Haradinaj: Kosova të kthehet në model për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

16 Nëntor 2018, 13:03Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se “Kosova ka ligje e që kanë peshë dhe që japin garanci për të drejtat e njeriut”.

Ai në një takim të Grupi ndërministror për të drejtat e njeriut, tha se institucionet e Kosovës kanë arritur që të miratojnë ligje të rëndësishme për respektimin e të drejtave të njeriut.

“Ne në Kosovë, jo shumë gjatë se dy dekada më herët, e dimë se si janë cenuar të drejtat e njeriut. Pra, Kosova duhet të kthehet në një model se si duhet të mbrohen të drejta e njeriut”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kosova jo vetëm me ligje e Kushtetutë, por ka edhe një traditë për të respektuar të drejtat e njeriut.

“Krahas bazës ligjore duhet shtuar edhe humanizmin tonë që njihet në gjithë botën”, tha kryeministri Haradinaj.

1 komente në “Haradinaj: Kosova të kthehet në model për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”

  1. Krio says:

    shum mire e ke
    po s do jesh kryeminister per jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje