VIDEO/ Erik Kantona i emocionuar: I hëngrën parisienët, siç ha unë… bretkosat

7 Mars 2019, 15:18Sport TEMA

Mançester Junajtid arriti të merrte një fitore të madhe në transfertë përballë PSG-së, duke e mundur me rezultatin 1-3.

Ky rezultat, i dha mundësi ‘Djajve të kuq’ që të kalojnë në turin tjetër të Ligës së Kampionëve, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë fitoren 0-2 që PSG mori në Angli pak javë më parë.

I pranishëm në Paris, ishte edhe legjenda e Mançester Junajtidit, Erik Kantona i cili tashmë njihet për tipin e tij të veçantë.

Në përfundim të takimit, Kantona ka treguar emocionet që kishte pas kualifikimit, duke bërë edhe krahasime jo pak të çuditshme.

“E dashuroj! Jam shumë i lumtur, jam shumë i lumtur! I hëngrën parisienët ashtu siç ha unë bretkosat. Jam shumë i lumtur. Të thashë shoku im, jam shumë i lumtur”, thotë Kantona në përfundim të takimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje