Bllokimi i dokumenteve nga FSHF, grekët janë të sigurt: Nuk ka problem, luan ndaj Italisë

6 Mars 2019, 14:04Sport TEMA

Fiorin Durmishaj duket se e ka vendosur të ardhmen e tij sa i përket kombëtares të cilët do të përfaqësojë në vazhdim. Ai ka vendosur që të refuzojë ftesën e Shqipërisë dhe me shumë gjasa do të jetë një ‘grek’ në ndeshjet kualifikuese për Europianin.

Dëshira e madhe e Greqisë, ishte që Durmishaj të grumbullohej këto ditë por mesa duket gjithçka ka marrë një tjetër rrjedhë pasi FSFH po bllokon dokumentet e tij.

Në një artikull të publikuar ditën e djeshme, ‘VipSport’ sqaroi se si FSHF mund të bllokojë lëvizjen e Durmishajt në drejtim të kombëtares helene, por vetëm për një muaj pasi është FIFA ajo e cila thotë fjalën e fundit dhe i jep të drejtë futbollistit. Duke ditur dëshirën e Durmishajt dhe premtimin që ai iu ka dhënë grekëve, ata janë të bindur s ky bllokim nuk do të jetë shumë problem.

Në muajin qershor, Greqia do të luajë dy takime të tjera dhe përballë do të ketë Italinë dhe Armeninë.

Mediat greke, raportojnë se në Greqi janë të bindur që paraqitja e parë e Durmishajt me fanellën e Greqisë, është vetëm një çështje kohe pasi vetë futbollisti e ka këtë dëshirë dhe në qershor, mund të jetë i gatshëm për Italinë dhe Armeninë.

4 komente në “Bllokimi i dokumenteve nga FSHF, grekët janë të sigurt: Nuk ka problem, luan ndaj Italisë”

  1. beni says:

    paska dash me u bo hellen vllai biles paska mare tamom ngjyren e hellenit

  2. kot says:

    Lejeni me tluj me ke tdoje po ama te ne mos tja shofim mo bojen.

  3. RKS says:

    Pse FSHF nuk i jep te drejten ?
    Kosova nuk ben problem FSHF kur i merrni lojtaret.
    Nuk don vlonjati te luaj per Shqiperine e ju i quani tradhetare kosovaret qe duajne te luajne per shtetin e tyre Kosoven.

  4. goni says:

    SE do vendin e vet kjo esht e tera , shteti SHQIPTAR ktyre tipave duhet ti heqi nenshtetsin SHQIPTARE . kush nuk e do vendin e vet te pirdhet ku te doj , por mos rri dit nat neper komente dhe kur vjen vera vijn si bira kurve dhe hiqen vendali , por te zhduken nga syt kembet , te rrin ne urrejtien e tyre , kte nuk e them per refugjatet dhe te ter SHQIPTARET qe kan ikur per arsye te ndryshme nga vendi se dhe vet i ikur jam , apsolutist , e them per vemje si puna kti maxhupit qe ka te drejt te zgjedhi dhe i kthen bythen kombit vet , rrespekte per TIFOZERIN greke qe e kan ber legen neper komente , duke i then qe nuk do kombin tend , ata kan te drejt se dhe greket nuk jan gomer e shikojn qe kur dikush nuk do vendin e origjines si mund te doj greqin kjo esht apsurde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje