Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me tensionin brenda qeverisë së tij me aleatin PDK.
Ai ka folur edhe për mundësinë e rrëzimit të shpejtë të qeverisë së tij.
Haradinaj ka thënë se nuk ka frikë nga zgjedhjet.
“Zgjedhjet janë të shëndetshme dhe aleati im mund të ndërmarrë veprime për të ikur nga qeveria“, është shprehur ai.
“Nuk kam frikë nga zgjedhjet edhe sikur ato mund të ndodhin shumë shpejt“, tha Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë se brenda javës qeveria që ai drejton mund të bjerë, për shkak se mund të tërhiqet Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Kadri Veseli.
Shefi i PDK-së sot ka propozuar që taksa ndaj Serbisë e Bosnjës të pezullohet për 120 ditë.
Haradinaj këmbëngul se nuk do ta heqë atë derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Jo pezullim i taksës me Sërbinë dhe Bosnjën por ulje 11%.
Ky èshtè trim i vèrtetè me gjak shqiptari Ramush Haradinaj ! Nuk pati frikè nga plumbat e predhat e armikut nè luftè e jo nè kohè paqeje. E drejta dhe e vèrteta èshtè me ty Ramush edhe sikur tè bjerè qeveria Ti je kryeministri qè meriton populli martir shqiptarè i Dardanisè ! Mè e mira pèr kombin le tè tè bèhet edhe pèrse nuk ka asnjè arsye serioze qè tè tèrhiqet Veseli me PDK !
Prandaj jae shiti Token Malit te Zi? Lopa ben Muuuuuuuuu Ramushi Eshte per Coban Jo per Kryeminister.
Ska kompromis,mos lejo z.kryeminister. Si ka mundesi ne gjithemon te ulim qafen..??!!! “Mire”kur ishim te pushtuar dhe Serbia kishte te “drejte” te na shtypte,po sot pse duhet te leshojme pe…? Mbi 100 shtete e kane njohur Ks dhe Serbia akoma sillet sikur te na ket nen pushtetin e saj.! Qendro Ramush se gjithe popullin e ke mbrapa,dhe le se ç’thone te tjeret. Rreziku eshte coptimi i Ks. Aty eshte thembra e Akilit. Aty eshte pasuria jone. Mos te lejojme te na behet nje tragjedi e re. Veriu i Ks ka pasuri nentokesore te pamatshme.
Si s’ka arësye për tërheqjen e Kadri Veselit .
Ka marrë urdhër se i ka shku thika në rrasht serbëve .
Trubullira duan ata tani , se po e shikojnë që Ramush Haradinaj s’ja ka për pesë as atyre , as Thaçit dhe as politikës e politikanëve të korruptuar të Europës .
Mos e hiq taksën o Ramush edhe sikur të shkohet në zgjedhje , madje ju kam sugjeru edhe ma parë , t’ja vendosish edhe Spanjës bashkë me 4 shtetet e tjera të BE-së , armike të Kosovës e popullit shqiptar . Hiç mos u frigo , se atëhere do e marri vesht ma mirë Europa se si po e trajton Shqipninë , Kosovën dhe komplet popullin shqiptar me standart të niveleve të ulëta dhe lajkatohen gjaksorët e popujve të Ballkanit , nacional – shovinistat serbombëdhenj të Beogradit dhe aleatët e hapur të tyre , pseudo europianët e BE-së .
Kete herë jam 100% me Haradinaj. Absolutisht. Do Zoti bëhen zgjedhje, dhe do shikohet se ai do fitojë mbi 50%. Nuk mban më ujë pilafi, mjaft më me poshtërimet e popullit të Kosovës. Zgjedhjet janë ilaçi.
E meriton te bjere. Por jo per kete arsye dhe ne kete menyre.
-te pakten le pushtetin,para se te dorezoje trojet per pushtet..