Autoritetet shqiptare hedhin poshtë pretendimet e gazetares britanike: Vonesë procedurash, shkelje nga ana e Taylor

7 Mars 2019, 20:53Politika TEMA

Në Shqipëri autoritetet hodhën poshtë pretendimet e gazetares britanike Alice Elisabeth Taylor se zyrtarët shqiptarët i anulluan përtëritjen e lejeve të qëndrimit për shkak të profesionit të saj dhe disa shkrimeve kritike ndaj qeverisë.

Një burim zyrtar i tha Zërit të Amerikës se vonesat në vendimin për ripërtëritjen e lejes lidhen vetëm me procedurat dhe se në këtë rast, ka patur disa shkelje nga ana e shtetases britanike.

Sipas ligjit, sqaron burimi, aplikimi duhet të bëhet 60 ditë përpara skadimit të afatit të lejes ekzistuese, e cila ishte e datës 27 Janar 2019.

Ndërkohë që “dosja me aplikimin për rinovim të lejes së qëndrimit është paraqitur më 1 Shkurt, pra jo vetëm në shkelje të afatit, por dhe përtej skadencës së lejes ekzistuese.

Në një situatë të tillë, zonjës i ka lindur detyrimi të shlyejë një gjobë prej 20,000 Lekësh”, shpjegon burimi zyrtar, duke shtuar se “mos shlyerja e detyrimit të gjobës, pengon hedhjen në portalin e lejeve të qëndrimit, për të nisur shqyrtimin e mirëfilltë të dosjes. Sipas procedurave, pas hedhjes në portal, dosja shqyrtohet edhe nga autoritetet e sigurisë”.

Po ashtu, një tjetër shkelje, sipas autoriteteve shqiptare, rezulton të jetë dhe fakti se “aplikimi është paraqitur nga një person tjetër, dhe jo nga vetë e interesuara.

Po ashtu, rinovimi për leje qëndrimi është kërkuar për shkak të bashkëjetesës me një shtetas shqiptar.

Me këtë motiv ajo ka marrë dhe lejen e mëparshme”, ishte shpjegimi që u dha për Zërin e Amerikës, duke saktësuar se “në rastin aktual, bashkëjetuesi ka ndryshuar dhe procedura kërkon që jo vetëm ky fakt të dokumentohet, por dhe të nisë një procedurë e re jo thjesht rinovim”.

I njejti burim zyrtar saktësoi se “autoritetet po presin plotësimin e kushteve ligjore që mundësojnë lëshimin e një leje të re e që janë: Aplikimi personalisht nga personi i interesuar; Pagesa e gjobës për shkak të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë dhe Dokumentimi i arsyes së re të qëndrimit, që pretendohet të jetë një bashkëjetesë e re me një shtetas tjetër shqiptar.

Me plotësimin e këtyre kushteve, autoritetet përgjegjëse bëjnë vlerësimin dhe marrin vendim.

Kjo është praktika që ndiqet, për çdo shtetas të huaj, pavarësisht profesionit që ushtron”, saktwsuan autoritetet.

11 komente në “Autoritetet shqiptare hedhin poshtë pretendimet e gazetares britanike: Vonesë procedurash, shkelje nga ana e Taylor”

  1. Petrit Sela says:

    Alice plehra i jepte RT (Russian TV) pamjet e kokpalareve te shpellave si protesta “mbarepopulore”. Eshte bashjetuesja e bodyguardit te Lulzim Shurraqit Bashukut. Kaq per dijeni qe te kuptoni sa e “paanshme” eshte kjo vemja Alice.

  2. Lani says:

    Oh sa mire qe po e ndjen ne lekuren tende ate qe ndjejne shqiptaret para dyerve te ambasadave tuaja!

    1. Leon says:

      Shume koment I drejte!!!!!

  3. ¿ says:

    Anglia dhe Shqipëria janë transparent me njëra tjetrën në të gjithë fushat.

  4. Doktoresha says:

    Bushter!!!! Zhdukeni nga vendi! Mundesisht te mos lejohet më te hyje ne vendin tone! Por ju lutem mundesisht shporrni dhe lulin Monen Griden thuthuqin dhe gjithen faren e keqe!

  5. Taip says:

    Per shkak te shpifjeve te zhduket nje ore e me pare nga Shqiperia kurva e Rusise

  6. spartak says:

    Sa shumë spjegime e temena .
    A i keni shkel ju rregullat apo Alicja ?
    Futi i t’ndalume dhe tregoi kufinin tek thana , se e merr vesht vetë ajo se si mbyllet goja kundra shtetit . Shteti është shtet dhe nuk punon me standarte rruge . Shko , shko njëherë në Rusi apo kudo tjetër nëpër Europë dhe ta shofish vehten në burg e të degjeneruar po pate këto shkelje e mangësi .
    U bo b… asaj të tallet me shtetin tonë . I dashka gjonat edhe me korespondencë . A ka zot ky vend apo jo . Boji nonën të të thotë babë . Fute n’dorë e boje t’i shpëtojë . E mbyll vetë ajo pastaj .

  7. Qe Baba Durët says:

    E mi motre sa shqipe jan perzene nga vendi yt. Ik paguj ato paret dhe fillo procedurat sipas ligjit. Ose kerko azil si kosovare.

  8. Pantera says:

    Deri se ta plotesoje keto kushtet , pirdh pirdh se do lirohesh , si i thone asaj fjales se urte popullore me terme futbolli Shteti Shqiptar , qeveria hodhi “topin ne tribune ” megjithate edhe keshtu u jep te kuptojne se shteti shqiptare i rumpalles mbaroi , kelyshja e Putinit , do na bej moral , kujton se ka prejadhje nga Brifania e madhe dhe mund te bejne gjithcka , bashke me kete bodiguardin e Bashes qe ne cdo lroteste eshte apo jo Lul pyka ai eshte ne vije te pare , tregohuni vendin , mos u diferenconi , nuk i vjen asnje e keqe Shtetit Shqiptar nga kete kermat , jo britanike te jete por perendia vete .

  9. Kak ci bja zavut says:

    Po’ keto pse si tregon kjo Alice ne boten e cudirave? Na paska nderuar bashkejtuesin tipike angleze nga nje hu ne tjetrin. Ku ka pare kjo te veje dikush tjeter te rinovoje lejen e Jo vete personi. Pale pale ben si e indinjuar. Fusni emrin è saj ne Google e shifeni komentet qe shkemben ne faqrn e nje gazete maltese dhe cfare mendojne te tjeret per te. U be kjo barbonia te na beje si viktime. Po’ ska faj kjo faj Kane Ata qe I lepihen mbas sikur eshte perendia kjo fytyre ballakumja

  10. qytetar says:

    o KAPTERRAT E MINISTRISE PERBRENDESHME VERIFIKOJENI KETE IDIOTE SE KJO MUND TE KETE CA DELL PER TE BERE NDONJE SHKRIM POR ME SHPONI NE HUNDE PO QE GAZETARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje