Nga Mero Baze
Në fillim ishte zija për presidentin e ndjerë Xhorxh Bush. Shpresa se një minutë zi për të në “Unazën e Re”, do t’i jepte protestës mbështetje amerikane, kishte kohë që vlonte, qyshkurse tre protestues mbanin vazhdimisht në dorë çdo mbasdite dhe një flamur amerikan, kur bllokonin rrugën.
Pastaj ajo minuta e zisë u bë qesharake dhe flamujt nuk u dukën më.
Dje u shfaqën jelekët francezë. Ngjyra nuk qëlloi tamam, pasi ishte më portokolli, siç i takon të jetë opozita jonë. Por dhe kjo nuk zgjati shumë. Pasi protesta e Francës arriti fitoren e parë sot.
Në përpjekje për të ulur valën e protestave, qeveria premtoi se do tërhiqej nga taksa mbi karburantin, e cila në fakt ishte taksë që shkonte fiks për kërkesat e protestuesve, taksë me adresë të qartë sociale dhe ekologjike. Por ajo që ndodh në Francë, është një lëvizje që i ka rrënjët tek majtizmi esktrem i Francës dhe delli i revolucionit, që në Shqipëri për dreq korrespondon me të djathtën tonë, e cila nuk ka identitet ideologjik, por është në kërkim të arsyeve për të qëndruar në rrugë. Dhe sidomos në kërkim të popullit.
Sot në protesë shkoi Fatos Lubonja. Pas shpresës nga SHBA dhe Franca, shpresa nga Lubonja është më konkrete. Ai e ka një përvojë revolucioni.
Në vitin 1997 ai i dha mbështetje frymëzuese bandave që çuan shtetin në kolaps, ndërkohë që protestat politike e kishin bërë punën e tyre. Dhe këtu koeçidenca është e keqe, pasi tani po përpiqet të frymëzojë partinë që rrëzoi nga pushteti.
Idetë e tij janë ndryshe nga kërkesat e PD dhe e protestuesve. Ai është edhe me protestuesit, edhe me PD, edhe me ata që nuk duan rrugën. Pra, Lubonja është që shtëpitë të mos prishen, rruga të mos ndërtohet dhe tenderi të mos bëhet, ndryshe nga banorët që thonë duam paratë, pa le të prishen shtëpitë, dhe opozita që thotë rruga duhet bërë, por jo me kaq lekë.
Në këtë mënyrë, Lubonja shtohet më shumë si opsion, se sa si person, në protestën e “Unazës së Re”.
Ai është një opsion i ri anarkist, shumë i ngjashëm me atë të “jelekëve francezë”, të cilët nuk duan hipermarkete se pengojnë biznesin e vogël, nuk duan pagesë në autostradë, duan pensione sociale të sigurta, duan banesa sociale të sigurta, duan të mos kenë pushtet koorporatat, janë kundër globalizimit, dhe një sërë kërkesash të tjera marksiste radikale.
Pra, është një opsion i ri. Dhe sa më shumë shtohen opsionet e protestës, aq më pak banorë ke në protestë, dhe për dreq tani që i veshin dhe me jelekë, mund t’i numërosh.
Ndryshimi me Francën është se në Francë protestën nuk e bën Klevesi, por një shtresë e caktuar e shoqërisë, që nuk pranon t’i prishet statukuoja sociale, dhe është kundër epokës së re të zhvillimit.
Ndryshe nga Franca, ku shoqëria është në protestë dhe nuk pranon politikanë në krye, tek në janë në protestë politikanët dhe nga mëngjesi në darkë, qesëndisin popullin që nuk u shkon pas, duke e quajtur “dele”. Në fakt ata janë të vetmit barinj pa dele në këtë vend.
Revolucionet, qofshin dhe marksiste si ai i Francës, bëhen nga shtresa të shoqërisë që refuzojnë elitën politike, kurse revolucioni i “Unazës së Re”, është një përpjekje e dëshpëruar e elitës politike opozitare, që refuzohet nga populli.
Dhe Fatos Lubonja që ju bashkua duke lënë Firencen, ju bashkua si udhëheqës që kërkon popullin e tij.
TE JESH KUNDER GLOBALIZIMIT ESHTE ANTI MARKSISTE O MERO QE VETEM GENJEN PA PUSHIM.PSE NUK TA MBAN TE SHKRUASH KUNDER QEVERISE QE PO VARFERON SHQIPERIN CDO DITE O MERO BYTH LEPIRESI.TE NJEJTEN GJE BEJE DHE PER SALIUN O I PAFYTYRE.
Ketej nga rri une, Titi eshte emer femre. Kjo nuk do te thote qe je ti. Vetem per informacion. Ti mind te jesh edhe hermafrodit. Eshte puna jote.
Shihni tani si do të mblidhen turmat pas Lubonjës??
Si mizat pas mutit !!!????
O xha Mero qeveria e majte i thencin tu jape leket e gjakut atyre familjeve qe nuk mundet te rikuperojne demin dhe mbyllet kjo histori…sepse njerezit e deshperuar mund te marrin edhe armet.Dhe populli shqiptar mund te jete edhe pak me solidar me fatkeqet qe Rama i pikturon si zaptues a thua se nuk ka shperndare vete 150.000 certifikata per zaptuesit
po ne të tjerët që skemi zënë prona pse sna jep njëri ndonjë lek apo pse jemi të ndershëm
Hahahaaaaa I madh je MERO BAZE….analize perfekte
Gjithmone e me shume qesharake behet politika shqiptare bashke me perfaqsuesit e saj pa asnje ideal!
Ne fakt nuk eshte tamam keshtu; sepse e kane nje mision, apo qellim disa prej tyre, quaje si te duash – jane vetem anti shqiptare. Vetem kete vend nuk e e duan!!?? Jane pro serbe, pro greke, pro gollo, vetem shqiptare jo??!! Ky eshte i vetmi mision, (kupto pagese) per kete soj te neveritshem lubonjash me shoke…
TITIT!
QENKE. NË KRIZË PLAKO .?
PASKE KAP GRUN , ME DASHNORIN ???
Ç’na vika keq per ‘Titin’ ….hajt te kalume.
Ne Fakt ne kete rast Muti jane Deputetet e PD bashke me Lul Hajdutin Lubonjes i bie te Jete Mize Muti
Mero ,qe PD nuk ka asnje ide por vetem interesa per te vjedhur, kjo eshte e njohur .Por mos ngaterro gjera qe nuk i njeh .Jeleket e verdhe te Frances jane nje pjese jo e vogel qe ngrihen kunder pabarazise sociale qe po thellohet akoma me shume edhe ne.vendet e pasura e me standart mbrojtje edhe.per shtresat e varfera .Mero , levizja ne France nuk eshte as marksiste ,as radikale .Demet e shkaktuara nga.demonstruesit jane.shprehje e zemerimit te nje pjese te shoqerise franceze .Ndersa marksisti radikal o Mero nuk del ne shesh si turme , por i prganizuar , i armatosur dhe te merr pushtetin me dhune .Ndersa PD dhe Lubonja me banden e tij jane fashiste qe mund te kalojne ne radikalizem nese Rama nuk eshte ne gjendje.te neje detyren qe populli i majte i ka besuar .Nderkohe gjithesesi Rama dhe qeveria duhet te.saktesojne se sa jane realisht ata qe nuk kane legalizime dhe nuk kane asnje mundesi tjeter per tu dhene mundesi sistemimi .Nderkohe kushdo qe ka toke, shtepi tjeter apo disa ndertsa duhet te largohet pa hezitim me forcen e ligjit .
Vajti ne proteste qe te shtroje bazen ideologjike por mos ta nderpresi njeri se i harron te gjitha pastaj.
Nota 9.9
Sarkazma 10+
Me ne fund nje shkrim i mbeshtetur ne realitet dhe pikesynimi i goditur ne shenje.
(9.9,sespse duhet ti tregove vendin lubonjes nje here e mire…te ishe me “agresiv” me te)
Mero qendro te Lubonja dhe Klevisi se kur perpiqesh te gjykosh majtistet franceze je pak i manget! Fale atij konservatorizmi francez dhe europian ne pergjithesi europianet nuk hane ende buke me grure omgj apo mish te rritur me hormone, ruajne pejsazhet historike, qytetet e vjetra e tje. Te jete per korporatat dhe kapitalizmin e eger Koloseun e kishin bere qender tregtare
Vazhdo BYTHLEPIRJEN tende shoku Mero, je bere per te ardhur keq , gjithmone ne krah te pushtetit asnje sekonde ne krah te qytetarit… Je debatiksi i fundit i pjelles se Beogradit…. vazhdo qendroji kryeministrit si muti pas kepuces se ja ke pare hajrn…