Acarohen më tepër marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Beogradi: Shpallja e Ushtrisë më 28 Nëntor, gati për të reaguar

17 Nëntor 2018, 12:31Rajoni TEMA

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se ekziston mundësia që administrata e Kosovës, më 28 Nëntor, në Ditën shqiptare të Flamurit, të shpallë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke komentuar mbi këtë mundësi gjatë një interviste në Radio-Televizionin e Serbisë, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe që do të duhet të reagojnë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si garantues të marrëveshjeve.

“Prishtina po punon për këtë datë, edhe pse Ushtria është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe nga garancitë e NATO-s”, tha Stefanoviç.

“Por serbët nuk e mbështësin atë”, ka thënë Stefanoviç, duke shtuar se vendimi i tillë është një shqetësim serioz për serbët në Kosovë.

“Ministritë tona, e Brendshme dhe ajo Mbrojtjes, si dhe dhe të gjitha shërbimet, kanë analizuar të gjithë informacionin që kemi në lidhje me atë që pritet të ndodhë, dhe që natyrisht do të ketë një përgjigje nga Serbia. Por, mbi të gjitha, ne duam të diskutojmë seriozisht me partnerët të cilët ishin si garantues – NATO dhe BE, se diçka e tillë nuk mund të ndodhë”, tha Stefanoviç.

“A janë ata të gatshëm që në mënyrë jo-ligjore e plotësisht brutale, të shkelin madje edhe rregulloren e brendshme të Kosovës”, tha ministri i Brendshëm serb, duke shtuar se Prishtina po merr koston e një paqëndrueshmërie në rajon me themelimin e ushtrisë.

Qeveria e Kosovës ka mohuar që ushtria do shpallet më 28 Nëntor, sigurisht pa e fshehur aspak punën për themelimin e saj me qëndrime e deklarata krejt të hapura. Edhe pak javë më parë Beogradi hodhi tezën e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, si datë kur do shpallej ushtria. Kjo, si për serbinë e si për Kosovën, konsiderohet si Pavarësia e dytë, për njërën trishtuese e për tjetrën lumturuese. (tesheshi)

8 komente në “Acarohen më tepër marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Beogradi: Shpallja e Ushtrisë më 28 Nëntor, gati për të reaguar”

  1. ## says:

    Kujdes se ju ngelet si shtet i serbeve vetem Beogradi! Lugina e Presheves, Sanxhaku, Vojvodina, mund te Jene shtet e ardhshem qe vazhdojne dhe i shkeputen ishJugosllavise.

  2. sqarues says:

    politike e madhe

  3. sqarues says:

    politike e madhe ……..

  4. sqarues says:

    pa ik shife njehere nga serbia ta marresh vesh se cfare ngel

  5. sqarues says:

    pa ik shife njehere nga serbia ta marresh vesh se cfare ngel…………
    po i vjen radha polonise pas ukraines

  6. sqarues says:

    pa ik shife njehere nga serbia ta marresh vesh se cfare ngel……………
    po i vjen radha polonise pas ukraines

  7. ????? says:

    Ushtri i duhet çdo shteti se kur nis grevat policia. ,kontrolli institucioneve i kalon ushtris. Ushtria është hapi i parë për çdo Republik apo mbretëri.

  8. Marku says:

    Ne vitet 1990 gjate shperberjes se jugosllavise ushtria serbe kishte nen kontroll te gjithe arsenalin e ish ushtrise jugosllave , e megjithate “trimat” gjenocidiale serbe humben 4 luftera mbrenda 10 viteve, perkundrejte civileve te keq armatosur ose te pa-armatosur ne shumicen e rasteve. Nje Serb mund ta fusesh ne tank apo ne avjon, por atije kurre nuk mund ti japesh guximin dhe kurajon e Bekim Berishes, Xhelal Hajdes , Adem Jasharit apo Agim Ramadanit apo te nje shqipetari ne pergjithesi . Beteja e koshares eshte nje shembull konkret se si do te ishte nje konflikt shqiptaro- Serb ne pozicione pothuajse te barabarta . Ne kete beteje fashistet serbe humben mbi 300 ushtare,8 kolonele, 5 majore , 3 majore- gjenerale dhe 2 gjenerale. E gjitha kjo ne nje periudhe kohore 3 Javore. Nje konflikt tjeter me shqipetaret do te ishte fundi i egzistences te asaj cfare sot quhet “serbi”. Faktikisht egzistenca e asaj cfare sot quhet “serbi ” vazhdon te jete ne pikepyetje perderisa statusi perfundimtare I Vojvodines ,Sanxhakut dhe presheves e bujanovcit mbeten te pa
    zgjidhur. Arsyeja e vertete se perse serbet ndihen te “trimeruar” karshi kosoves Jane kufizimet qe disa shtete regresiste europiane po mundohen ti vene formimit te nje ushtrije kosovare, por fatkeqesisht per keta fashiste serbe gjenocidiale , SHBA te duke injoruar totalisht keto shtete pa vlere dhe rendesi I kane hapur rrugen themelimit te ushtrise kosovare . Kjo ushtri do te jete kompakte shume e nderveprueshme dhe teper e fuqishme .
    Ne te njejten kohe Serbia mbetet si ajo shtriga gojekeqe qe askush se pyet dhe degjon.
    Eshte e vertete se ushtria do te formohet me 28 nentore dhe gjithashtu kosova do te behet pjese e
    ” Adriatik 5″ + US po kete vit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje