETEVE TË BE-së,por edhe në librat e shenjtë thuhet:”MOS DIL DËSHMITAR NË RRENË”.
    NË ÈMËR TË FJALES SË LIRË ,DISA GAZETARUCË
    NË EMËR TË SAJ,MBROJNË SHPIFJEN SEPSE “DUKE SHPIFUR,DIÇK A MBETET”.POPULLI THOT:GJUHA ESHTË TÙLIT POR THYEN EDHE KOCA”, DHEVSE “GJYLPANA N’B.THË TË HUJ,SI DHEMB KÙJ”.

  2. Nori says:

    Gënjeshtarët më të meëdhenj janë GAZETARËT.
    GËNJEJNË, shpesh, për të bër lajm,pa i bër syri tër.
    Gênjejnë prej keqinformimit,a-profesionalizmit dhe
    politizimit të detyrës së tyre.
    O të mbledhin mendjen, ose të gjykohen dhe dënohen,
    se na kanë ardhur në majë të hundës.??

    1. Komentuesi says:

      Ai qe shpif te futet ne burg.Shpifja eshte genjeshter,dhe ai qe genjen e nuk thot te verteten denohet me burg.Mjaft me shpifje e trillime,se po edukojme dhe femijet keq.

  3. NASTRADIN EFENDIU says:

    SI NUK E KUPTONI QE KETA MONSTRAT TONA QE E MBAJNE VETEN PER GAZETARE E DREJTUES MEDIASH JANE VEÇ CA KATUNARE QE NUK JETOJNE DOT PA SHPIFJEN QE ESHTE PJESE E PERDITESHNE E FSHATRAVE NGA KANE ZBRIT. NUK DUAN TE DENOHET SHPIFJA SE NUK DINE TE BEJNE GAZETARI TE VERTETE DHE SHKOJNE NE TE SEMES NESE KJO NDODH. PUNE KATNARESH SHOKU, NA MYTEN RAKIPLLARET,HOXHALLARET DHE KARET.

    1. LORA says:

      Mirenjohje per saktesine e komentit tuaj,NASTRADIN EFENDIU.

  4. "BOHOTINA" says:

    Shkurt kazan, apo bidon, apo teneqe, apo mastrapan, apo taler, apo fuçim, thoni si te doni jeni brenda Fevzos, Pekes, Çanit, Lubos, Rakipir, Rakipllarit, Vasilit dhe lepirseve te tjere…

  5. Berti says:

    Bravo Edi Rama…beji qe edhe te paguajne edhe ne burg te shkojne. Falemnderit qe ke durim dhe energji te merresh me keto palaco gazetare, pordhacer e injorante qe vetem vjedhin llym kunder teje…

  6. "papa don't preach" says:

    Tre shemtira ne nje debat
    Njeri Mut
    Dhe dy Lugate.
    Sa per Rudina Mexhunga … .

  7. Zigur Qarri says:

    Para nje Jave,Kryeminishtri shqiptare edvin babalja,ftoi gazetaret gjermane,qe ti argumentoi te kunderten e asaj qe
    flitet per imazhin keq te Qeverise shqiptare.Por ndodhi po e njejta gje si me gazetaret shqipatare dje,ulerima per te
    mbytur te verteten.Dhe per kete,Gazeta gjermane “Hannoversche Allgemeine”shkruan:
    “Kryeministri eshte ne humor te keq. Edi Rama me shume bertet sesa flet”.
    Edi Rama me shume bertet sesa flet?!

    1. dashamires says:

      Uuuuuuuuuuuuu, Ziguri di dhe gjermanisht se shqipen s’ja mesoi dot e njerka se nena e ka lene ne dore te saliut sa e polli.

    2. Qafa e Qarrit says:

      Zigur K paske mesuar gjermanist tani se shqipja te ka lene shendene. Dhe domosdo aty ku ha grazhdin ti ne shtepine qendrore gatuhet vetem analfabetizem, trushplarje dhe ndotje psiqik. Je per tu meshiruar Gurezi Karri.

  8. BRSS says:

    KETYRE GAZETAREVE QE VETEM GAZETARE NUK JAN TJU SHKERDHEJN GRATE DHE MOTRAT DHE E KAN PAK KETA PER LEKE ÇOJN EDHE GRAT PER TU SHKERDHYER DHE SE KAN PER GJE PLERAT NGA MENGJEZI DERI NE DARKE VETEM MASHTROJN PUBLIKUN KETA BURGUN E KAN PAK MOTER QIRAT

  9. Franci says:

    ” Berishiani ” Robert Rakipllari jo vetem genjeu pa pike turpi mbreme por ne sikron me 2 gazetaret e tjere nen dirigjimin e moderatores Xhunga e mbushen me genjeshtra pafund teleshikuesin.
    Çfare po heq ky popull nga bombardimi me genjeshtra i opozites nga njera ane dhe nje grup gazetaresh nga ana tjeter.TURP !

  10. dashamires says:

    Uuuuuuuuuuuuu, Ziguri di dhe gjermanisht se shqipen s’ja mesoi dot e njerka se nena e ka lene ne dore te saliut sa e polli. Ndersa Lubonja eshte pasuri kombtare e partise babalokratike. Andi tela nje cope rosaku me syze qe hiqej kompetenti babalokratikes.

  11. rakiplaro says:

    Mbreme ne Dritaren e Xhiges pame shfaqjen me te shemtuar mediatike ku tre zagare dhe nje laraske, iu vesulen kryeministeit si hijena politike. Turp per kete medie kazani.rakiplaro

  12. Alban Dega says:

    Pak e sak

    NJE ANALIZE E SHKELQYER ….

    Shkelqejne faktet …
    Nxijne shpifjet, rrenat, mashtrimet !
    Edhe pse nuk eshte editorial eshte kryeditorial qe nderon gazeten dhe botuesin !
    Kjo eshte gazetaria e vertete !
    “ Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra= fjale “
    Sulzberger- Babai i “ The New York Times” dhe gazetarise bashkekohore boterore

  13. Fatosi says:

    Ata jo vetem genjejne ,por edhe duan te fusin popullin ne eresire te plote mediatike., dhe ata nuk bejne gje tjeter por cojne ujin ne mullirin e Sales, Lulit dhe te PD istave te ashtuquajtur per te cvatur sa me shume kete popull dhe per te treguar se Rama po I bene te gjitha te keqijat e ketij populli
    Por e verteta dele menjeher ne paq dhe se po dele vazhdimishte e kunderta e te gjitha gjerave qe thone PD istat
    Prandaj e meritojne burgun dhe te gjobiten me gjobe te majme ,qe kur te japin lajmin here tjeter te mendohen 100here per pasojat qe do te kene ne qoftese lajmi eshte I reme

  14. ppa says:

    Nder gjerat me te shemtuara ne emisionin e djeshem te Rudina Xhunges, ishte kur ajo denigroi babain e Rraja, qe sipas saj, nuk mbaj mend shprehjen ekzakte, duhet ti vij turp per sjelljen e djalit; po ne vlonjatet qe e njohim historine e familjes se Rudines , eshte cudi , sepse dihet qe jane divorcuar etj.etj. dhe per kete nuk ka se si te fajesojme Rudinen.

  15. Lili says:

    Gazetari duhet te shkojne pertej afirmimeve edhe te na tregoje per shembull nje njeri te denuar ne france per shpifje me burg keto ,hajde te themi 10 vitet e fundit..

  16. Don says:

    Kjo lloj gazetarie ne fund te fundit shpreh edhe nivelin e qytetarise dhe standardeve morale qe jane ne koken e shoqerise tone. Gazetaria duhej te jete pararoja qe te merret me te verteten. Abuzimi i saj me profesionin e vet perben krim dhe shpall njekohesisht falimentimin e saj si pjese qe ka bere aleance me te keqen ne shqiperi. Me mire keshtu. Nuk behet oponence duke shpifur. Kjo eshte poshtersi.

  17. aljopri says:

    rakiptrapi kujton se jemi para 30 vjetesh. Une jetoj ne Itali ku per genjeshtra eshpifje(calugnia) denohesh nga nje gjobe e rande deri ne burg trap. Prandaj ti para publikut duhet te kerkosh falje per ket rrene.

  18. ta says:

    nxirni vrerin,por fajin nuk e kanë ata,ashtu janë mësuar.

  19. Abdurahim Ashiku says:

    SHPIFJA SI FJALË E RANDË QË S’E MBAN KANDARI
    Mendim
    Shpifja asht nji veprim i ulët; burri me dy gishta nder në ballë nuk shpif kurrë. Me vra dikush shpifësin, gjakun ja ka, po të gjithë i thonë: “Të lumtë pushka”
    (Kanuni i Dibrës 2512)
    Populli e ka mat kurdoherë fjalën që ajo të mos vrasë. Në popull has rëndom, në biseda të përditshme e në kanune shumë shprehje të mençura që lidhen me fjalën e dalë nga gjuha që siç thotë Ezopi, “është gjëja më e mirë në botë sepse me gjuhë mund të flasësh për dashurinë, për lumturinë, për natyrën e bukur, për shoqërinë e mirë… por njëkohësisht gjuha është gjëja më e keqe në botë. Gjuha shpall luftërat, gjuha ndan njerëzit. Me ndihmën e saj shumë njerëz gjithë kohën flasin veç marrëzira. Këta njerëz të bardhën e bëjnë të zezë, të drejtën të shtrembër, të mirën të keqe…”
    E para po bëhet gjithnjë e më e rrallë në shoqërinë e kohës që jetojmë, kurse e dyta ka pushtuar kuvendin, median, llapën politike majtas e djathtas. Ajo ka hedhë rrënjë në foltoren e kuvendit, në gazeta, portale, në rubrika televizive “opinion”… duke vrarë pa mëshirë njeriun pa mburojë.
    Populli, më shumë se për gjithçka në kulturën e tij historike, për fjalën e rëndë, shpifjen, ka vendosë kanune që e kanë mbajtur në këmbë në rrjedhën e historisë duke mos u asimiluar…
    Ai thotë:
    Fjalën mate shtatë herë, dhe preje njëherë…
    Mos shti kurrë pa e vu për syri…
    Bëje rob fjalën mos me të bë rob ajo ty…
    Kafshatën e madhe haje, fjalën e madhe mos e fol…
    Nëna e çdo belaje, është fjala…
    Fjala është si bleta: ka mjaltin, por ka edhe zeherin…
    Pushka vret një, fjala vret njëmijë…
    Plaga e pushkës shërohet, plaga e fjalës nuk shërohet kurrë…
    Fjalën e keqe edhe me e mbyllë në dyzet dryna, del…
    Fjalën e keqe nuk e mbyt deti, nuk e vret rrufeja, e nuk e djeg zjarri…

    * * *
    Kryeministri Rama doli në publik me idenë e një projektligji për të dënuar penalisht të gjithë ata që shpifin.
    Reagimet menjëherë mbinë siç mbinë grami e talla në arë për ta marrë e tharë misrin.
    Të djathtët si gjithnjë dolën menjëherë ta kundërshtojnë.
    Doli edhe një aktor në një rol që të bënte të tundje kokën e të kujtoje italianin Malombra në romanin “Qyteti i fundit” të Petro Markos tek përsëriste pa pushim: “povero noi!”
    Doli edhe një shkrimtar, ish ministër, diplomat “pa portofol” e tha: (citoj)
    “Është një përpjekje e kryeministrit për të larguar vëmendjen e medias, opinionit publik, ndërkombëtarëve nga skandali i madh. Nuk mund ta përfshijë në kodin penal shpifjen. Është e qartë dhe e padiskutueshme….”
    Tjerrja mbi furkë pa bashkë vazhdon…
    Pyes: A duhet të ketë një ligj që të dënojë penalisht të gjithë ata që shpifin, të gjithë ata që e hedhin fjalën e rëndë, pa mend në kokë?
    Thuhet që Gjermania e ka një ligj të tillë, ligj që të dënon deri në tre vjet privim lirie po qe se shpif, po qe se nuk e mban llapën brenda zgavrës së gojës dhe nuk e nxjerr “pa e matur shtatë herë”.
    Përgjigjen gjykoj që të mos e kërkojmë tek fjalët “pa kandar” të politikanëve shati i të cilëve tërheq gjithnjë nga vetja, as median e shkruar e televizive me lopatë për të varros gjithçka.
    Ta kërkojmë në urtësinë që i ka dhënë në shekuj e mijëravjeçarë populli, me fjalën monument.
    Shtjefën Gjeçovi në mbledhjen dhe kodifikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit duke folur për nderin ku “secili e ka për vedi e nuk mund të përzihet kush” thotë: “Dy gisht nderë ka seicili në lule të ballit. Seicili mbahet i mirë dhe i thotë vedit “Jam burrë” e i thonë “A je burrë”.
    “Ndera, vijon Gjeçovi, i merret burrit me i thanë kush se rrenë faqe burrave të mbledhun në kuvend. Me e pshty, me iu matë ( E matmja si e ramja, e ramja si e vramja)… ( E drejta zakonore shqiptare f. 105)
    Në Kanunin e Dibrës (Xhafer Martini) “Fjalë e randë” (faqe 555) nuk quhet vetëm ajo që thuhet syndërsy, por edhe ajo pas shpine”.
    “Shpifja është një veprim i ulët: burri me dy gisht nder në ballë nuk shpif kurrë. Me vra dikush shpifësin, gjakun ja ka po të gjithë i thonë “të lumtë pushka”
    “Për shpifje të randa që bajnë me fjalë krejt katundin, shpifësi ndahet “Për mort e për dasëm”.
    “Në kuvend fjala e randë nuk falet kurrë. Kuvendi të shamit i ve nderin në vend: fjalërandit i mba armën e e përzë prej kuvendit: Në ndonjë rast i djeg edhe shpinë”.
    Me shembujt e mësipërm, shembuj që i gjen në të gjithë kanunet ( Kanuni i Dukagjinit, i Dibrës, i Skënderbeut, i Labërisë…) populli me mënyrat e veta i ka vënë fre fjalës së rëndë, llapës së nxjerrë një pashë, shpifjes deri në përzënie nga fshati e djegie shtëpie.
    E quaj me vlerë që para se të hartojmë ligje (çfarëdo ligji), të lexojmë dhe reflektojnë me fjalën shekullore të popullit, fjalë që e ka mbajt në këmbë duke i dhënë krah e mend në betejën për mbijetesë.
    Një ligj për t’i thënë ndal shpifjes, ndal fjalës së rëndë në Kuvendin e Shqipërisë, në gazeta e televizione e quaj të domosdoshëm ashtu siç quaj të domosdoshëm një nen për gjakmarrjen me dënim kapital çka do të hapte dyert e shtëpive ku ngujohen fëmijë e vajza të reja.
    Evropa është shekuj para nesh (vetëm 61 vjet universitet kemi) e rruga drejt saj duhet matur me hapin tonë e jo me hapin e saj.
    Abdurahim Ashiku
    Athinë, 5 tetor 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje