Lajm i mirë, Bashkia e Tiranës sistemon nënën e dhunuar dhe tre fëmijët e saj

17 Tetor 2018, 12:35Sociale TEMA
Lajm i mirë, Bashkia e Tiranës sistemon nënën e dhunuar dhe

Media bëri publike sot rastin e Florinda Lleshit, nënës me 3 fëmijë, e cila në kërkim të një jete më të mirë, por edhe për të lënë pas të shkuarën e saj edhe si grua e dhunuar nga burri, u largua nga Mirdita për t’u shpërngulur në një nga zonat rurale të Tiranës, në Farkën e Madhe. E pavarësisht shpresës për një të ardhme më të mirë, mediat raportuan për sakrificën që Florinda Lleshi bënte çdo ditë për të arsimuar e krijuar kushte më të mira jetese për fëmijët e saj.

Me t’u njohur me rastin, Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit Social, ndërhyri menjëherë për të zgjidhur situatën emergjente të nënës dhe 3 fëmijëve të saj. Florinda dhe fëmijët e saj u strehuan në një nga qendrat e mbrojtura të Tiranës. Gjithashtu, me marrjen e Urdhërit të Mbrojtjes, familja është futur në skemën e ndihmës ekonomike dhe aktualisht shërbimi social i Bashkisë së Tiranës po kryen procedurat për transferimin e shkollës së djalit të madh, pranë shkollës më të afërt me Qendrën.

Ndërkohë, nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës po ndiqen të gjitha hapat e tjera për t’i ardhur në ndihmë në afatgjatë dhe për të siguruar mundësi integrimi të plotë të familjes.

Paralelisht me sistemimin e familjes në Qendër, Drejtoria e Përgjithshme e Kujdesit Social në Bashkinë e Tiranës, Zyra e Urbanistikës në Njësinë administrative Dajt, në bashkëpunim edhe me “Fundjavën Ndryshe”, po ndjekin procedurat për ndërtimin e një banese për Florindën dhe 3 fëmijët e saj.

 

2 komente në “Lajm i mirë, Bashkia e Tiranës sistemon nënën e dhunuar dhe tre fëmijët e saj”

  1. Lirimi says:

    Dua te jap dhe une nje kontribut modest per kete familje. Ju lutem medias si mund te lidhem me kete familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje