Për dy orë nga kryeqyteti i Kosovës në kryeqytetin e Shqipërisë – dhe anasjelltas? Po, kjo është e mundshme. Vetëm duhet të ndërtohet një hekurudhë. Që kjo ëndërr të bëhet realitet, duhet të kemi politikanë që nuk mendojnë se si të vjedhin nga tenderi i radhës, por si të përparojnë vendin.
Paramendojeni këtë situatë: të ulur në vagonin e firmës zvicerane «StadlerRail» nga Prishtina në Tiranë mund të lexoni 100 faqe të romanit «Prilli i thyer» të Ismail Kadaresë, të hani drekë në vagonin e trenit, të pini verë të Rahovecit apo çaj mali nga Zagoria.
Nga Enver Robelli
Fundjava mund të jetë kohë për ëndrra. Në numrin e së shtunës gazeta britanike «Financial Times» sjell një reportazh të gjatë mbi Uzbekistanin. Theksi vihet te mundësia fantastike që nga Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit, mund të mbërrish në Samarkand për vetëm dy orë – falë linjës së re hekurudhore. Distanca mes Tashkentit dhe Samarkandit është 344 kilometra.
Distanca mes Prishtinës dhe Tiranës (sipas viamichelin) është 258 kilometra, pra dukshëm më pak se mes Tashkentit dhe Samarkandit. Emri Samarkand të bart në sfera gati metafizike. Qytet në Rrugën e Mëndafshit, qytet të cilit i kushtoi një roman shkrimtari libanez Amin Maalouf. «Samarkand» quhet romani dhe lexuesin e dërgon në shekullin e ’11, kur filozofi, matematikani dhe astronomi i rëndësishëm i Orientit, Omer Kajami, ishte i përndjekur nga fanatikët fetarë. Mendimet e tij Kajami i shkroi në veprën poetike Rubairat, të cilat në shqip i përktheu Fan Noli, por me pseudonimin Rushit Bilbil Gramshi.
Ah, nesër botën plot shamatë e lashë
Nga qindra xhevahire njëzet i dhashë;
Pa folur kanë mbetur qindra fjalë.
Se nuk merrte vesh kjo bot‘ e trashë.
Një engjëll më tërhiqte në xhami,
Një djall po më zvarrniste në dolli;
Po ver’ e kuqe e fitoi davanë:
Gërshet këtej – edhe andej hardhi.
Jo vetëm Samarkandi është bërë lehtë i arritshëm – falë hekurudhës moderne dhe trenave modernë. Të enjten Mbreti i Marokut Mohamend VI dhe presidenti francez Emmanuel Macron përuruan vijën hekurudhore al-Boraq, e cila lidhë Tangerin me Kazablankën (Casablanca) përmes Rabatit, kryeqytetit të Marokut. Trenat mes këtyre qyteteve do të lëvizin me shpejtësi deri në 320 kilometra ne orë. Tani nga Tangeri, përballë Portugalisë, deri në Casablanca, qyteti i famshëm edhe për shkak të filmit me të njëjtin emër, udhëtimi me tren zgjat vetëm 5 orë nga 10 sa zgjaste deri më tash. Çfarë mund të shohë njeriu përgjatë kësaj vije hekurudhore? Arkitekturën koloniale dhe plazhet e Casablancas, kasabanë e Rabatit, kafehanet e Tangerit, shkruan «Financial Times».
Së fundi Republika Popullore e Kinës ka inauguruar urën më të gjatë mbi det në botë. Gjatësia: 55 kilometra, kostoja: 15 miliardë euro, kohëzgjatja e punimeve: 9 vjet. Ura mbi det është në të vërtetë 36 kilometra, një tunel nën ujë është shtatë kilometra, plus dy ishuj artificialë. Të gjitha këto së bashku bëjnë 55 kilometra. Me këtë urë Kina krijon lidhje tokësore me Hong-Kongun dhe Makaon, dy zona nën administrim të veçantë. 21 vjet pasi Britania e Madhe ia ktheu Hong-Kongun Kinës, Pekini krijon një lidhje tokësore me këtë zonë; 19 vjet pasi Kina mori nën kontroll ish-koloninë portugeze Makao, edhe me këtë pjesë krijohet një lidhje tokësore. Tani udhëtimi nga Pekini në Hong-Kong zgjat nëntë orë (deri më tani: 24 orë).
E me çka po merret, xhanëm, bota shqiptare? Qe një temë ku duhet të fokusohet shoqëria shqiptare. Rruga mes Prishtinës dhe Tiranës duhet të shkurtohet. Këtë rrugë nuk e shkurton më autostrada. Ajo është ndërtuar keq për shkak se ashtu kanë dashur politikanët e korruptuar për të mbushur xhepat e tyre. Tani duhet menduar jo vetëm për politikanë të rinj e të pakorruptuar, por edhe vizionarë. E ardhmja duhet t’i takojë edhe hekurudhës. Për dy orë nga kryeqyteti i Kosovës në kryeqytetin e Shqipërisë – dhe anasjelltas? Po, kjo është e mundshme. Vetëm duhet të ndërtohet një hekurudhë. Që kjo ëndërr të bëhet realitet, duhet të kemi politikanë që nuk mendojnë se si të vjedhin nga tenderi i radhës, por si të përparojnë vendin.
Paramendojeni këtë situatë: të ulur në vagonin e firmës zvicerane «StadlerRail» nga Prishtina në Tiranë mund të lexoni 100 faqe të romanit «Prilli i thyer» të Ismail Kadaresë, të hani drekë në vagonin e trenit, të pini verë të Rahovecit apo çaj mali nga Zagoria dhe sa çel e mbyll sytë do të dëgjoni zërin: «Zonja e zotërinj, pas pak çastesh arrijmë në stacionin e trenit në Tiranë.
Faleminderit që udhëtuar me trenin tonë». Treni mund të bart emrin Ali Podrimja. Ndërsa treni që niset nga Tirana në Prishtinë në orën 06:00 të mëngjesit, pasi qejflinjtë kosovarë të braktisin «Whisky Bar» te Blloku, mund të quhet: «Lasgush Poradeci». Dhe dy orë më vonë, ndërsa keni pirë kafen e mëngjesit, në veshët tuaj do të jehojë zëri i ngrohtë i konduktorit: «Zonja e zotërinj, pas pak çastesh arrijmë në stacionin e trenit në Prishtinë».
Fundjava mund të jetë kohë për ëndrra. (Përndryshe trenat zviceranë bartin emrat e shkrimtarit të madh Max Frischit dhe arkitektit edhe më të madh Le Corbusier). Përndryshe: mes Novi Sadit dhe Beogradit tashmë qarkullojnë trenat e frimës Stadler. Dhe kinezët janë duke modernizuar hekurudhën mes Beogradit dhe Budapestit.
Po ne kemi gjera me te rendesishme per t’u marre sesa hekurudha, ekonomine, universitetet apo shkollat. Ne merremi me sander lleshin, teatrin, pikturat e rames, babalen, 500 m unaze, kjoskat te astiri, grida dumen, gjushin, avjonin Lazgush – ku eshte meqe ra fjala?!!
O Enver e lex shkrimin sh bukur po nje gje se kuptova. Perse autostrada e kombit ishte ndertuar keq? Mbase eshte me mire ta shtjellosh pak me shume si teme pasi si gazetar qe je duhet te kesh bajagi eksperience ne ndertimin e rrugeve.
Se: ti nuk di te shkruash SE rrehati eshte me i mire
S’e: ti S’E ke idene nga tia fillosh
Por Kinën e udhëheq njeriu me vizionar ne bote Xi Xinping burre shteti largapames, dhe Beogradi tashme ka nje kryeministër vizionar, te shohim çdo beje Edi Rama a do radhitet krah tyre,,
Pa u shuar kjo fare e keqe,te 140 me fare e fis,veshtire te shikojme prokopi.
Te lumte mendja dhe dora o Enver ROBELLI, o Zhyl VERN shqiptar i koheve moderne.
Içik me kujdes me ket Lasgushin, se po e boni sikur ka qene Inxhinier Mekanik, njoni ia ve ket emer aroplanit, ky Robelli tjeter do me ia vu trenit. Hej i shkreti Lasgush, qe vec ca poezi shkrunte dhe shetiste konen buze gjolit te Poradecit.
Bravo Robelli, keshtu duhet enderruar per mire, e do Z. te ndigjojne ne te dy anet e kufirit.
O Robil po ku i gjete bashe keto emra Po Gredec dhe Po Drim ja .Mjafte me keto sllavizma TOPONIME se na zute frymen.Ata qe i kan mbajte le ti marrin me vete se booooll na kane lene .
Por jo edhe trena e aeroplane te emertojme ne sllavishte.P.S.Maqedonet e Liqenasit ua ndaluan eshe shqiptaeve dhe i detyruan te thuan Pustec e keto rrobolet tone…. zoti u ardhte ne hake…
zoti Enver dëshira,vullneti politik dhe mundesitë per ta financuar jane tre gjera te ndryshme.Shpesh ndodh qe vullneti politik del në krye dhe si e tillë nuk ja del te realizosh ëndrrat.Kjo veper ishte plotesisht e mundur te behesh kur nisi detyra e projektit te rruges kombit.Atehere kam shkruar dhjetra artikuj kur terhiqja vemendjen qe njeri tunel duhet te ishte bere 3 metra me i gjera duke parashikuar ne kete menyre dhe rrjetin hekurudhor qe te çon ne Prishtine,sigurisht edhe rruga por kjo e dyta ishte me e lehte per tu realizuar.Nuk u be asgje dhe fjalet e mia i mori era.Ajo qe shkruan ti eshte veçse nje enderr e parealizueshme dhe kaq.Si ekspert i fushes e di sa kushton ai segment dhe cfare problemesh ka.
Sadja “ekspert i fushës”?! Pse, sepse vetëquhet i tillë! Po pse i është mbushur këtij mendja se është i tillë? Sepse F.Nano, për një qokë, në vitin 1997 e emroi zv.ministër të Transporteve. Mbas 6 muajve e shkarkoi duke thënë me ironi: “Po emrin e këtij kush ma vuri në tavolinë?!”. Një ekonomist nga ata të degës ‘plan’ që dilnin me lopatë në regjimin e kaluar, ku çonin si rregull nxënësit më të dobët të shkollave të mesme dhe që destinoheshin për të furnizuar ndërmarrjet apo kooperativat bujqësore me normistë e furnitorë. Për më tepër “ekspert” që nuk di asnjë gjuhë të huaj, si mund të konsultohet me literaturën moderne?! Kush ka lexuar ndonjë artikull të tij në shtyp, nga ato sa për të marrë ndonjë honorar, ka konstatuar se çfarë shkruan “eksperti” Sade. Na mbyti mediokriteti.
ishte mundsia e berjej por salih serbi e lalushi zgjedhen te vjedhin
Boll me folklorizma kafenesh. Ende nuk kemi mbaruar Rrugen e Kombit dhe tani thuhet se u dashka ndertuar nje hekurudhe! Para se te shkruhej ky artikull autori do te duhej te interesohej per koston e hekurudhes imagjinare. Sa miliarde do kerkonte? A kishte mundesi te shlyhet brenda nje kohe te caktuar?! A i kane mundesite financiare Tirana dhe Prishtina te vene ne jete nje projekt te tille?! Edhe po tua japesh te huajve qe ta ndertojne ne forme koncesioni ata t’i vejne te dy kembet ne nje kepuce: Ne rast se nuk arrij fitimin e deshiruar duhet te jete shteti qe duhet te me kompensoje, – shkruhet ne kontratat e tyre! Prandaj Rrugen e Kombit boll e kemi dhe ndofta teper. Boll edhe me investime korruptuese ne ndertimin dhe rindertimin pa fund te rrugeve. Duhen ndertuar fabrika, duhet rritur prodhimi i brendshem bujqesor, te shtohen eksportet – keto duhet te bejne qeverite e Tiranes dhe Prishtines sot.
hanemja ne megafon:te dashur udhetare per pak caste mberrijme ne Istanboul,ju lutemi mos harroni …..”sapunin” e bithes,gezuar ramazonin!
kjo nuk eshte ide por nje projekt qe nuk u realizua per shume arsye .besoj i ka ardhur momenti te ndertohet .po leket ,leket ku jane ato mungojne enveri nuk e thote ketevizionar besoj te gjeje dhe burimet financiare e dakortesine prishtine-tirane
Enver Robelli, mos na e felliq muajin me te bukur te fillim stines me te bukur me libra pesimist te Kadares. ne prill fillojne lulet dhe prilli Kadarese duket i perenduar si vete ai. Ajo puna e trena , ke te drejte. Sikur te ndodhte, do ishte mrekulli, por kjo s’behet as me prill te thyer e as me besethyeer, prandaj te gezojme rrugen qe kemi nisur
Paradoksi i jetes Enver qoftelargu!
Te ndenjurat i ka ne Perendim ne Zvicer por mendjen dhe zemren e ka ne Orient!
Sa here premtohet per infrastrukture rrugore dhe hekurudhore, mua me vjen per te qeshur! U bene 30 vjet demokraci, dhe asnje segment nuk eshte perfunduar plotesisht! Sa per kete hekurudhe, ne se do t realizohej, sigurisht do ishte nje arritje e madhe e dy shteteve, por besimi se mund te kryehet ndonje dite, eshte ZERO!
Kjo e hekurudhave eshte gusto di me vete. Shume me è rendesishme nga sa duket. Sabotimi i saj ne shqiperi ,i qellimshem ,eshte djallezor. Kane shkaterruar sistematikisht cfar kishte the vjedhin ende me “projekte “tirane durres. Shendetesia. Plehrat ,mjedisi. Dhe trasporti jane damari ku thjith mafia kryesisht dhe mi abuzon .ku mafia behet politik e anasjelltash. “Imagjinoni nje tren nga shkodra ne Sarande. Cdo te thoshte per turizmin che gjith ekonomin) Po ne qeverisemi gjithmon nga pabuksa te babezitur ,sic jemi vete.
Hallall Gingi
E gjete. I ke rene gozhdes mu ne koke.
Politikanet tanë Jane ‘pabuksa te babezitur’, që mendojne vetëm e vetëm per te vjedhur.
Çfare togfjaleshi fantastik ke gjetur! Lutem që gazetaret ta adoptojne kete shprehjen tende, dhe sa here te komentojne politikanet tanë, ta mbushin gojen plot me keto fjale:
Parlamenti I pabuksave te babezitur’
Qeveria e pabuksave te babezitur’
Te falenderoj per komentin.
Keshtu eshte kur ske pare rruge te tjera te duket rruga e kombit e mire
Mos u kertkoni Edit,Sales e politiqeneve tane hekurudhe se nuk ka cfare te vjedhin atySala do rruge,Edi do Bunkart e Tepelene Zoti u marrtte hak permjerimin ku e zhyten kete vend.
Tani qe hekurudhen e beme ,si thoni sikur te bejme edhe nje shurrtore ?
“Gazetari” dhe “analisti” Enver Robelli eshte i (para)paguar prej titistve “shqiptare” me e ba krejt “miell maxhupesh”. Po ku krahasohet shqiptari Lasgush Poradeci me spiunin e UDB e te KOS Ali Podrimjen me shoke!?!
Bollni more ma se le qe i keni flliqur rruget tona me emra mutash e kakash “shqiptare” te Tites, por po doni me i flliqe edhe hekurudhat, shkollat, fabrikat, stadiumet e krejt me rend… Madje per me keq po doni me I barazu ata qe I kane sherbyer atdheut shqiptar me ata qe u kane sherbyer pushtuesve titiste siç janë shqiptaro-titistat ne krye me Ibrahim Rugoven…
DRENICA E KUQE